Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Avokati i njohur shqiptaro-amerikan, Bardhyl Tirana, familja e të cilit u vendos në Shetet e Bashkuara pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i cili në vitin 1976 shërbeu si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, vdiq në moshën 85-vjeçare në Nyack të shtetit të Nju Jorkut.
Ai ishte i biri i ekonomistit të njohur shqiptar Rifat Tirana dhe artistes amerikane Rosamon English Walling, të cilët e zhvendosën familjen nga Zvicra ku lindi avokati Tirana në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Ai ndoqi Universitetet Princeton dhe Kolumbia me bursa dhe nuk harroi kurrë bujarinë e treguar ndaj tij dhe fuqinë transformuese të qasjes tek arsimi.
Bardhyl Tirana e filloi karrierën juridike në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish-presidentit John F. Kenedi dhe me bashkëshorten e tij të parë, Gail, punoi për fushatën për senator të Robert F. Kennedy në Nju Jork në vitin 1964.
Ndërsa ishte avokat privat, ai organizoi transportin për fushatën kryesore të kandidatit Robert Kennedy dhe fushatat presidenciale për Senatorin George McGovern dhe guvernatorin Jimmy Carter.
Ai ishte një nga bashkëkryetarët e inaugurimit të zotit Carter, duke krijuar një "festival publik", siç dëshironte zoti Carter. Si Drejtor i Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes nën administrimin e zotit Carter, një rekomandim i tij ndihmoi në krijimin e Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave, FEMA.
A kishte për shumë vjet zyrën e tij avokatore në Uashington dhe ishte i mirënjohur në këtë profesion.
Ai u angazhua për çështje që kishin lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën dhe kontribuoi në një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër të cilat edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) për të cilin ofroi rregullisht falas shërbimet e tij ligjore.
Ai vdiq javën e kaluar duke pasur pranë gruan e tij Anne Bell Tirana me të cilën ishte i martuar për 37 vjet.
Më poshtë është një intervistë që zoti Tirana i dha shërbimit shqip të "Zërit të Amerikës" më 27 korrik 2004.
Bardhyl Tirana: Një nga temat kryesore të këtij viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të jetë siguria e brendshme dhe lufta në Irak.
Avokati shqiptaro - amerikan, Bardhyl Tirana, sot drejton zyrën e tij të avokatisë në Uashington. Zoti Tirana ka marrë pjesë në tri kuvende të Partisë Demokrate, në vitin 1968, 1972 dhe 1976. Ne e ftuam zotin Tirana për të na dhënë mendimet e tij për kuvendin e tanishëm të Partisë Demokrate.
"Zëri i Amerikës": Zoti Tirana Kuvendi Kombëtar Demokrat që filloi dje pritet të zhvillohet sipas një skenari të parapërcaktuar qysh më parë dhe nuk pritet asnjë gjë e re, nuk pritet asnjë mendim ndryshe nga ato të partisë. Në të pritet të vihen në dukje meritat e partisë dhe të thellohet kritika ndaj administratës së Presidentit Bush. Në kushte të tilla, kur kuvendet janë tashmë të përcaktuara që më parë, cili është roli i tyre?
Bardhyl Tirana: Kuvendi do të përpiqet të përcaktojë programin demokrat, atë që do të bëjë qeveria e Seantorit Kerry dhe Senatorit Edwards, të cilat do të jenë përparësitë e tyre, nëse ata zgjidhen si presidentë dhe nënpresidentë.
"Zëri i Amerikës": Ju keni qenë i pranishëm në disa kuvende të Partisë Demokrate, në vitin 1968 në Çikago, në vitin 1972 dhe në vitin 1976. Në vitin ’68 Partia Demokrate ishte e përçarë dhe mosmarrëveshjet brenda saj në atë kohë i kushtuan Shtëpinë e Bardhë. Sa kanë ndryshuar kuvendet e partive që nga ajo kohë?
