
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, një “detyrë” të cilën ka arritur ta kryejë me sukses gjatë drejtimit të kësaj force politike është të bëjë “zjarrfikësin” e urrejtjes popullore kundër Kryeministrit Edi Rama, duke fikur protestat kundër tij.
Një gjë të tillë tentoi ta bënte edhe në protestat studentore në dhjetor të vitit 2018. Po ashtu Basha tradhtoi edhe djemtë e Kukësit, në protestën kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit, etj.
Por, duket se në PD paska lënë ende përfaqësuesit e tij. I tillë është edhe kryetari i PD-së së Korçës, Devis Osmani, i preferuari i ministrit të Ramës, Niko Peleshi.
Pasi u zgjodh në krye të PD-së së Korçës, Devis Osmani duket se vijon me “sukses” misionin e Bashës, duke dështuar protestat kundër Qeverisë.
Së fundi ishte njoftuar mbajtja e një proteste në Korçë, kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Protesta ishte paralajmëruar të mbahej sot në orën 11:00 para Terminalit në Korçë, por ka dështuar me sukses, sigurisht me ndihmën e degës së PD-së, në këtë qytet.
Çfarë ndodhi?
Ashtu sikurse shikohet edhe në foton më poshtë, fillimisht në posterin e protestës shkruhej se “Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Korçë, Shoqëria Civile, qytetarë, studentë, bëjmë thirrje për një protestë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës”.
Por, më pas me sa duket dikush ndërhyri dhe posteri u ndryshua.
U kërkua që të mos përdoren më fjalët “anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Korçë”. Por, vetëm qytetarë dhe Shoqëria Civile.

Pra, PD-ja e Korçës u distancua nga protesta kundër rritjes së çmimeve, duke bërë të mundur dështimin e saj.
Rast unikal në botë, që një parti opozitare të tërhiqet nga një protestë.
Protesta e njoftuar disa ditë më parë publikisht nga qytetarë dhe mbështetës të partisë Demokratike dega Korçë dështoi me sukses të plotë.
Me kontributin direkt dhe angazhimin personal të kryetarit të degës Devis Osmani u ndaluan strukturat e Partisë Demokratike t'i bashkohen protestës qytetare, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.
Edhe pse kjo protestë do t'i shërbente sensibilizimit të qytetarëve për abuzimet e pandalshme të Qeverisë Rama, në kundërshtim flagrant me misionin që ka një parti opozitare, kryetari i saj i sapozgjedhur vendosi të vazhdoje shërbimet ndaj Niko Peleshit duke tradhtuar pritshmëritë ndaj mijëra qytetarëve, të cilët përballen çdo ditë me varfërine dhe pamundësinë për të siguruar bukën e gojës. Misioni i kryetarit të opozites dega Koçë për shpartallimin e opozitës vazhdon./CNA.al
“Supermeni” i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, duket se e ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon të hedhë a...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje m...
Nesër, në raundin e katërt të zgjedhjes së pasuesit të...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sot në një deklaratë p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme pë...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ngja...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në ...
Në gati nëntë vite, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, së...
Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë e Partisë, ndërs...
Sot në orën 14:00, Kryesia e Partisë Demokratike do të...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimi...
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (61.1%) mendojnë se në ekon...
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se lista ...
Zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe përplasjet po...
Analisti Andi Bushati ka debatuar mbrëmjen e sotme me ...
Juristi Plarent Ndreca e ka quajtur të gabuar mënyrën ...
Mazhoranca pritet që ta zgjedhë e vetme kreun e ri të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se për...
Ervin Salianji, deputeti që në protestën e janarit rra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...