LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto lajm/ Skandali, Irfani Hysenbelliu bllokon plazhin me beton

2022-08-15 11:34:00, Denoncim CNA

Foto lajm/ Skandali, Irfani Hysenbelliu bllokon plazhin me beton

Irfan Hysenbelliu binesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi, njeriu i cili sulmon institucionet që i kërkojnë të paguajë taksat, institucionet që e kapin me mijëra euro evazion fiskal, ka zaptuar dhe bllokuar pronën publike.

As më pak e as më shumë, por rërën dhe detin, brendësinë e tij.

Blloqe të tëra betoni janë futur në det, ndërsa Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, duket se nuk arrin deri aty.

Ndërkohë që procedohen dhe hetohen qytetarë në fshatra më të thellë të vendit, për një gardh, a për një çati, betoni i Hysenbelliut nuk preket.

Foto lajm/ Skandali, Irfani Hysenbelliu bllokon plazhin me beton

Rilindja të fut në burg për një tjegull, por Hysenbelliu ngre mure betoni në rërë dhe nuk preket.

Foto lajm/ Skandali, Irfani Hysenbelliu bllokon plazhin me beton

CNA.al e ka denoncuar më herët, kur erdhën në pushtet socialistët, të cilët pas tetë vitesh e kuptuan që Hysenbelliu nuk paguan taksa.

Për taksat është kallëzuar në Prokurori dhe po kërkojnë t’ja marrin, po plazhi kur do të lirohet?

Ashtu si në çdo bregdet të botës, bregu i detiti duhet të jetë rrugë kalimi për qytetarët dhe jo të bllokohet  me betone, si “tokë e zanun”./CNA.al

Lajmet e fundit nga