Bardhyl Tirana: Kanë ndryshuar rrënjësisht. Në vitin 1968 Boby Kenedi u vra. Ai do të kishte fituar emërimin e Partisë Demokrate dhe ishte pothuajse e sigurt që do të ishte zgjedhur president. Por pas vrasjes së tij kishte vetëm 2 muaj deri në Kuvendin e Partisë. Askush nuk e dinte se cili do të ishte kandidati i kësaj partie. Ekzistonte një mundësi e vogël që të emërohej nënpresidenti Humphry. Por askush nuk e dinte. Ishte një mister. Deri atëherë, kandidati i partisë për president përcaktohej pikërisht në kuvend. Ndërsa sot të gjithë e dinë se kush do të jetë kandidati para kuvendit.
"Zëri i Amerikës": Në ditën e parë të Kuvendit Demokrat në Boston, dje fjalimi kryesor u mbajt nga ish-Presidenti Klinton. Para 4 vjetësh, kandidati demokrat në atë kohë, Al Gore, gjatë fushatës së tij elektorale u përpoq ta distanconte veten nga Presidenti i atëhershëm Bill Klinton. Ndërsa tani Seantori Kerry pritet ta shfrytëzojë më shumë emrin e Presidentit Klinton dhe vetë presidentin për fushatën e tij elektorale. Çfarë roli ka sot presidenti Klinton në Partinë Demokrate dhe si mund ta ndihmojë ai Senatorin Kerry në këtë fushatë?
Bardhyl Tirana: Presidenti Klinton është një nga komunikuesit më të mirë që mund të gjenden me publikun. Kur ai flet në televizion ose në takime, njerëzit, me përjashtim të një pakice, e kuptojnë dhe gjejnë veten tek ato që ai thotë. Ai ishte shumë i suksesshëm gjatë 8 vjetëve që drejtoi vendin. Roli i Presidentit Klinton sot është t’u kujtojë banorëve, votuesve se nëse zgjedhin kandidatin demokrat kohët e mira, kohët e lumtura do të kthehen përsëri, në vend të vështirësive që ka sjellë presidenti Bush dhe nën presidenti Çeni.
"Zëri i Amerikës": Një nga temat kryesore të këtij viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të jetë siguria e brendshme dhe lufta në Irak. Zakonisht në periudha luftrash, presidenti që është në pushtet ka më tepër avantazhe për të fituar. A mendoni se këtë vit do të vazhdojë kështu?
Bardhyl Tirana: Nuk besoj se do të jetë kështu, për arsyen e thjeshtë se lufta ishte e panevojshme, ose të paktën ishte e panevojshme të fillohej dhe të na shkaktonte kaq probleme. Presidenti Bush dhe nënpresidenti Çeni, nuk i treguan dhe e keqinformuan popullin amerikan dhe shumica e njerëzve e dinë këtë. Prandaj, avantazhi që ka presidenti në kohë luftërash nuk do të shfrytëzohet dot nga Presidenti Bush.
"Zëri i Amerikës": Dhe një pyetje e fundit. A vazhdoni ju sot të mbani lidhje me Partinë Demokrate? A luani më ndonjë rol në të?
Bardhyl Tirana: Jo nuk kam më ndonjë rol. Njerëzit janë shprehur se politika është loja e të rinjve. Për momentin jo, nuk kam më ndonjë rol./ VOA
Motra e madhe e familjes Haklaj, Aishe Haklaj, ka dësh...
David Kostelancik do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj të ...
Motra e madhe e familjes Haklaj, Aishe Haklaj, është p...
Prokuroria e Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin që ka q...
Marin Meksi u dekorua nga Familja Mbretërore Habsburg ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku trego...
Një nënkalim me 4 korsi është projektuar për të eleminuar ...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, së bashku me kre...
Ditën e premte pritet që të mbahet Foromi Ekonomik i Delhi...
Një operacion antidrogë i përfunduar në Spanjë ka arrestua...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka pritur presidentin e...
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë shtetërore n...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është paraqit...
Ministrja Elva Margariti ka bërë me dije se është shpa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka ...
Kryetari i Bashkimit të Sindikave të Pavaruara të Shqi...
Mercenari i inceneratorëve, gazetari Endrit Habilaj ta...
Në zyrat ku paguhen gjobat që prej fillimit të javës, por ...
Gjykata Kushtetuese shtyu sërish seancën për shqyrtimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...