web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve

15 Nëntor 2022, 16:00, Aktualitet CNA
Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve
Lulzim Basha (Foto montazh)

Kauza e inceneratorëve është një nga çështjet më të mëdha mediatike, ndoshta jo thjeshtë e kësaj dekade, por e 30 viteve demokraci.

Një nga aferat më të mëdha korruptive, ku përllogaritjet shkojnë në disa qindra miliona euro. Dikush thotë se është 430 milionë euro për 30 vjet.

Në fakt thjeshtë dhe kaq janë vetëm letrat, pasi shuma e parave të gjeneruara është shumë herë më tepër, pa folur këtu për dy inceneratorët në Fier dhe në Elbasan që janë rreth 50 milionë euro, të paguara nga qeveria shqiptare këto pa TVSH, pasi vlera totale shkon rreth 60 afërsisht.

Pra bëhet fjalë për më shumë se 500 milionë euro në letra, se realisht pretendohet që mund të jetë dyfishi vlera e tyre.

Por, këto shuma parash do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre politikë.

Dikush akuzon qeverinë, gishti drejtohet nga kryeministri, pa asnjë diskutim përgjegjësia e parë është e tij, sepse kryeministri nuk mund të mos dijë se ç’ndodh me buxhetin, me paratë e taksapaguesve dhe çfarë kontratash firmosen nga ministrat, apo çfarë vendimesh kalohen në mbledhjet e qeverisë.

Por së dyti turpësisht në këtë skemë është përfshirë dhe Lulzim Basha, ish-kreu i PD-së. Njeriu që heshti për vite e vite me radhë për aferën e inceneratorëve, kur sporadikisht fliste Jorida Tabaku apo Abi Malltezi, Lulzim Basha heshti.

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve

U kujtua të fliste në shtator të 2020-ës, foli disa ditë dhe më pas heshti.

Më tej për të qëndruar në treg në fund të vitit të shkuar dhe në janar të këtij viti, tentoi të bënte një komision hetimor, i cili në fakt ishte një dështim spektakolar pasi nuk i shkoi në thelb dhe nuk zbuloi asgjë.

Së fundmi skema duket e qartë, Lulzim Basha mund të quhet “përfaqësues politik” i inceneratorëve dhe për këtë ka prova të tjera.

Jo për faktin sepse heshti, jo për faktin sepse ngriti me vonëse një Komision Hetimor, jo për faktin se u akuzua se foli kur nuk duhej të fliste dhe më pas dikush i mbylli gojën, jo sepse ka ortakëri me Edi Ramën e të tjera si këto, por për një arsye shumë të thjeshtë, sepse njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtorë kryesorë të inceneratorëve, Lulzim Basha po i suporton dhe po i mbështet publikisht.

I pari është Gert Bogdani, njeriu që është fotografuar në Zimbabve në krah të Mirel Mërtirit dhe një ministri të arrestuar. Bogdani se ka thënë kurrë të vërtetën.

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve
Gert Bogdani me Mirel Mërtirin në Zimbabve

Në fakt lidhjet vijnë nëpërmjet organizatave rinore të të djathtëve në botë, ku Bogdani ka qenë edhe drejtues dhe për këtë arsye ka udhëtuar bashkë me Mirel Mërtirin në Zimbabve, për të ushtruar ndikimin e tij dhe lidhjet politike për biznes, për t’i përdorur ato për persona të tretë, siç është rasti i kompanive të inceneratorëve që ka shkuar në Afrikë.

Gert Bogadani është aktualisht në “Primare” dhe në “Primaret” e PD-së deklaron se ka konsensusin e të gjitha palëve.

Basha nuk është kundër tij, për më tepër ai u shpall kandidat kur Basha ishte në krye të PD-së.

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve

Vitin e kaluar Gert Bogdani shpalli veten kandidat zyrtarisht (ende) ditë para se Lulzim Basha të përjashtonte Sali Berishën dhe në PD të plaste konflikti. Bogdani e kishte nxjerrë emrin zyrtarisht dhe Basha po e mbështeste si një rival të mundshëm përballë Erion Veliajt.

CNA.al gjithmonë e ka quajtur kandidatin e inceneratorëve, njeriun që shkon me Mirel Mërtirin në Afrikë, ndërkohë që kompanitë e lidhura me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Holandën e tjera si këto, paguhen nga Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj dhe nga  qeveria shqiptare me një transfertë vjetore 10 milionë dollarë, pa folur për milionat e dollarëve që vijnë nga hedhjet e dherave, përpunimi e të tjera si këto.

