Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës ditët e fundit kanë udhëtuar drejt SHBA-së, për të qenë të pranishëm në “Mëngjesin e Lutjeve”.
Deputetët e pranishëm kanë qenë Gazment Bardhi, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti dhe Dhurata Çupi.
Grupi i deputetëve ka zhvilluar takime me disa kongresmenë dhe senatorë dhe si më i rëndësishmi prej tyre ka qenë takimi me zv.ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
Burime diplomatike i thanë CNA-së se zoti Escobar ka qenë i ashpër në qëndrimin e tij me deputetët shqiptarë në lidhje me hapat e ndërmarrë nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc” që do të çonte në kontrollin e SPAK-ut.

Zoti Escobar i ka quajtur të rrezikshme për demokracinë dhe të gabuara veprime të tilla që minojnë besimin dhe ecjen përpara të drejtësisë së re, aq shumë e mbështetur dhe e financuar nga SHBA dhe partnerët evropianë.
CNA denoncoi në datën 17 dhe 18 janar tentativën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc”, në drejtimin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, komision, i cili në emër gjoja të procesit të integrimit në BE do të bënte kontrollin e SPAK-ut, për të mbajtur më shumë nën presion institucionin, i cili po bën luftën ndaj korrupsionit dhe ka në hetim dosje të nxehta për zyrtarët e lartë të mazhorancës, ministrat e Ramës, etj.

Reagimi i zotit Escobar vjen pas një qëndrimi tjetër të fortë publik, bërë në datë nga këshilltari Ligjor në ambasadën e SHBA-së, David Backman, i cili nga Shkodra lëshoi një mesazh mjaft të fortë për klasën politike, duke theksuar se SPAK duhet ruajtur si xhevahir.
Në të njëjtën linjë kanë qenë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët duken të shqetësuar nga veprimet e fundit të mazhorancës, që po zhvillon takime të njëpasnjëshme, duke tentuar të ngrejë një komision në emër të integrimit, por që në thelb ka kontrollin ndaj SPAK-ut.

Zyrtarë të Partisë Socialiste në denoncimin për krijimin e këtij komisioni janë përgjigjur me deklarata të çoroditura. Eduart Shalsi, i cili është deputeti i ngarkuar me ngritjen e komisionit dhe që drejton grupin e punës së mazhorancës, fillimisht nuk e mohoi kontrollin ndaj SPAK-ut, më pas e pranoi dhe pastaj e refuzoi.
Nga ana tjetër, nën zë burime nga PS i thanë CNA-së se agjenda e kontrollit ndaj SPAK-ut vazhdoi me disa takime, i fundit disa ditë më parë, ku morën pjesë Engjëll Agaçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe ministrja e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni.
Ndërkohë, një burim zyrtar tha se pritet të ketë takime dhe zhvillime të tjera, kjo pasi kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka është ngarkuar nga kryeministri për të përgatitur draftin për ngritjen e komisionit “Ad-Hoc”. Eduart Shalsi është njeriu që përgatit terrenin brenda administratës së parlamentit.
CNA ka raportuar në vazhdimësi tentativën e mazhorancës për të kontrolluar SPAK-un dhe institucionet e pavarura, iniciativë e cila duket se ende nuk është ndalur dhe ka shqetësuar edhe Departamentin e Shtetit, siç konfirmuan burimet diplomatike./ CNA
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e radhës të Grupit Pa...
CNA ka hapur një sondazh për të gjithë lexuesit e faqes dh...
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshje...
Lulzim Basha, “ekselenti” i opozitës, që ka regjistrua...
Të hënën, Partia Demokratike ka organizuar një protestë ko...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Pasditen e kësaj të shtune ka nisur mbledhja e Këshillit K...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi akuza n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferen...
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Bashkisë së Poli...
Sa i përket idesë që qytetarët kanë për të ardhmen poltike...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklaratave të bë...
Barometri është munduar të kuptojë mendimin e qytetarëve p...
Media zviceriane “Tages-Anzeiger”, ka bërë një artikull pë...
Gjetjet e kësaj jave në Barmetri tregojnë se shqiptarët ja...
Lulzim Basha, në delir ka deklaruar mbrëmjen e sotme s...
Një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama bëri mbrëm...
Deputeti Luan Baçi bëri një thirrje për fermerët, stud...
Anëtari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti,...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...