Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...

Në Tiranë, OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bënë sot thirrje pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore të 14 majit, që të mos i bëjnë presione medias shqiptare për të sheklur standartet dhe etikën profesionale, por ta ndihmojnë në përmbushjen e tyre. Ata folën me shqetësim për presionet, që u bëhen gazetarëve në punën e tyre, e sidomos gjatë fushatave zgjedhore.
Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Guido de Sanctis, theksoi sot në takimin me KQZ dhe përfaqësues të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë se ODIHR në raportin mbi zgjedhjet e 2021 i kushtoi disa pjesë me rëndësi gjendjes së medias shqiptare, ku flitet me shqetësim mbi lirinë e medias, pavarësinë editoriale të saj, transparencën e fushatës si dhe mbi sigurinë e kushteve të punës së gazetarëve.
Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtjen e raportimeve të mediave gjatë fushatës.
“Vëzhguesit tanë të misioneve të drejtuar nga ODIHR kanë theksuar në çdo palë zgjedhje rëndësinë e pavarësisë editoriale në media dhe nevojën për t’i mbështetur në krijimin e kushteve për të shmangur auto-censurën, sepse gazetarët flasin shpesh për presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE mbështet mediat në përmbushjen e standarteve e etikës profesionale, transparencës për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave. Gjithë faktorët dhe partnerët nevojitet të dialogojnë, që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë që media të zbatojë parimet e etikës profesionale”, thotë ambasadori De Sanctis.
Diplomatë perëndimorë dhe ekspertë vendas diskutuan së bashku mbi financimin e fushatës zgjedhore, gjuhën e urrejtjes, mbi rolin e medias, si dhe mbi standardet etike gjatë fushatës zgjedhore.
Drejtuesi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Olsi Dekovi, theksoi se gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore sjell pasoja serioze si intolerancë, përçarje dhe dhunë të mundshme.
“Gjuha e urrejtjes mund të ndihmojë në polarizimin politik, armiqësinë mes grupeve, intolerancën dhe mosbesimin midis komuniteteve të ndryshme, margjinalizimin e grupeve të veçanta. Gjuha e urrejtjes mund të shkurajojë njerëzit edhe për të mos marrë pjesë në votime, kur dëgjojnë se pranë kutive të votimit mund të ketë kërcënime ose dhunë. Ndaj iu inkurajojmë që të lihet mënjanë gjuha e urrejtjes nga të gjithë aktorët dhe nga mediat sociale”, thotë zoti Dekovi.
Ndërsa kryetari i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se media duhet lejuar të kryejë e lirë dhe pa presione detyrat e veta informuese ndaj publikut, punë kjo veçanërisht e rëndësishme gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa një sfidë e vërtetë mbetet mosrregullimi ligjor i mediave online.
“Rrjetet sociale dhe mediat online kanë marrë një zhvillim shumë të madh edhe në këtë fushë, por ende nuk kanë rregullimet e duhura ligjore. Shpresojmë që në reformën zgjedhore, kjo të marrë një zgjidhje. Asgjë nuk e pengon Kuvendin dhe partitë që të vendosin rregulla në këtë fushë me interest ë madh publik”, thotë zoti Celibashi.
Shqipëria është në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, ndërsa është bërë e zakonshme që fushata të nisë shumë javë e muaj më herët se afatet ligjore, me premtime, fjalime dhe përurime.
Mediat po ashtu kanë nisur të përfshihen në atmosferën zgjedhore, duke folur mbi kandidatët e mundshëm, por shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe KQZ është që ajo të mbetet një mjet informimi i balancuar mbi platformat politike dhe jo një instrument propagandistik në shërbim të ngushtë partiak dhe në shkelje të standarteve dhe etikës profesionale./ VOA
Departameti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport...
Prej vitesh CNA ka denoncuar se si njerëzit e inceneratorë...
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Sekre...
Viti 2023 ka nisur me rekorde të reja, për sa i përket...
Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e in...
27-vjeçari, i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur në Fi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë n...
Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksident...
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, është shprehur ...
Businessman Gjergj Luca has emphasized that Albania should...
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ëshëtë shprehur se p...
Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosov...
Fundjava është favorizuar nga moti i ngrohtë dhe dielli. ...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, këtë herë në vid...
Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës),...
Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar takimin në Oh...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas arritjes së mar...
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrë...
Ndërtimi i kullave dhe kateve pa leje në Tiranë është deno...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...