Gjergj Luca përgëzon takimin Kurti-Vuçiç/ "Vendosën gurin e themelit të paqes"
Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosov...

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ëshëtë shprehur se privatizimi i Bazës ushtarake në Sarandë është një skandal i cili pritet të thellohet pasi në të sipas tij kanë marrë pjesë qeveritarë, kryesisht ministra.
Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, Tomorri shprehet se para se të bëhej bashkimi i dy kompanive dhe një muaj para dhënies me qëra të Flotës, qeveria e ka dhënë me koncesion për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh për territorin ujor të kësaj baze.
Sipas gazetarit edhe pse "GJKKO vendosi nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cënuar operacionalitetin e Flotës, sërish Baza e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi".
Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:
Hetimet e SPAK për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës janë përqëndruar tek një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të kompanive Kastrati dhe Concord Investment. Por një muaj para kontratës së qirasë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar me të njëjtat kompani një kontratë 35 vjeçare koncesioni për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.
Kontrata e koncesionit është nënshkruar në 23 qershor të vitit 2020. Sipas hartave bashkangjitur kontratës, porti i jahteve praktikisht bllokon daljen e Flotës në det, pasi parashikon ndërtimin e bankinave në të gjithë zonën bregdetare para bazës, sic ilustrohet nga vijezimet e shenuara me blu ne foto.
Edhe pse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cënuar operacionalitetin e Flotës, sërish Baza e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.
Tenderi
Tenderi për dhënien me koncesion të Portit Turistik të Limionit u shpall në 1 gusht të vitit 2019. Pas zhvillimit të procedurës, në 21 tetor 2019 Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese të koncesionit ofertën e paraqitur nga kompania Marina Limion, që parashikonte një investim për 11 milionë eurosh për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.
Kontrata është negociuar për gati 1 vit dhe në 23 qershor të vitit 2020 MIE ka nënshkruar me dy kompanitë fituese marrëveshjen e koncesionit. Nuk dihet nëse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar aprovimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen e një porti turistik në zonën bregdetare të Bazës së Sarandës. Por koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte fshirjen totale të Bazës së Sarandës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes.
Një muaj pas firmosjes së kontratës së koncesionit nga Ministria e Infrastrukturës, nje tjetër ministri, ajo e Financave nënshkroi një tjetër kontratë me të njëjtat kompani. Këtë herë për të dhënë me qira afatgjatë territorin tokësor të Bazës për të ndërtuar aty hotele dhe vila. Kontrata e qirasë u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Fkotës. Pas dy vitesh hetime, një javë më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata udhëroi bllokimin e kontratës së qirasë dhe vendosjen e Bazës në sekuestro preventive.
Por edhe pse baza është e sekuestruar, kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve është ende aktive. Madje dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë të Portit që do të ndërtohet me koncesion ne territorin ujor të Bazës.
E gjithë qeveria në lojë
Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka thirrur për të pyetur një sërë zyrtarësh të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për kontratën që dha me qira bazën e Sarandës. Kontrata e lidhur në korrik të vitit 2020 dha me qira afatgjatë 265 mije metër katrorë tokë, përfshirë 40 mije metër të bazës detare, tek dy kompanitë private për ndërtimin e një resorti turistik.
Të gjitha hetimet e SPAK janë përqëndruar tek kjo kontratë qiraje. Por skandali i Bazës është shumë më i gjerë dhe përfshin disa ministri njëherësh. Pasi përpara kontratës së qirasë, që ka bllokoi SPAK, qeveria e kishte dhënë me koncesion të gjithë zonën bregdetare të bazës duke bllokuar daljen e saj në det.
Ligji shqiptar nuk parashikon koncesion për pronat e ushtrisë. Kjo e bën edhe më të nxehtë çështjen e kontratës së koncesionit për ndërtimin e portit të jahteve në territorin bregdetar të bazës. Nuk dihet nëse hetimet e SPAK do të zgjerohen edhe tek kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës. Por ajo që dihet është se në privatizimin e bazës së Sarandës janë përfshirë shumë ministri./CNA
Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosov...
Fundjava është favorizuar nga moti i ngrohtë dhe dielli. ...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, këtë herë në vid...
Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës),...
Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar takimin në Oh...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas arritjes së mar...
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrë...
Ndërtimi i kullave dhe kateve pa leje në Tiranë është deno...
Pranvera vjen plot oferta në Megatek. Me çeljen e ditëve t...
Merr zgjidhje problematika e shoqatës së RrTL (Rrjeti i Tr...
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është thirrur sot ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është emëruar n...
Pas vendimit të KAS, Partia Demokratike ka dërguar në KQZ ...
Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, është thirrur ...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Presidencë. Rama ...
Një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë është miratu...
Sot deputeti Belind Këlliçi nga Parlamenti ka publikua...
Të jashtëzakonshme kanë qenë për Vodafone Albania këtë vit...
Gjatë konferencës për shtyp të zëvendëspresidentit të Komi...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka ngritur sot para KLP-s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...