 

Pra, Gerti shkon me Mirelin në Afrikë, kompanitë e Mirelit ku ai është përfaqësues apo shfaqet si negociator, paguhen nga Erion Veliaj, dhe në garë do kemi Erionin që paguan Mirelin dhe kompanitë e tij dhe Gertin që shkon në Afrikë me Mirelin në shërbim të kompanive të tij, kuptohet i mbështetur nga Lulzim Basha, si kandidat i tij brenda Partisë Demokratike.

Luli po tenton që të përçajë, apo të vendosë emra në Primaret e Berishës, gjithsesi për t’i përdorur këto më pas për përplasje, apo për të nxitur konflikte, apo degraduar në garë.

Gert Bogdani është kandidati i Lulzim Bashës politikisht dhe i Mirel Mërtirit përballë Erion Veliajt. Prandaj dhe Lulzim Basha qartësisht është thjeshtë dhe vetëm një përfaqësues politik i inceneratorit, në rastin e Bogdanit.

Por ka dhe një rast tjetër, ky është rasti i Ledio Brahos. Një jurist i ri me një studio ligjore.

CNA.al e ka nxjerrë me dokumente se është paguar nga kompanitë e inceneratorëve, pikërisht nga inceneratori i Tiranës, nga kompania “Integrated Energy BVSVP”, e cila ka ardhur në Shqipëri si “Integrated Energy” dhe më pas në Holandë pas nxjerrjes së shumë dokumenteve është bërë “Geogenix”.

CNA.al ka nxjerrë shumë dokumente se si në emër të kësaj kompanie Mirel Mërtiri firmos për Bagdadin, apo e fut veten negociator në grupet që do shkojnë në Afrikë e kështu me radhë.

Pra kjo kompani ka paguar Ledio Brahon për konsulencën ligjore.

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve

Lulzim Basha është njeriu që po mbështet Ledion Brahon për të vendosur Avokat të Popullit. Pra do kemi Avokat të Popullit shqiptar, avokatin që kanë pasur inceneratorët si konsulentë.

Pra Lulzim Basha mbështet njeriun që ka konsultuar inceneratorët. Pra nga njëra anë Luli thotë se i lufton inceneratorët, korrupsionin aferët e shekullit, Komisioni Hetimor heshti, e të tjera si këto.

Por nga ana tjetër nxjerr një kandidat në garën e “Primareve”, njeriun që shihet në krahun e majtë të Mirel Mërtirit në foto, që është Gert Bogdani, dhe nga ana tjetër suporton për Avokat të Popullit, Ledio Brahon, i cili është një nga studioja ligjore që ka dhënë konsulencë për inceneratorët.

Lulzim Basha, si përfaqësues politik i inceneratorëve
Ledio Braho

Çfarë duhet më shumë për të qenë një përfaqësues politik i inceneratorëve, përballë publikut shqiptar? Çfarë duhet më shumë për të qenë përfaqësues politik i inceneratorëve në parlamentin shqiptar?

Nuk ka nevojë të kenë vetëm qeverinë apo ata që firmosin kontrata, ministrat apo sekretarët e përgjithshëm që janë burgjeve, ata që pritet të shkojnë për të dhënë llogari përpara ligjit, sepse një nga emrat që qartësisht tashmë mund të quhet përfaqësues politik i inceneratorëve, në një koncept të qartë politik, është Lulzim Basha, që kërkon të vendosë Avokat të Popullit, Ledio Brahon, i paguar nga inceneratorët dhe duke përdorur Gert Bogdanin po që ka qenë në Zimbabve për inceneratorët.

Bogdani duhet të tregojë a ka pasur apo s’ka pasur faturë, cila është pagesa që ka marrë nga Mirel Mërtiri për ta shoqëruar në Zimbabve.

Këta dy persona janë ata që sot suporton Lulzim Basha, që i mbështet në tregun politik shqiptar në parlament njërin dhe brenda Partisë Demokratike tjetrin.

Tashmë publikisht Lulzim Bashën e kemi përfaqësuesin e inceneratorëve me të paguarit e tyre dhe të përdorurit prej tyre për interesa biznesi me qeverinë, për interesa biznesi në vende të treta dhe që Luli si një “burrë i ndershëm” tashmë i mbështet këta emra politikisht dhe publikisht./CNA.al





Lajmet e fundit nga