
Ervin Salianji lulëzoi nën hijen e Luli Bashës. Luli Basha i hapi zonën në të cilën të mund të mbillte e shinte sipas qejfit “Babalja” i ardhshëm, zonën ku Salianji mund të premtonte të vendoste në lista të sigurta dhe ku mund të gjente edhe kokëbosha që e doravisnin për premtimet.

Shoqëria e Gridës me Salianjin nisi në ato kohë. Prezenca e Gridës i rriste çmimet në çdo kuptim. Si servil i Bashës dhe i gjithë të tjerëve, Salianji nuk ia bënte fjalën dysh asnjërit. Por vështirë se dikush mund ta merrte seriozisht Salianjin, ndaj për t'u shfaqur si shpëtimtari i partisë, ai mendoi dhe thuri skenarin "Babale". Ai skenar për nga karagjozllëku do ia kalonte skenarit "Brisilda". Në skenarin "Griselda", Partia Socialiste u bë viktimë budallaqe e një femre te mjerë, falë edhe protagonizmit të sëmurë të Lali Erit.
Kurse në skenarin "Babale" turpi u stis, u zbatua, u regjistrua, u shpërnda dhe u publikua nga aktorë me veshje politikani si Salianji dhe jo vetëm. Ai skenar turpi mban edhe sot vulën e PD-së si producente. Ai skenar turpi ka bërë që Salianji të jetë sot i dënuar me burg nga një gjykatë fakti dhe që energji opozitare të vazhdojnë të shkarkohen dhe harxhohen dyerve të gjykatave, në mbështetje të një mashtruesi ordiner.
Ai gjyq dhe halle të tjera miqësuan Salianjin me avokatin që duket se gjysmën e punës e ka duke u marrë me Salianjin.
Sa me gjatë të shkojnë gjyqet aq me shume duhen paguar avokatët. Por Salianji mendoi forma te tjera pagese për avokatin e tij. Ne kohën kur rrinte si servil i bindur i Lulit, vuri grupin e PD ta propozonte si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pagesat avokati do i merrte nga shteti. Ndaj dhe Gjyqi mund të zgjaste sa te kishin qejf secili me rradhe, gjyqtaret, prokuroret dhe avokatët e tufës se aktorëve të filmit televiziv "Babalja". Parlamenti me vendim miratoi rrogë shteti për avokatin e Salianjit, si formë pagese për shërbimet që Salianji nuk i paguante vetë ndaj avokatit.

Për ta verifikuar kaq gjë mjaftojnë deklaratet e pasurisë së Salianjit. Atje në zërin "shpenzime" duhet të jenë (nëse janë) pagesat për avokatinë e bërë nga Ledio Braho si shërbim për Salianjin.
Por meqë oreksi vjen duke ngrënë dhe (larg qoftë) burgu ka nevojë për avokat, Salianji vendosi që avokati i vet duhet të bëhej avokat populli. Dhe për këtë përdori PD-në e vulës që t’i përcillte Parlamentit emrin e avokatit të vet si kandidaturë luajale me PD-në. Kuvendi do miratojë rrogë të re për të shlyer shërbimet e avokatisë ndaj Ervin Salianjit.
Të nesërmen Salianji kishte mbaruar punë me tufën pa kokë e pa këmbë që shtrëngon radhët herë pas here në ndonjë kafene të Tiranës.

Të nesërmen Salianji do të brohoriste aleancën Berisha - Meta, e deklaruar si e papranueshme për grupin që i "zgjodhi" avokatin për Avokat Populli.
"Faktorët e opozitës duhet të jenë të bashkuar për zgjedhjet vendore, për më tepër për të pasur një koalicion të madh opozitar që asnjë votë të mos shpërdorohet. Koalicion që ka funksion deri më tani, të paktën në qëndrime publike. Tani i takon pjesës brenda PD-së për të bërë gjithçka që është mundur për të pasur një kandidat zyrtar të opozitës së bashkuar të përbashkët përballë qeverisë”, tha Salianji.
Alibeaj dhe tufa e grupit pa kokë e këmbë tani duhet të ndjekin Salianjin si prijës.
“Duke qenë se në PD ka një klimë mosbesimi mes palëve duhej të bënin komisione të përbashkëta për menaxhimin e procesit për të pasur mundësinë e regjistrimit të listave të sakta. Duke pasur një proces ku palët kontrollojnë njëra tjetrën do ishte proces i besueshëm dhe që nuk do linte arsye për dyshim, çdo proces zgjedhor ka pasur kontestime për listën e anëtarësisë që ka votuar. Kjo do ishte rruga e duhur për të arritur me një kandidat që do ishte i pranuar për secilën palë”, u shpreh Salianji.
Salianji tani është mbi palët.
Dhe të jesh mbi palët për Salianjin do të thotë që pasi mbaron punë me PD-në e vulës, hallet e mbetura me gjykatat duhet të t’i zgjidhë PD-ja e Foltores. Avokati nuk është gjithshka. Atij rrogën do ia paguajë shteti. Por prezenca e deputetëve në dyert e gjykatave duhet sa më e madhe.
Dhe grupimet e opozitës në Parlanent tashmë kanë dhënë prova që nuk ka ideal që i bashkon dot më. Ndaj nuk bën habi që i bashkon Salianji./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryet...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me rri...
Kryeministri Edi Rama ka folur për samitin e BE-së me ...
Kryeministri Edi Rama foli për çmimin e energjisë elek...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Komisioni i Sigurisë ka vijuar me tensione, mes depuetit t...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpalluar kandidaturë...
Sekretari i Përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Nde...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i PL-së, firmosën sot...
Zgjedhjet e 14 majit, në kampin opozitar janë paraprirë me...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët për nd...
Belind Këlliçi do të garojë në primare si kandidat për Bas...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kreu i Parti...
Ilir Meta, kreu i PL-së, është shprehur entuziast pas firm...
Pas firmosjes së marrëveshjes me kreun e PL-së, Ilir Meta,...
Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë krah për krah në zgj...
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë firmosur sot marrëveshjen ...
Ashtu siç kishin njoftuar, PD dhe PL do të nënshkruajnë ma...
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...