
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë para Bashkisë së Tiranës pas skandalit të aferës “5D”.
Një aferë nga mediat, nga ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili aktualisht mban detyrën e koordinatorit të kësaj bashkie për PD-në, një aferë ku drejtorët, bashkëpunëtorët, hajdutët e ngushtë në krah të Erion Veliajt ishin denoncuar pa ndalim dhe ishin mbrojtur publikisht nga kryebashkiaku në detyrë.

Nuk ishte 1, por 9 drejtorë, të tjerë janë nën hetim, në pranga priten ende.
Hajdutëri e padëgjuar më parë në Shqipëri, ndryshe nga korrupsioni klasik i përqindjeve nga fitimi i një tenderi, drejtorët e Veliajt kishin zgjedhur të bënin kompaninë e tyre dhe ta merrnin të gjithë tenderin.(LEXO KETU)
Nga ana tjetër ka fakte, ka prova dhe dyshime edhe më ekstreme akoma se në shumë nga tenderët dhe punimet nuk janë bërë nga subjektet, por thjesht dhe vetëm këto të fundit kanë marrë paratë dhe punimet janë kryer me punonjësit e bashkisë. E gjithë kjo aferë, e cila shkon disa dhjetëra miliona euro, ka çuar opozitën në protesta e në denoncime të përditshme.

Në një vend perëndimor, kryebashkiaku nuk do të kishte qenë më as edhe një ditë në detyrë. Në Spanjë kryeministri dha dorëheqjen thjesht dhe vetëm pse filloi një hetim ndaj bashkëshortes, jo më të arrestoheshin drejtorë, ministra apo bashkëpunëtorë të tij. Megjithëse standardi mungon, opozita ka të drejtën e saj të shkojë të protestojë, madje dhe ashpër.
Nuk ka bërë asgjë, thjesht dhe vetëm hodhi një shishe benzinë dhe menjëherë për një shishe benzinë që kushtonte 200 lekë përballë urrejtjes së vjedhjes së dhjetëra miliona eurove, reagoi e para ambasada e BE-së.
Një gjuhë e manipuluar, a thua se çfarë kishte ndodhur, se protestuesit kishin vrarë dikë apo se ishte lënduar dikush.
Mjafton të kujtojmë protestat në Evropë, fermerët në Gjermani apo jelekëverdhët në Francë apo protestat në Bruksel. Të mos i krahasojmë me Greqinë, se kur shkojnë e djegin qendrën e Athinës.

Protestuesit kanë të drejtë të veprojnë nuk janë dele, por në Shqipëri zyrtarët e BE-së, të nxitur dhe të manipuluar nga Bashkia e Tiranës, të manipuluar nga miqësia dhe qokat me Erion Veliajn, të manipuluar nga marrëdhënia e tyre personale, klienteliste dhe korruptive, e cila shpesh është denoncuar. Disa burokratë, zyrtarë të BE-së, vunë alarmin se çfarë kishte ndodhur.
Më pas pati një reagim edhe nga ambasada e SHBA-së.
Mesa duket kishin ndjekur nga pas të njëjtën qëndrim që kishin pasur burokratët e BE-së. Që në fakt kishin mbajtur një qëndrim mjaft të turpshëm dhe të neveritshëm, jo vetëm se kishin kritikuar benzinën apo atë flakën që dukej para Bashkisë së Tiranës, jo.
Qytetarët do të vazhdojnë të protestojnë zyrtarucët dhe të korruptuarit e zyrave të BE-së do të vazhdojnë të flasin.
Çështja është si ka mundësi, që nuk u denoncua korrupsioni, si ka mundësi që këta zyrtarë, këto ambasada, të cilat paguan dhjetëra miliona euro investime në Shqipëri, këto institucione që kanë marrë në vite miliarda euro për zhvillimin e Shqipërisë, për luftën ndaj korrupsionit, nuk flasin për korrupsionin.
Dhe kur vjen puna që kapen të gjallë hajdutët e denoncuar nga opozita, për muaj e muaj të tërë, qajnë hallin e një shishe benzine dhe jo hallin e miliona e miliona eurove të taksapaguesve evropianë që i janë dhënë Shqipërisë dhe vidhen nga zyrtarët e korruptuar të shtetit shqiptar.
Një reagim i madh mediatik dhe nga qytetarët, ndoshta këta zyrtarët burokratë nuk e dinë se deri dje shumica e shqiptarëve ka qenë pro tyre, pro BE-së, SHBA-së, aleatëve.

Por pa dashur, me qëllim ose jo, me qëndrimet e mbajtura ka filluar të ketë një reagim dhe pakënaqësi, për një standard të dyfishtë, pikërisht nga ndërkombëtarët.
Sulmohet një shishe benzinë 200 lekëshe apo një derë e djegur pa asnjë pasojë nga protestuesit, me një urrejtje të madhe popullore për dhjetëra miliona euro vjedhje dhe abuzime.
Nuk flitet, flitet për shishen e benzinës. Për korrupsionin në bashki, për arrestimin e drejtorëve, për arrestimin e ministrave, për arratinë e zyrtarëve të lartë, nuk flet kush.
Gjithçka kalon në kuadër të propagandës. Kjo është e pavërtetë, kjo është çështje mediash, kjo është çështje e brendshme, kjo është çështje politike, kjo është çështje propagande e kështu me radhë.
Në fakt, janë kapur hajdutët e gjallë dhe janë pas hekurave për shkak të reformës në drejtësi të paguar nga qytetarët evropianë, të cilën e mbron zyra e BE-së, të cilën e mbron SHBA-ja, por atje ku duhet të jenë aleatë me qytetarët, të denoncojnë korrupsionin, nuk janë.
Po ta denoncojnë korrupsionin dhe këta zyrtarët të BE-së, ata që firmosin raportet e tyre që i çojnë në zyrat në qendër, në Bruksel apo në Washington, ata që kanë frikë më pas të zënë në gojë Erion Veliajn dhe hajdutët e tij.

Ta denoncojnë korrupsionin se faktet dhe provat janë atje, mund t’i lexojnë dhe nuk kanë hyrë vetëm në xhepat e shqiptarëve, por dhe në xhepat e qytetarëve evropianë.
Ndaj, para se të flitet për një shishe benzinë 200 lekë, duhet të flitet për milionat e eurove të taksapaguesve evropianë, të cilat i vjedhin zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.
E kjo do të ishte beteja më e ndershme, betejë me korrupsionin dhe duke mbështetur qytetarët të protestojnë që të mos e lënë Erion Veliajn të hyjë në zyrë, sepse është një hajdut i kapur gjallë me rrethin e tij të organizatës që ai quan, organizatën e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës kur kryetar është Erion Veliaj./ CNA
Immediately after the arrests of some of the most impo...
4 years ago, CNA published exclusive documents about a...
In fact, it is surprising, although unfortunately true...
The Meta-Kryemadhi couple, throughout this week, has s...
"Ilir Meta goes crazy", "Ilir Meta rages", "Ilir Meta un...
In the last 48 hours, the head of PL has been appearin...
Prime Minister Edi Rama, in a television appearance, o...
He doesn't do it because he's afraid, he doesn't do it...
In 2007, the former Minister of Justice, Ilir Rusmali,...
Sweaty, tanned, in a monologue with silent journalists...
From the television of the incinerators' partnership, ...
Prime Minister Edi Rama, in his reaction yesterday, "s...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Today was the day when the directors of Veliaj, 6 lead...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, found a repeated wa...
"We returned to the Parliament because some internatio...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
After a court decision, the police implemented the ord...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
The Special Court's appeal has upheld the 28-year prison s...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...