“Nevruzi është simbol i rilindjes”/ Blinken uron bektashinjtë, mesazhi i Sekretarit të Shtetit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka uru...

IKMT dhe Policia e Shtetit zbarkuan ditën e sotme në “Prestige Resort” të Irfan Hysenbelliut për të konfiskuar dy godina, përkatësisht 1 dhe 3.
Ndërkohë ka patur shumë reagime nga vasalët që kanë marrë në mbrojtje Irfan Hysenbelliun duke pretenduar se është një sulm ndaj tij për shkak të linjës editoriale të tij apo për aludime se kjo po ndodh për shkak të publikimit të raportit të DASH.
Lista e vasalëve që kanë dalë krah Hysenbelliut është e gjatë, nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta apo edhe deputetët e PD së vulës, nga Bardhi e Tabaku e të tjerë.
Reagimet e vasalëve në mbrojtje të Hysenbelliut
“Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo akt presoni ndaj medias. Aksionet policore të herëpasherëshme ndaj biznesve të "Focus Media Group", dhe konfiskimi i pronave pa vendim gjyqësor, janë të papranueshme në një shtet të së drejtës dhe vend kandidat për në BE”, shkruan Gazment Bardhi.
“Kompania duhet njoftuar. Rastet e korrupsionit sot janë bërë të shpeshta. Promovimi i njerëzve me historik kriminal nga PS është bërë masiv. Dhe në rastet kur qeveria merr vendime arbitrare, si në rastin e Prestige, apo rastit në Vlorë, theksoj se pasojat janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Është koha që PS të bëjë një zgjidhje politike, duhet të ketë reagime brenda tyre. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë me një qeveri teknike. Të ngarkosh një popull me barrë të tillë nga një qeveri arrogante është mëkat. Duhet të mësojnë nga historitë e vendeve të tjera. Është përgjegjësi e madhe, edhe e tyre që mendojnë se përfaqësojnë socialistët, të rrinë në heshtje. Nëse PS nuk do të reagojë ndaj kësaj keqqeverisjeje, kësaj arrogance dhe këto gjoba të Tatimeve, do të mbajnë përgjegjësi. ‘Në një vend ku populli ka frikë qeverinë quhet diktaturë’, kështu thuhet në shkencat politike. Boll më me qeverisje me arrogancë dhe që prodhon taksa të larta për shqiptarët”, tha ish ministri Arben Malaj.
“Ky është shtet i kaçavidave. Kur sulmohen një biznes çfarë mund të ndodhë tjetër. Ne jemi subjekt i të drejtave ndërkombëtare, ndaj duhet reaguar”, tha Lisandër Hoxha duke pretenduar se po sulmohet për shkak të linjës editoriale të Hysenbelliut.
“Sot organet e drejtësisë duhet të ishin te “Prestige Resort”, dhe të çonin pas hekurave me radhë që nga Dallëndyshe Bici dhe deri te Edi Rama”, ka thënë Fahri Balliu.
“Sot u fol gjatë për lirinë e medias, dhe u theksua se presioni mbi median, e kanë dëmtuar lirinë e saj. Media juaj ka qenë dhe është në shënjestër të qeverisë kohët e fundit.Deri më tani u prezantua raporti për Shqipërinë, ku u vlerësuan si problematika përveç medias, elementë të tjerë si zgjedhjet, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe elementë lidhur me hapësirën që ka opozita.Sot ka më shumë rëndësi të flasim për gjithçka po ndodh lidhur me mediat, dhe në veçanti median tuaj si pjesë e presionit të qeverisë”,ka thënë Jorida Tabaku duke aluduar se ky është një presion i qeverisë .
“Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracisë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze.
Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari.
Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për tu ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës.
Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshme, por dhe provë e dëshpërimit të tij, përballë zemërimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë.
As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t'i ndëshkojë në 14 Maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar Ilir Meta.
“Kur të sulmon shteti, kur të dhunon policia dhe kur vendimet e gjykatave nuk zbatohen atëherë jetojmë në anarshi totale. Biznesi është gjëja më e ndershme në këtë vend, sipërmarrësit janë heronjtë e këtij vendi. Janë ata që punësojnë, janë ata që mbajnë buxhetin e shtetit, buxhet i shqyer nga abuzimi dhe korrupsioni. Kur biznesi goditet ke goditur themelet e tregut dhe pa treg nuk ka zhvillim e demokraci”, tha Arbi Agalliu.
“O Yuri…o zonja ambasadore, perfaqesuese e DASH ne Shqiperi, a ke ndonje fjale per te thene ? Rama me vullnet te plote po sfidon ata qe ti pretendon te perfaqesosh!
Ti qe edhe kur kollitej opozita leshoje rrufe ndaj saj , a ke ndonje fjale per Ramen sot? Po per raportin e DASH a ke ndonje fjale ? Sigurisht qe jo se ti ketu nuk perfaqeson SHBA, sic te pelqen te thuash, ti perfaqeson mc gonigalet dhe detyrimet i ke ndaj tyre e ndaj korruptuesit te tyre. Misioni yt ketu eshte shkatrrimi i opozites qe te mbijetoje Rama edhe pse eshte i zhytur koke e kembe ne korrupsion kunder interesave te vendit qe ti perfaqeson”, shkruan Edi Paloka duke pretenduar se sulmi po vjen pas raportit të DASH./ CNA.al
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka uru...
Pronari i disa mediave dhe bizneseve, Irfan Hysenbelliu e ...
Irfan Hysenbelliu, pronari i disa bizneseve dhe mediave, k...
IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar në "Prestige ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në kantierin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka uruar të gjithë besim...
CNA raportoi më herët se sot mediat u rikthyen sërish te n...
Ky bashkëpunim i nënshkruar sot nga Presidenti i KOKSH Z. ...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot nj...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në Forumin ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po hetohet nga ...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rr...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me preside...
Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë ka prezantuar ...
Pak kohë më parë, nisi "fshesa" dhe "furtuna" në "ABC News...
Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit. Këtë herë në dis...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me hom...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë pjesë e ...
Në Tiranë, OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bë...
Departameti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...