Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

A është vërtet diplomacia vazhdimi i luftës me mjete të tjera? Apo në vend të kësaj është një mënyrë për ta shmangur atë, ose së paku për t’i dhënë fund kur nuk ishte e mundur që të shmangej? Në ditët në vijim do të kemi elementë të rinj për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, dhe kjo për shkak të një sërë ngjarjesh të rëndësishme ndërkombëtare.
Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës gati 9 muaj më parë, udhëheqësit e ekonomive kryesore të botës do të mblidhen në fillim të javës së ardhshme për samitin e G20 që do të mbahet në Bali të Indonezi. Të gjithë liderët e rëndësishëm botërorë do të jenë aty, përveç njërit: Vladimir Putin.
Ky i fundit ka zgjedhur politikën e “karriges bosh”, dhe do të përfaqësohet nga një njeri shumë besnik ndaj tij, Ministri i Jashtëm. Nga ana tjetër, të pranishëm në samit do të jenë presidenti amerikan Xho Bajden, udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe liderë evropianë si Emanuel Makron, Olaf Sholc dhe Xhorxhia Meloni, si dhe ata nga vendet e tjera të mëdha dhe në zhvillim si India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Disa vende të përfaqësuara, duke filluar nga ato perëndimore, janë rreshtuar përkrah Ukrainës. Të tjerët, si Kina, mbështesin politikisht Rusinë. Dhe disa të tjerë janë pozicionuar në një “mosangazhim” të sikletshëm. Samiti i Balit do të jetë rasti i parë që pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë, ku liderët botërorë do të kenë mundësinë që të takohen. Duke bojkotuar samitin, Vladimir Putin rrezikon të mbetet i izoluar dhe t’ia lërë fushën armiqve të tij.
Historia ballë për ballë
Siç e konfirmuan të enjten Pekini dhe Uashingtoni, momenti kulmor i samitit do të jetë takimi i planifikuar për më 14 nëntor ndërmjet Bajden dhe Xi, dy rivalëve më të mëdhenj të shekullit XXI. Krerët e qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e kanë njohur njëri-tjetrin që nga koha kur ishin zëvendëspresidentët e vendeve të tyre përkatëse.
Por ata nuk janë takuar kurrë personalisht që nga zgjedhja e Bajdenit si president dy vjet më parë. Ky është një moment i rëndësishëm, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të përkeqësohen. Muajin e kaluar, Bajden mori disa vendime në lidhje me industrinë e gjysmëpërçuesve (me një rëndësi të madhe strategjike), të cilat përbëjnë në fakt një deklaratë lufte teknologjike kundër Kinës. Pekini nuk ka reaguar ende, por goditja ndaj kapacitetit të Kinës për inovacion ka qenë e rëndë.
Fakti që diçka po lëviz midis vendeve të G20-ës është tashmë një shenjë pozitive
Rusia përfaqëson një element që e rëndon akoma më shumë këtë marrëdhënieje gjithnjë e më kontradiktore. Në fakt, Kina është e ndarë midis mbështetjes politike për projektin që synon të ndryshojë rendin aktual global të udhëhequr nga Perëndimi, dhe shpresës për të mos u bërë një viktimë anësore e dështimit rus në Ukrainë.
Ndër çështjet që nxisin tensionin mes dy vendeve, Rusia zë një vend të spikatur. Takimet e planifikuara nuk do të kenë një ndikim të menjëhershëm mbi luftën në Ukrainë, edhe sepse askush nuk ka ndërmend të negociojë në vend të Rusisë dhe Ukrainës, presidentët e të cilave do të flasin vetëm me video-konferencë.
Por fakti që diçka më në fund po lëviz mes vendeve të G20-ës, është tashmë një shenjë pozitive. Sigurisht, klima ndërkombëtare nuk është aspak inkurajuese, siç dëshmohet nga fakti se më 9 nëntor Emanuel Macron iu drejtua ushtarakëve në Tulon duke folur për “përballjen e madhe gjeopolitike të së nesërmes”.
Ndërkohë, në Pekin, Xi Jinping u shfaq i veshur me një kostum kamuflazhi ushtarak duke i kërkuar Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste të Kinës që të jetë “besnik dhe efektiv në planifikimin e luftës” dhe të tregojë “guximin për të fituar”.
Por çfarë mund të bëjë diplomacia përballë “logjikës së luftës”? Këtë do ta zbulojmë gjatë samiti të G20-ës, por edhe gjatë dy samiteve të tjera të planifikuara po në Azi. Presidenti Bajden do të shkojë fillimisht në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, për të marrë pjesë në samitin e ASEAN, grupi i vendeve të Azisë Jugore, dhe më pas në Bangkok të Tajlandës për të biseduar me APEC, grupimi i vendeve të Azi-Paqësorit. Nuk duhet të presim ndonjë mrekulli, por ka kohë që liderët botërorë nuk kanë biseduar kokë më kokë me njëri-tjetrin. Ndaj këto samite janë tashmë diçka.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fort...
Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta, du...
Sipas raportit të publikuar sot, më shumë se 22,300 mi...
Kryetari Ilir Meta ka marrë në mbrojtje deputeten Moni...
Sonte, Grida Duma do të shfaqet në televizion jo më si...
Njeriu hije i inceneratorëve, i quajtur si truri i tyr...
Deputeti Agron Shehaj ka folur për aferën e Portit të ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për ...
Betonizimi i Tiranës me ndërtesat ngjitur me njëra-tje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, me zë dhe figurë denoncoi Lulz...
Monika Kryemadhi, deputete e LSI-së, i është rikthyer sëri...
Kryeministri Edi Rama pas nënshkrimit të 21 marrëveshjeve ...
Prokurorja e Elbasanit, Edlira Bako, ditën e sotme është k...
Në përfundim të mbledhjes mes dy qeverive, u mbajt edhe ce...
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi...
Shijak/Informacion paraprak: Rreth orës 10:15, në Lagjen ...
Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez për të mbërr...
“Kemi parë rezultate nga marrëveshjet e 'Ballkanit të Hapu...
Në Shkup, ku po mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeveri...
Fiqiri Dani emërohet shef i Komisariatit të Policisë P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...