“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Roland Bejko, sekretar për Vetqeverisjen Vendore dhe Decentralizimin pranë PDSH ka reaguar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Kukës.
Ai thotë se Arif Rexhmati është figura më potenciale që mund ta çonte opozitën në një fitore të sigurtë
Sipas Bejkos midis Berisha nuk duhet ta refuzojë atë. Ai tha se Arif Rexhmatajt e demokratëve të Kuksit, Sali Kulla zgjodhi bashkëpunimin me Edi Ramën duke i garantuar kandidatit të tij sërish fitoren në tavolinë, për më tepër që kandidati socialist është i afërmi i një oligarku ku piktakohen elitat politike të dy palëve në ortakëri.
Ai shprehet se “shqetësimet e Sali Nongratës, janë krejt të kundërta nga shqetësimet e atyre që vuajnë në kurriz padrejtësitë dhe abuzimet nga pushteti i Edi Ramës, ortaku i Sali Kullës”.
Reagimi i plotë:
Reagim për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Kukës!
Demokratët dhe qytetarët e Kukësit, prej disa ditësh po u bënin thirrje gjithë partive opozitare që nëqoftë se donin vërtet t'a fitonin bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme vendore, ata duhet të bashkoheshin rreth një kandidati të vetëm, duke ofruar si zgjidhje z. Arif Rexhmati, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike si figurën më potenciale që mund ta çonte opozitën në një fitore të sigurt. Por, demokratët e Kuksit u refuzuan sot në këtë ide e në këtë dëshirë, nga Sali Berisha.
Non Grata, e ka ndarë mendjen. Ai, si zakonosht, në një monolog me gazetarët, përsëriti refrenin e vjetër se më mirë bashkëpunon me Ramën se me këdo që mbështet, sipas tij, "Lul-Bravën".
Dhe në këtë që thotë, ne e besojmë. Sali Berisha është i sinqertë. Bashkëpunimi i tij me Ramën nuk shtrihet vetëm tek lejet e ndërtimit që ky i fundit u jep familjarëve dhe ortakëve të familjes së tij, apo dhe oligarkëve që i kanë si bankomatë të përbashkët, por edhe në garantimin e një pushteti të përjetshëm duke e mbajtur opozitën në një gjendje armiqësore e të ndarë mes vetes.
Në deklaratën e sotme Sali Berisha, bëri të paditurin se z. Rexhmataj, një demokrat me vlera të larta qytetare, është drejtuesi lokal i Partisë Demokratike. Me këtë rast, ai u shoi çdo shpresë bashkëpunimi në nivel vendor faktorëve opozitarë të Kukësit, duke u hequr atyre mundësinë të ishin fitues në garën për kryetarin e bashkisë.
Kështu, midis Arif Rexhmatajt e demokratëve të Kuksit, Sali Kulla zgjodhi bashkëpunimin me Edi Ramën duke i garantuar kandidatit të tij sërish fitoren në tavolinë, për më tepër që kandidati socialist është i afërmi i një oligarku ku piktakohen elitat politike të dy palëve në ortakëri.
Sot është rasti që demokratët ta kuptojnë se hallet e Sali Kollës janë krejt të ndryshme nga hallet e tyre. Shqetësimet e Sali Nongratës, janë krejt të kundërta nga shqetësimet e atyre që vuajnë në kurriz padrejtësitë dhe abuzimet nga pushteti i Edi Ramës, ortaku i Sali Kullës.
E, nëse demokratët varfërohen përditë e më shumë, përditë e më shumë pasurohet Sali Kulla e familja e tij.
Në Kukës, me fitoren e kandidat socialit, Saliu dhe oborrtarët e vet dalin të fituar, si në Shkodër me Becin e tij.
Demokratët? Të humbur, natyrisht!
Ndaj e vetmja zgjidhje në këtë situatë të vështirë për demokratët, Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, është ndarja përfundimtare nga Sali Kulla, largimi prej tij, dhe bashkimi një orë e më parë nën siglën e Partisë Demokratike edhe një herë siç kemi qenë para se non grata të në ndante më dysh, si e vetmja mundësi reale për t'u rikthyer në alternativë pushteti duke u çliruar nga barra e një udhëheqësi të refuzuar nga Perëndimi që e ka cilësuar atë si minues të demokracësë, pengues të drejtësisë së pavarur, dhe të korruptuar familjarisht.
Demokratët nuk meritojnë të jenë pengje të Sali Kullës, ata janë aq inteligjentë sa ta gjejnë vet rrugën e tyre të së ardhmes.
Besoj, sot morën përgjigje përfundimtare prej non gratës të gjithë ata politikanë të lartë që pretendonin bashkim midis demokratëve me atë në krye. Moskuptimi i këtij fakti nga kushdo që merret me politikë, mendoj se është, nëmos marrëzi, të paktën naivitet./ CNA
Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të m...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shist...
Pesë persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në fla...
Mëngjesi nisi me akostimin e anijeve dhe jahteve turistike...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes...
“Të dal të lyp, për të siguruar jetesën, të zhdukem nga sy...
Nga haberet që vijnë nga godina e qeverisë veçuam një nga ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, tho...
Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistem...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Ve...
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për inceneratorët ësh...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë he...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kontratën e koncesionit...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...