Mesazhet e reporteres për Shqipërinë në PE
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isa...

Drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu theksoi se gjatë hetimeve nga SPAK-u për kompanianë "5D KONSTRUKSION", janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata, të cilat kanë hapur "Kutinë e Pandorës".
Këlliçi theksoi se nga sekuestrimet është zbardhur skema se si vartësit e Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me charter-ë të tyre nga vendet fqinje.
"Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special, Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?", shprehet Këlliçi.
Ai nënvizoi më tej se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkinë e Tiranës.
Deklarata e plotë:
U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze "5D KONSTRUKSION".
Kompania e vartësve të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato.
Kompania "5D KONSTRUKSION" ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.
Gjatë hetimeve, të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata, të cilat kanë hapur "Kutinë e Pandorës".
Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema se si këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike, si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me charter-ë të tyre nga vendet fqinje.
Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacenuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?
Mbase përgjigjen do ta gjejmë te kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend.
Pra sot, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.
Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosë më dosjen e kompanisë "5D" dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, së bashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.
Vetëm një drejtësi pa regji është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë.
Vetëm një drejtësi, e cila nuk ka dy standarde e nuk burgos pa asnjë provë apo akuzë kryetarin e opozitës, por çon përpara drejtësisë bazuar mbi fakte dhe dokumente të pakontestueshme hajdutët në qeveri e bashki, është ilaçi i duhur për këtë situatë kritike me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve publike në vend./CNA
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isa...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Taula...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizimit, Mire...
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, nga qelia, në ...
Jorgo Goro jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit të ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuç...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zhv...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza n...
Drejtuesi i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi...
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, i ka kthyer ...
Ditën e enjte në Komisionin e Ligjeve pritet të konstituoh...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Kombëtare për Ar...
Të martën, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli ...
Pas dhënies së dorëheqjes nga detyra si kreu i Partisë...
Jep dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike në Korçë, De...
Pas rikthimit të normalitetit në punimet e Kuvendit, o...
Në 29 mars pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit B...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...