
Një premtim politik, një premtim fushate elektorale ka ardhur nga kandidati Belind Këlliçi që, sipas ekspertëve dhe çdo informacioni të mbledhur ka dhënë një impakt pozitiv tek qytetarët dhe vlerësohet si një premtim i realizueshëm dhe zgjidhja e një problematike të madhe për kryeqytetin.
Sipas Belind Këlliçit, rivalit të kryebashkiakut Erion Veliaj, në mandatin e tij të parë, puna do të fillojë edhe me ndërtimin e dy nënkalimeve apo tuneleve nëntokësore që lidhin “Rrugën e Dibrës” me “Rrugën e Durrësit” dhe anasjelltas “Bulevardin Zogu I” dhe “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.
Në fakt këto nuk janë projekte të padëgjuara dhe të padiskutuara më parë, por janë lënë në harresë.
Kryeministri Rama në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, premtoi një shesh ndryshe, atë që shohim sot, por ai ishte një koncept i para gati 20 viteve. Bashkia ndoshta nuk kishte fondet 20 apo 30 milionë euro të ndërtonte nënkalime pasi, aq ishte dhe buxheti i Bashkisë së Tiranës.
Në fakt sot buxheti është disa herë më i madh, Bashkia e Tiranës ka më mijëra punonjës, të ardhurat, zhvillimi i kryeqytetit është një fakt që e shohim përditë.
Taksa e infrastrukturës në vit është qindra miliona euro dhe Bashkia e Tiranës në këto 10 vite ka menaxhuar një buxhet shumë më të madh, disa dhjetëra herë më shumë se, ai që ka patur Edi Rama në kohën ku refuzonte tunelet por thjesht dhe vetëm donte një shesh të asfaltuar me pllaka.
Me ardhjen e Erion Veliajt në Bashki u zbatua ky projekt.

Ekspertët theksojnë se propozimi i Këlliçit është i vonuar dhe vetë Bashkia e Tiranës dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për problematikën që krijohet rreth Unazës së vogël të Tiranës, e cila ka dhe një devijim nga projekti i saj fillestar, pasi ajo nuk kalon më përpara Kalasë së Tiranës, siç ka qenë projekti fillestar dhe ministrisë, pasi atje u zbuluan gërmime arkeologjike dhe ai segment rrugor u kthye në një zonë pedonale, çka ka sjellë që gjithë trafiku të futet rreth sheshit “Skëndërbej” para Bashkisë së Tiranës për të dalë më pas tek Toptani ku dhe trafiku është i tmerrshëm.
Pa folur për pjesën kur hyn tek parkingu i sheshit “Skënderbej” që kalon në krahun e rrugës për tek Kisha Ortodokse.
Ekspertët gjithashtu theksojnë se edhe ndërtimi i segmentit nga bulevardi “Zogu I” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është krejtësisht i mundshëm dhe vlera e tij mund të shkojë diçka më shumë se sa ndërtimi i tunelit apo nënkalimi nga “Rruga e Dibrës” në “Rrugën e Durrësit”.
Kjo për faktin se tuneli pritet të jetë më i gjatë rreth 100 apo 150 mijë metër më i gjatë dhe mund të gërmohet në një thellësi më të madhe.
Siç theksuam dhe më lart standarti i ndërtimit të tuneleve shkon rreth 20 milionë euro sipas certifikimeve ndërkombëtare për të ndërtuar një tunel.
Pra, ndërtimi i të dy tuneleve së bashku në kostot më të larta nuk do të shkonte më shumë se 12-15 milionë euro të cilat nuk janë një shumë e madhe dhe që mund t’i jepte kosto të madhe Bashkisë së Tiranës duke patur parasysh se vetëm për mbetjet që çohen në inceneratorin e Tiranës, bashkia paguan 10 milionë dollarë në vit. Kompania e cila është kocensionarja, kontraktuesja e këtij shërbimi regjistron fitime të cilat shkojnë 6-7 milionë euro në vit për shërbimet që kryejnë.
Do të mjaftonte që bashkia të bënte vetë menaxhimin e landfillit të kryeqytetit për të siguruar me të paktën 4 apo 5 vite të gjithë të ardhurat për të ndërtuar jo vetëm një por disa tunele nëntokësore, të cilat nuk janë në sipërfaqe shumë të thella por shkojnë nga 6 deri në 10 metër thellësi, që do të lehtësonin shumë trafikun, do të lehtësonin së tepërmi lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.
Pa folur për mungesën e nënkalimeve të këmbësorëve, të cilat janë një shqetësim tjetër që shkaktojnë trafik, kaos dhe vonesa të mëdha në lëvizjen e mjeteve në kryeqytet./ CNA.al
Sot në KQZ po diskutohet për përmbajtjen e fletës së v...
Kryeministri Edi Rama, nga takimi me socialistët në Ka...
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, së bashku me kryemin...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ka kujtuar m...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Ti...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Ti...
Qytetarët e Tiranës janë pyetur nga Barometri në Euronews ...
Barometri në Euronews Albania për muajin prill ka pyetur q...
Barometri në Euronews Albania ka vënë qytetarët e Tiranës ...
Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendi...
44.5% e qytetarëve mendojnë se gjërat në Bashkinë Tira...
Dy ish-ministra të jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir B...
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një...
Partia Socialiste ka zgjedhur një këngë tallava për fu...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka thurur elo...
Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e ish-kryebashkia...
Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është lë...
Kandidati i vulës për Tiranën, Roland Bejko, ka kopjua...
Kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibea...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...