
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostudios së dikurshme, në dialogun midis Violeta Manushit dhe Vasillaq Vangjelit, dy emblema të skenës dhe kinematografisë shqiptare, ka një prezantim në njërën nga sekuencat e filmit.
Kur Violeta e pyet Vason nëse ishte piktor, Vaso i përgjigjej me një gradë më lart, skulptor. Bënte qen, kuaj me çizme meksikane, breshka dhe zhaba në allçi.
Në fakt, kjo skenë filmi na tregon se Erion Veliaj dhe banda e tij e drejtorëve të arrestuar, pjesërisht, pasi ka ende të tjerë të lirë, janë një gradë më lart se piktori, simboli i Rilindjes.
Banda e Erion Veliajt është banda e skulptorit.
Patjetër që është një gradë më lart se ajo e piktorit. Piktorit i kanë rënë shumë dëshmorë dhe Edi Rama ka pasur viktima rrugës, ish-ministra, kryebashkiakë, etj., ndërsa Erion Veliaj, përtej një ministri, është ngritur një gradë më lart se kryeministri, ka ngritur strukturën e tij, njerëzit e tij. SKULPTOR.

Sepse Erion Veliaj ka marrë nga rruga ç’ka mundur, ç’ka gjetur, 99-ça, njerëz që luftuan Partinë Socialiste në 2005-ën, ka marrë nga rruga njerëz pa asnjë kontribut politik, të cilëve u ka dhënë grada, i ka bërë drejtorë, i ka bërë biznesmenë dhe drejtorë, jo në një pozicion, por në disa, duke i qarkulluar.
Kush shërbente më mirë, shpërblehej më shumë. Njerëz që shpikën skemat nga përqindjet e marra nga tenderët kaluan në pronarë të tenderëve dhe përveçse kontrollonin Komisionet e Vlerësimit të Ofertave (KVO) filluan t’i fitonin tenderët vetë.
Dhe këtu nuk përfshihet vetëm Mariglen Qato, nuk është vetëm Redi Molla, janë thuajse të gjithë drejtorët dhe struktura e Bashkisë së Tiranës.
Kjo komandë menaxhuese e Bashkisë së Tiranës është edhe struktura elektorale e Erion Veliajt.
Skema të këtilla për të fituar tenderë, për të emëruar persona pa kontribute politike, për t’i futur më pas në politikë, për ti bërë miliarderë me taksat e shqiptarëve të varfër, janë të qarta skema kriminale, të cilat korrupsionin nga një instrument i thjeshtë përfitimi për xhepat e kthejnë në një instrument më të madh politoko - kriminal, në një grup të strukturuar kriminal.

Kjo sepse në rastin e Tiranës kemi disa drejtorë që bashkëpunojnë, janë ortakë në të njëjtat subjekte, kontrollojnë komisionet, fitojnë tenderët, ndajnë paratë, shkojnë në fushatë, akuzohen se blenë zgjedhjet, kur i dalin faktet dhe provat kanë dhe kurajën që të bëjnë edhe kallëzime e më pas përfundojnë pas hekurave të SPAK-ut me fakte dhe prova.
Të gjetur, të emëruar, të komanduar nga SKULPTORI VELIAJ.
Këto fakte dhe prova Erion Veliaj kërkon t’i shmangë me fjalinë se ai nuk është pronar i hotelit në Durrës.
Po, Erion Veliaj nuk është djali i Ahmadinexhadit, është e vërtetë, ashtu sikundër nuk është me letra pronar i hotelit, por një është e vërteta e madhe:
Erion Veliaj është kryetari i drejtorëve hajdutë të arrestuar nga SPAK-u. Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Erion Veliaj është administratori i kryeqytetit, njeriu që administron, që emëron, që shkarkon dhe që vlerëson punën e drejtorëve.
Ka audit, ka struktura, ndërkohë këta hajdutë që SPAK-u i ka pas prangave, Erion Veliaj i qarkullonte sa në një drejtori në një tjetër, nuk i kontrollonte, por i linte të lirë të abuzonin duke qenë në dijeni shumë herë në shumë raste për punën e tyre kriminale, për aktivitetin e tyre korruptiv.

Ndaj dhe Erion Veliaj ka përgjegjësinë e tij, jo thjesht dhe vetëm morale, siç pretendohet. Ai mund të mos jetë pronari i hotelit, por është drejtori, kryetari, menaxheri, emëruesi i përbashkët i të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, sepse është ai që i ka firmosur, i ka komanduar, kontrolluar dhe ka ndarë detyrat me ta.
Veliaj ka ndarë korrupsionin me ta, ka ndarë krimin me ta, sepse i ka mbrojtur publikisht, atë që SPAK-u e ka kapur tashmë sepse në Bashkinë e Tiranës gjithçka është zhvilluar brenda dyerve të institucionit dhe jashtë saj dhe Erion Veliaj ka qenë në dijeni në shumë raste.
Ndaj jemi përballë faktit se Erion Veliaj është skulptori jo piktori. Skulptori Veliaj ka ngritur një gradë më lart vjedhjen dhe korrupsionin me drejtorët e tij hajdutë../ CNA
After a court decision, the police implemented the ord...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Jorgo Goro's arrest generated very little media buzz. ...
SPAK announced on Saturday the arrest of the head of the M...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
In fact, this majority has something essential with SPAK, ...
Today, the head of SPAK, Altin Dumani, participated in...
One may be surprised by this title, why we call Erion Veli...
The opposition declared victory. After 5 months of bat...
In Shkodër, the head of SPAK, Altin Dumani, on January 25,...
A few days after a massive public debate, comments and ana...
If you want to see all the corners of human hypocrisy, you...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
One was the main slogan of Rilindasi and the Socialist...
For almost a year, Alfred Peza has been elected the he...
CNA yesterday brought a first article within a politic...
Today the Constitutional Court, according to informati...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Someone said that the arrival of Antony Blinken was a ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
The Special Court's appeal has upheld the 28-year prison s...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...