Drejtorët e Veliajt bëjnë “kërdinë”/ Në 5 vite fituan 13 procedura prokurimi nga bashkia dhe 10 nga UKT
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D ...

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore për drejtorët e Veliajt e siguruar nga CNA.
SPAK ka zbardhur bisedat mes drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana Deborah Keçit dhe Nestor Muhametllarit, për procedurën e prokurimit të "Klubit Sportiv Tirana", institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt "Rikonstruksion Palestra e Mundjes".
Nga bisedat e zhvilluara mes drejtoreshës Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllarit rezultojnë të dhëna të cilat mbështesin faktin se operatori ekonomik “V.A.S Konstruksion" sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.
Deborah Keci e shqetësuar, e frikësuar i drejtohet Nestor Muhametllarit të bëjnë kujdes me procedurën pasi mund të përfundojnë pas hekurave.
Në fund të bisedës pasi mbyll procedurën dhe arrihet objektivi për ta shpallur 5D fituese, drejtoresha u thotë "Më dilni për Zot tani".
Zbardhja e bisedave
Në datën 21.10.2020 shtetasi Nestor Muhametllari i dërgon kontaktit të mësipërm adresën e postës elektronike të shoqërisë. “[email protected]”
Biseda e datës 27.10.2020.
Deborah: "Nestor... si je? Te nisa me email kto dy preventivat... per dy palestrat ..... po duhet ta hedhim online tenderin”.
Nestor: “ok, qe ta mbyll preventivin une”.
Deborah: "se skemi shume kohe.. nese jan shume kto”.
Nestor: "do ta sjell neser”.
Biseda e datës 28.10.2020
Deborah: “Nestor..... mos ma ler pas dore..... do kalosh sot?.
Nestori nuk i kthen përgjigje, por më pas midis tyre është zhvilluar bisedë telefonike.
Biseda e datës 29.10.2020.
Deborah: "Nestor., prap sme solle njeri sot”.
Nestori i përgjigjet se ka dalë pozitiv (me covid), por se preventivi i saj është gati dhe se do ja dërgojë.
Biseda e datës 31.10.2020.
Nestori: “Debora pershendetje... Preventivin ta kemi derguar... E ke gati... Per cdo gje shtese qe te duhet me shkruaj ti plotesojme te Henen“.
Deborah: "disa pajisje do ja bëjnë domacion prandaj ti heqi nga preventivi".
Biseda e datës 02.11.2020.
Deborah Keçi i dërgon Nestorit tekstin “I. Relacion teknik 2. Projekt teknik 3. Grafik punimesh 4. Specifikime teknike 5. Preventiv" dhe i shkruan: “do ti bejm bashk?... Se jam ne time limits per ta hedhur... Se me digjet si fond”.
Nestori: “Do perpiqemi ti bejme... Do vendos nje neser te merret me kete punë”.
Deborah: “Mos me ler pas dore... Te lutem".
Nestori: “Ne realisht nuk projektojme”.
Deborah: "4 ok se une nuk e di”.
Nestor: "Por po bejme dicka per ty.... Sa per tender.... Se nuk do ndonje gje te madhe ajo“.
Deborah: “Prandaj te pyeta..... Se po ashtu ti them redit..... Tme gjej dike tjeter..... Me thuaj per cdo gje".
Biseda e datës 04.11.2020.
Deborah: "Nestor te lutem shikoje pak ate emailen qe te nisa... Sepse neser duhet ta hedh ne sistem".
Nestori: “E shef juristja ne mengjes dhe ta kthejme Debora”.
Biseda e datës 01.12.2020.
Nestori: "Duhet te me dergosh kodet e 3 antareve te KVO-së",
Deborah: “teuta guri 123456789... jeijon.mera Pass 123456789... reinaldo.gjerazi 123456789". Nestor: “Me duhet edhe User i atij qe ka hedhur proceduren".
Deborah: "joana mullara sporti2020",
Deborah: "Do e beni ju vlersimin tan?”. Nestor: "Po po, patjeter,„„, neser”.
Deborah; “okey.., Me thuaj per cdo gje“.
Biseda e datës 07.12.2020.
Deborah: “Vetem aman shikojini tamam se mos ham noi burg”.
Nestor: "Jo jo pa merak”.
Deborah dërgon 2 foto dhe disa tekste me përmbajtje: “E ka nuk e eleminon dot.. Duhet te kemi kujdes vjet se beme doi ksi se na ankimuan.........”.
Deborah: “Aman te kemi cik Kujdes me keto... Se po i shikon kjo juristja ime dhe njeher”.
Nestor: "Do i them juristes ta shofi neser,, Ti do dalesh neser apo je pushim ?”.
Deborah: “Edhe dal.... Te ishim takuar ti shikonim pak... Me Kujdes se kam pak frik”.
Biseda e datës 09.12.2020.
Nestor: “E mbylli Debora”.
Deborah: "Hajt per hajer... Me dilni Per zot tani”.
Biseda e datës 16.12.2020.
Deborah: "Nestor si te kam..... Ka ardh ndonje ankimim..... Do i thuash asaj ta shikoj njeher........ E dita fundit sot”
Nestor: "Mire Debora, si je ti,Ja të them une per 5 min.. Ne sistem nuk ka bere ankimim.. Vetem nga ju vjen ju aty me post,, Neser hidhet fituesi”.
Deborah: "Deri tani s'na ka ardh gje,, Ishalla ska”./ CNA






Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D ...
Besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët. Ndërkohë po mbah...
Rigels Xhemollari, kreu i Qëndresës Qytetare, ka ironizuar...
Luli Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe deliranti...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi vritual me ...
Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25...
Ditën e sotme CNA bëri me dije se fituesi i garës për ...
Të tjera fakte dhe detaje të mashtrimit të Mariglen Qatos ...
CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve n...
Edhe Lulzim Basha e deklaron se nga denoncimet e Gazment B...
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer ...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi ka pushuar dhe ka...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në pod...
Pasditen e sotme, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Be...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Pas arrestimit të tre drejtorëve të tij, Mariglen Qato, Re...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kthyer në një ru...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...