Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Luiz Ejlli, i famshmi i “Big Brother”-it, këngëtari që marrosi shqiptarët, është një personazh që vazhdon të luajë me publikun.
Dhe atje ku derdhen lot dhe të gjithë mendojnë se ai është më i sinqertë, ai gënjen më shumë se kurrë.
Kjo, jo për historitë e tij të dashurisë, por për historitë me fakte dhe dokumente dhe viktimizimin që bën gjatë gjithë kohës në “Big Brother”, duke e quajtur lojë momentin e sinqeritetit.
Në një rrëfim të tij, ai tha se kishte pasur një jetë të vështirë.
Njerëzit dëgjojnë gjysmë të vërtetat e tij, si gënjeshtrat që filloi në momentin që hyri në shtëpi, apo talljet dhe lojërat që vazhdon të bëjë.
Gjithsesi, personazhi është shumë i pëlqyer, por të vërtetat nuk janë asnjëherë ato gjysmë të vërteta apo gënjeshtra që artikulon Luiz Ejlli në “Big Brother”.
Në një dokument të siguruar nga CNA, tregon pse i është hequr licenca duke zbardhur një nga gënjeshtrat e tij. Licenca e noterit që ai pretendonte se i ishte hequr në një moment të vështirë dhe ai kishte ngelur në mes të katër rrugëve e më pas i ishte drejtuar të famshmit Benet Beci.
Sipas dokumentit, rezulton se Luiz Ejlli kishte 3 vite që e kishte braktisur detyrën deri në momentin e heqjes së licencës. Pra, nga maji i 2018-ës deri në mars të 2021-shit, Luiz Ejlli nuk është gjendur as nga Ministria e Drejtësisë, e as nuk figuronte se ku e kishte zyrën, zyrën e deklaruar e ka të mbyllur, nuk është gjendur as nga zyra vendore e noterëve në Tiranë, nuk kryen as veprime në Regjistrin Noterial, që do të thotë shqip, kishte braktisur detyrën. Pra, heqja e licencës së Luiz Ejllit ka qenë e vonuar.
Në momentin që ai thotë se ia hoqën paligjshmërisht, po patjetër. Ia kanë hequr me vonesë, pasi në rastin e braktisjes së detyrës së noterit deri në 60 ditë, licenca duhet hequr, kurse Luizit ia kanë hequr pas gati 3 vitesh. Dikush e ka toleruar më shumë sesa duhet dhe për këtë ka përgjegjësi ligjore.
Nga ana tjetër, gjatë gjithë kohës flitet për vite të vështira. Cilat janë vitet e vështira? Të jesh përfaqësues i ambasadës shqiptare në Paris është vështirësi? Të marrësh licencë noteri është vështirësi? Dhe këto të gjitha, një aktivitet i ushtruar deri në vitin 2018.

Në rast se braktis detyrën, licenca hiqet. Në rast se punon në amabasadë dhe të mbaron mandati, shkon diku tjetër ose lirohesh nga ajo detyrë.
Një djalë me pasionin e këngëtarit mund të kishte bërë shumë më tepër në jetë, por tashmë ajo që ai po bën është të gënjejë publikun, të luajë, të thotë gjysmë të vërtetat e tij dhe fakti na tregon se edhe historia e heqjes së licencës së noterit dhe fitorja e madhe me një palë pinca që i dha Benet Beci janë edhe më të dhimbshme, sepse fatkeqësisht, ai që tashmë nuk mund të quhet një djalosh, por një burrë, po përdoret për politikë, po përdoret për fushatë, për propagandë, dhe, jo është përdorur, por është keqpërdorur.
Pa folur më tej se çfarë kanë përfituar financiarisht organizatorët që të nxjerrin këtë rrëfim në këtë moment, dy javë para datës së zgjedhjeve, ku Benet Beci është kandidat për Bashkinë e Shkodrës.

Pra, i gjithë morali i një fabule që nga gjysmë të vërtetat shkon te qokat politike, te reklamat, te propaganda, për të fituar zgjedhjet në Shkodër.
Pra, kemi një licencë të hequr sipas ligjit, por me shumë vonesë, pasi duhej të ishte hequr shumë përpara. Kemi një viktimizim dhe disa të pavërteta, siç është rasti i vështirësive në jetë kur deri në vitin 2018 ka pasur aktivitet diplomatik, përfaqësues i Shqipërisë në ambasadë, ka qenë noter me licencë, që është një profesion mjaft i preferuar, dhe detyrën e noterit e ka braktisur vetë.
Më pas, pasi u end rrugëve, gjeti shpëtim te pincat që i dha Benet Beci dhe tani është perandor i shqiptarëve me daljen në “Big Brother” që e filloi me gënjeshtra dhe e vazhdoi me lojën e tij mjaft të talentuar për ta bërë këtë të fundit.

Ndoshta karantina “Big Brother” i bëri mirë për të reflektuar dhe mësuar, por keqpërdorimi për politikë dhe thënia e gjysmë të vërtetave kur ke pasur një autostradë të shtruar përpara të jetës me të gjitha të mirat e saj, dhe ke braktisur detyrat, siç është rasti i noterit, dhe më pas ke gjetur shpëtim te pincat e elektricistit, është një fabul e keqndërtuar, e përdorur politikisht duke bërë shpëtimtar Benet Becin për disa vota më shumë në Shkodër nga një produksion në “Top Channel”, që njihet për ortakërinë me kompanitë e inceneratorëve, me aferën e inceneratorëve, milionat e eurove që ka marrë nga të akuzuarit për aferën e inceneratorëve dhe keqpërdorimi që i bëhet Luiz Ejllit, duke përdorur apo keqpërdorur të vërtetat dhe gjysmë të vërtetat e tij.
Ai tashmë është një fenomen publik, është një individ që gëzon mbështetje dhe reputacion, mund të jetë dhe fitues i “Big Brother”, por e vërteta është një dhe jo dy.
E vërteta është se Luiz Ejlli në “BBV” ka luajtur, ka gënjyer, ka thënë gjysmë të vërtetat dhe produksioni ia përdor ato edhe për politikë në mbështje të kandidatit socialist për Shkodrën, Benet Beci./ CNA.al
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Këngëtari Luiz Ejlli, i kthyer në një personazh të mad...
Gazetarja Sonila Meço, dy javë para zgjedhjeve ka para...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar Charlie Bla...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar podcasting e tij radhës...
Disinformimi është informacion i rremë i përhapur qëll...
Një tjetër investim strategjik pritet t’i shtohet qyte...
Avokati i njohur shqiptaro-amerikan, Bardhyl Tirana, f...
Motra e madhe e familjes Haklaj, Aishe Haklaj, ka dësh...
David Kostelancik do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj të ...
Motra e madhe e familjes Haklaj, Aishe Haklaj, është p...
Prokuroria e Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin që ka q...
Marin Meksi u dekorua nga Familja Mbretërore Habsburg ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku trego...
Një nënkalim me 4 korsi është projektuar për të eleminuar ...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, së bashku me kre...
Ditën e premte pritet që të mbahet Foromi Ekonomik i Delhi...
Një operacion antidrogë i përfunduar në Spanjë ka arrestua...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka pritur presidentin e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...