
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë me ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe me ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj, në arrati. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur për Saimir Tahirin, për Lefter Kokën, e kështu me radhë. Ai ka thënë se përgjegjësia është personale, por ka pasur një shprehje më të drejtpërdrejtë: kush ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas kurrizit të tij, do të mbajë përgjegjësi para ligjit.
Pra, drejtpërdrejt i shiti bashkëpunëtorët, i quajti të korruptuar dhe se ai nuk dinte gjë se vidhnin paratë e buxhetit të shtetit. Në fakt, kryeministri këtu duhet të kishte përgjegjësi morale dhe kaq ministra burgjeve dhe në arrati bashkëpunëtorët më të ngushtë, do të kishte dhënë dorëheqjen, do të kishte bërë zgjedhje të parakohshme, qoftë dhe moralisht, por politika në Shqipëri moral nuk ka.
Erion Veliaj, në fakt, ka një ndryshim thelbësor nga Edi Rama. Rama, që në momentin e parë, përgjegjësinë e ka quajtur personale, është distancuar nga të tijtë. Ndërsa Erion Veliaj ka bërë të kundërtën. E para, i shet drejtorët, pasi i mbron fort në SPAK, pasi përpiqet të tregojë se ai ka kontroll mbi këtë institucion, ka prokurorë, bashkëpunëtorë, që e informojnë dhe të tjera si këto.
Pasi u hedhin prangat drejtorëve thotë se janë ish-drejtorë. Në fakt, të gjithë ata të arrestuarit dje dhe ata të arrestuarit në dhjetor kanë qenë drejtorë në detyrë, përjashto zotin Redi Molla, i cili kishte ikur në muajin shtator. Por, Erion Veliaj, ndryshe nga Rama, i cili thotë dardha dhe kumbulla pas shpine, mesa duket ha fiq në tavolinë me drejtorët e tij.
Erion Veliaj, ashtu si dhe Rama, është në dijeni, por nëse kryeministri thotë se ia bëjnë pas shpine, Erion Veliaj e pranon publikisht se fiqtë i ka ndarë bashkë në tavolinë.
Këtë e bën duke mbrojtur drejtorët, këtë bën duke tentuar të nxjerrë Taulant Tushën nga burgu, në takime me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, si e si ta çlirojë nga akuza drejtorin e rëndësishëm, që në fakt, tashmë jo një, por dy akuza.
Një akuzë e dytë pritet edhe për Mariglen Qaton, i cili është nën hetim edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë për çështjen e dherave.
Po kështu edhe disa drejtorë të tjerë të Erion Veliajt janë në akuzë.
Pra, Veliajt ia hanë fiqtë në tavolinë në sytë e tij, ose ua servir ai fiqtë bashkëpunëtorëve të ngushtë. Ndërsa kryeministrit tonë ia hanë dardhat dhe kumbullat prapa krahëve.

Shumë fruta kanë qejf zyrtarët rilindës dhe 99-çat, sa në qeveri, aq dhe në Bashkinë e Tiranës, por ajo që është më e rëndësishme edhe fakti se fiqtë prishen shpejt dhe sidomos mbledhin miza shumë, ku i mban në tavolinë dhe aty pështyn. Kështu ka ndodhur edhe me këta të ushqyerit me fiqtë e Erion Veliajt./CNA
Jorgo Goro's arrest generated very little media buzz. ...
SPAK announced on Saturday the arrest of the head of the M...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
In fact, this majority has something essential with SPAK, ...
Today, the head of SPAK, Altin Dumani, participated in...
One may be surprised by this title, why we call Erion Veli...
The opposition declared victory. After 5 months of bat...
In Shkodër, the head of SPAK, Altin Dumani, on January 25,...
A few days after a massive public debate, comments and ana...
If you want to see all the corners of human hypocrisy, you...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
One was the main slogan of Rilindasi and the Socialist...
For almost a year, Alfred Peza has been elected the he...
CNA yesterday brought a first article within a politic...
Today the Constitutional Court, according to informati...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Someone said that the arrival of Antony Blinken was a ...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
The visit of Antony Blinken, the American Secretary of...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
The Special Court's appeal has upheld the 28-year prison s...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...