Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Pas rikthimit të normalitetit në punimet e Kuvendit, opozita kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e harruar në sirtarët e Kuvendit prej më shumë se një viti.
Ish-ministrja Olta Xhaçka u akuzua nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, e cila ndalon qartësisht që një deputet të përfitojë nga të mirat publike, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjik' dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.
Por, mazhoranca, pasi refuzoi, fillimisht me votë, të çonte mandatin e deputetes socialiste në Kushtetuese, po zvarrit prej më shumë se një viti zbatimin e vendimit të kësaj gjykate.
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kjo është një “mbrojtje politike” që po i ofrohet deputetes së partisë në pushtet nga Kuvendi.
Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhrin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.
“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështjeje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën.
Sipas tij, Kuvendi, duke mos zbatuar këtë vendim, po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik te Gjykata Kushtetuese.
“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK-u, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara…” - vijon më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.
Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja, duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së, rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.
Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.
Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.
Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin. Pasi u justifikua në vjeshtë me agjendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj i tha BIRN-it se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.
Pas një marrëveshjeje të arritur mes PS-së dhe grupimit politik që përfaqëson Bardhi këtë muaj, opozita i është rikthyer jetës parlamentare të rregullt./ Reporter.al
Në 29 mars pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit B...
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri...
Sekretari i departamentit juridik në PD, Çlirim Gjata,...
Analisti Andi Bushati nuk është përmbajtur ndaj SPAK-u...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në tubim...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muç...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht nënkr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është bojkotuar s...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ë...
Vijojnë debatet në Komisonin Hetimor për Shëndetësinë....
Konstituohet Komisioni i Posaçëm hetimor për dy konces...
Nis me debate mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për S...
Një analist grek ka bërë një shkrim për gazetën greke ...
Procesi i numërimit të votave edhe në degën e PD-së së...
Në degën e PD-së së Bulqizës është mbyllur numërimi i ...
PD ka mbajtur zgjedhje këtë të diel në degët pa drejtu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri dekl...
Partia Demokratike protestoi për 5 muaj në Kuvend, duk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...