Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs
Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi vizionar i “Apple Inc”, që e revolucionarizoi industrinë kompjuterike, muzikore dhe të komunikimeve mobile me pajisje si Macintosh, iPod, iPhone dhe iPad, vdiq në moshën 56-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara nga kanceri në pankreas.
I lindur më 24 shkurt 1955 në San Françisko të Kalifornisë nga çifti i studentëve Xhoan Shieble dhe Abdulfatah Xhandali, një emigrant sirian, i vogli Xhobs iu dha për adoptim Pol Xhobsit, një punonjës në Silicon Valley dhe gruas së tij Klara.

Pas diplomimit në shkollën e mesme në Kaliforni në vitin 1972, Xhobs ndoqi shkollën “Reed College” në Portland, Oregon, vetëm për një semester.
Më pas shkoi në Indi dhe studioi Budizmin. Në vitin 1976, ai dhe shoku i tij Stefën Vozniak, themeluan “Apple Computer” në garazhin e prindërve adoptivë të Xhobsit në Los Altos të Kalifornisë.
Në vitin 1977, Xhobs dhe Vozniak prodhuan “Apple II”, kompjuterin e parë personal që u bë tejet popullor. Në vitin 1980, Apple filloi të shitej masivisht te blerësit e zakonshëm, dhe Xhobs u bë i pasur.
Katër vjet më vonë, “Apple” prezantoi në treg Macintosh, një nga kompjuterët e parë personalë, që i lejonte njerëzit të lundronin duke klikuar një ‘mouse’ në vend se të shtypnin komandat në tastierë.
Në vitin 1985, Jobs u largua nga kompania pas një debati të ashpër me bordin e drejtorëve të “Apple”. Po atë vit, ai krijoi NeXT, një biznes që zhvillonte kompjuterë me një performancë të lartë.

Në vitin 1997 u rikthye në drejtimin e “Apple”, dhe nën udhëheqjen e tij kompania gati e falimentuar, u shndërrua në një nga korporatat më të pasura të planetit.
Një personazh karizmatik, maniak i perfeksionizmit, Xhobs thuhej se zotëronte aftësinë për të gjetur me intuitë atë që klientët dëshironin para se ta dinin ata vetë.
Kështu “Apple” prezantoi një seri pajisjesh novatore digjitale, duke përfshirë iPod-in portativ për të dëgjuar muzikë në 2001, iPhone në 2007 dhe kompjuterin tablet në vitin 2010, që u bënë pjesë e jetës së përditshme moderne.
Pavarësisht problemeve shëndetësore, Xhobs e drejtoi kompaninë “Apple” deri më 24 gusht 2011, 6 javë para se të ndërronte jetë. Kur vdiq, Xhobs, baba i 4 fëmijëve, kishte një pasuri prej më shumë se 7 miliardë dollarësh.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1948 - Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë goditi qytetin e Ashgabatit dhe fshatrat përreth në Turkmenistan, duke rrafshuar të gjitha ndërtesat, dhe shkaktuar vdekjen e më shumë se 100.000 njerëzve.
1968 - Policia sulmon demonstruesit e të drejtave civile në Derri të Irlandës së Veriut, ngjarje që konsiderohet si fillimi i “trazirave” midis protestantëve dhe katolikëve.
1986 - Në SHBA një hetim parlamentar zbuloi se CIA dërgonte fshehurazi në Nikaragua ndihmë për rebelët Contras, që ishin kundër qeverisë në fuqi.
1994 - 48 anëtarë të Urdhrit të Traditës Diellore, një sekt në Zvicër, kryejnë vetëvrasje kolektive, për t’i shpëtuar hipokrizisë dhe represionit të kësaj bote.
2000 - Përkrahësit e opozitës, sulmojnë parlamentin jugosllav në Beograd, duke shpallur Vojisllav Koshtunicën si presidentin e ri të federatës, duke rrëzuar kështu nga pushteti Sllobodan Milosheviçin, që refuzoi të njihte fitoren e zgjedhjeve nga opozita në raundin e parë./ Përshtatur nga CNA
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...