Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku e cilësoi publikimin e pagave si pjesë të skemës së patronazhistëve, me të cilët sipas saj, u vodhën zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Tabakut, skandali me pagat ekspozon ?kalbësirën sistemit putinist të Edi Ramës, ku taksat e qytetarëve përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe inceneratorëve?.
?Skandali i vjedhjes dhe i publikimi të të dhënave të 640 mijë qytetarëve, ka bërë që e keqja të trokasë te dera e çdo shqiptari që emrin dhe të dhënat e tij më të ndjeshme i gjen tek ai dokumenit që xhiron sot në mënyrë të pakontrolluar në kompjutera dhe telefona. Këto të dhëna sensitive janë pjesë e skemës së patronazhistëve me të cilën u vodhën zgjedhjet e 25 prillit, dhe sot, këto të dhëna, janë një armë në dorën e çdo keqbërësi.
Pas PPP-ve, koncesioneve dhe tenderëve të paligjshëm e të pandershëm që kanë rrënuar ekonominë, që ka lënë në varfëri shumicën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar sipërmarrjen e ndershme, jeta e secilit prej jush, e familjarëve tuaj, e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, është e ekspozuar ndaj çdo shantazhi dhe keqpërdorimi, vetëm sepse Edi Rama dhe bashkëpunotërt e tij, u treguan të gatshëm të shkelin çdo ligj, të cenojnë edhe sigurinë tuaj, vetëm për të mbajtur me forcë pushtetin e tyre të korruptuar.
Ky skandal ilustron se si shteti ka rënë në duart e militantëve patronazhistë që veprojnë për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm të Edi Ramës, dhe gjithashtu eskpozon kalbësirën brenda këtij sistemit putinist, ku taksat e qytetarëve, edhe në formën e pagave të majme, përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve. Duke dëmtuar kështu tregun dhe profesionistët e ndershëm të vendit tonë, që shohin se si të ardhurat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, konkurojnë padrejtësisht me ljeje të partisë-shtet.?-tha Tabaku.
Më tej, ajo u ndal edhe tek koncesioni i inceneratorëve, ndërsa theksoi se me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv.
?Ky është edhe rasti i kompanive të inceneratorëve, që sot janë një skenë krimi, por që nga hulumtimi i të dhënave duket qartë se si me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv. Ashtu si kundër është vërtetuar edhe nga hetimi i SPAK rruga që ka ndjekur ish ministri Lefter Koka përmes krijimit të kompanive fiktive nga të cilat ai ka marrë pjesën e tij të korrupsionit.?-deklaroi deputetja e PD.
Po ashtu ajo tha se në këtë aferë janë përfshirë ministra dhe zyrtarë të lartë të PS.
Duke u ndalur veçanërisht tek inceneratori I Tiranës, Tabaku tha se ai shërben në fakt si lavatriçja e mirëfillt e pastrimit të parave, është një aferë krimi për të cilën SPAK-u nuk duhet të ketë frikë të hetojë, jo vetëm Erion Veliajn, por njëkohësisht edhe ministrat e përfshirë në vendimmarrje.
?Në të njëjtën mënyrë edhe ministra të tjerë të qeverisë Rama si Ahmetaj apo dhe Gjiknuri, Bllakon përfshirë edhe Agaçin, Sejdinin, Subashin apo dhe vetë Erion Veliaj kanë përdorur formula të tilla për të përfituar miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Fatura me koncensionin e inceneratorëve shkon në 430 milionë euro dhe kjo është arsyeja se dhe sot e kësaj dite, Komisioni Hetimor e Inceneratorëve po bllokohet dhe po bojkotohet me vetëdije nga Partia Sociale, nga partnerët e tyre politikë, nga partnerët e tyre mediatik. Por njëkohësisht edhe nga institucionet shtetërore të cilët refuzojnë të paraqesin prova dhe evidence që dëshmojnë lidhjet e ngushta mes pushtetit dhe pronarëve të vërtetë të inceneratorëve.
Partia Demokratike ka denoncuar që tash 6 vite afera e inceneratorëve, duke filluar që nga konceptimi i tyre, nga krijimi i tyre, nga procesi për dhënien e këtij koncensioni, ka qenë korruptive. Çdo akt i marrë, çdo vendim Këshilli Bashkiak, çdo vendim i Këshillit të Ministrave kanë bërë që shteti të ngrihet në këmbë për të mbuluar këtë aferë, por njëkohësisht për të ndihmuar këtë aferë. Sot Inceneratori i Tiranës i cili shërben në fakt si lavatriçja e mirëfillt e pastrimit të parave, është një aferë krimi për të cilën SPAK-u nuk duhet të ketë frikë të hetojë, jo vetëm Erion Veliajn, por njëkohësisht edhe ministrat e përfshirë në vendimmarrje. Është e qartë, faktet janë e zeza mbi të bardhë që sot kushdo i përfshirë në vendimmarrjen e kësaj afere, që kushdo që sot vazhdon e paguan paratë publike për këtë aferë, duhej të ishte përpara drejtësisë.
Partia Demokratike në këto 8 vite ka denoncuar çdo aferë korruptive. Partia Demokratike nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë kompleks për t?i vendosur emrin atyre që e kanë bërë korrupsionin dhe për t?i denoncuar ato. Sot SPAK-u duhet të tregojë që mbrojtja politike që qeveria i ka ofruar, së pari kryeministrit, tre ministrave, Ahmetaj, Gjiknuri dhe Lefter Koka, por njëkohësisht dhe tre kryetarëve të Bashkisë, Veliaj, Subashi dhe Qzim Sejdini, duhet të përfundojë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë aferë, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në Komisionin Hetimor pavarësisht të gjithë pengesave për aferën korruptive më të madhe të shekullit, aferën e Inceneratorëve! Faleminderit!?-përfundoi deklaratën e saj Jorida Tabaku./CNA.al
Kryetari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Belind Këlli...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me s...
Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Indrit Hoxha ka ...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ed...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë ...
Kryeprokurori Olsian Çela, në një deklaratë për mediat, ka k...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka de...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Protesta e rradhës së thirrur nga ish kryeministri Sali Beri...
Lideri historik, Sali Berisha deklaroi se nëse Lulzim Basha ...
Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë...
Lideri historik, Sali Berisha e ka quajtur kreun e shkarkuar...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar situatën kriminale në vend...
Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi pse vendosi që të rikth...
Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Bio-MjekësorShumica e njerëz...
Pas PD-së së Durrësit, edhe ajo e Vlorës feston ditëlindjen ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar rikthimin ...
Floriana Garo, zëdhënësja e liderit historik, Sali Berisha d...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se me denonci...
Partia Demokratike e Durrësit feston nesër 31 vjetorin e the...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...