Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Dosja e inceneratorëve ka hyrë në një fazë të thellë hetimesh. Pas shumë konfirmimesh të dokumenteve të ardhura nga Holanda, Malta, Bullgaria e të tjerë, dosja e inceneratorëve tani është më e qartë. Prokurorët njohin rolin e politikës, individët e përfshirë, korrupsionin me medat, shërbimet e tyre etj.
Sot, personi i radhës i pyetur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, është thirrur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, shumë subjekte bashkëpunëtore të kompanisë koncesionare Integrated Energy BV SPV. (LEXO KETU)
Gjithashtu nga CNA mësohet se janë thirrur dhe pronarë mediash siç është rasti i Vjollca Hoxhës, e cila figuron të jetë ortake dhe ka firmosur marrëveshje ekonomike me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, pra njerëzit e inceneratorëve. (LEXO KETU)
Prokurorët e SPAK-ut duhet të thërrasin dhe këtë personazh tjetër të botës së medias që prej disa vitesh ka marrë drejtimin e Top Channel.
Në gati më shumë se dy vite Vjollca Hoxha e ka dorëzuar drejtimin e Top Channel dhe televizioni është marrë në menaxhim nga Lorela Hoxha, vajza e madhe e Vjollcës.

Por, faktet tregojnë se edhe gjatë kohës që ka qenë Lorela Hoxha në drejtimin e Top Channel, njerëzit e kompanisë së inceneratorëve kanë vazhduar të paguajnë Top Channel.
CNA ka treguar me dy fatura, (LEXO KETU) sipas të cilave tregohet që Top Channel për një periudhë të gjatë kohe edhe gjatë kohës që drejtohej nga Lorela Hoxha ka vazhduar të zhvillojë propagandën e inceneratorëve.

Ka sulmuar prokurorë të caktuar të SPAK-ut, për disa është heshtur duke ngritur edhe alibinë se e kishin nën kontrroll, dhe nga ana tjetër gjatë kësaj kohe janë kthyer 100% të aksioneve Vjollca Hoxhës dhe Lorela Hoxhës te kompania Valtelina Caffe, e cila sipas një kontrate ishte blerë 2.2 milionë euro nga një kompani në Bullgari e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në mazhorancë aksionesh.
Vjollca Hoxha mund të ketë firmosur më parë por edhe më tej pas largimit të saj nga administrimi i Top Channel ky televizion ka vazhduar marrëveshjen me Mirel Mërtirin.
Njerëzit e tij u larguan përkohësisht dhe janë rikthyer në këtë televizion duke vazhduar të mbajnë poste mjaft të rëndësishme dhe të krijojnë diversione, të krijojnë alibira, të pavërteta e të tjerë duke i shërbyer njerëzve të inceneratorëve dhe sidomos për të mbrojtur në mënyrë të veçantë Mirel Mërtirin.

Ky i fundit është truri i inceneratorëve, është dhe njeriu kryesor që fshihet pas aferës dhe bashkëpunimit me polkitikanët shqiptarë, është njeriu që ndërtoi skemën.
Mërtiri kërkon të humbë gjurmët e tij dhe për këtë ka përdorur mediat, disa kanë përfituar miliona euro, për të propaganduar, sulmuar akuzuar këdo që nxirte fakte e prova për inceneratorët.
Janë paguar shumë nga televizionet kryesore përfshirë këtu Report TV, News 24, portale, por më kryesori, më aktivi, i cili ka qenë dhe kundër prokurorëve hapur, duke i sulmuar prokurorët e SPAK-ut, duke i sulmuar dhe duke tentuar që të ushtrojë presion dhe shantazh ndaj tyre që të ndalohet çështja e hetimit të inceneratorëve në mënyrë totalisht kriminale është Top Channel, nën drejtimin e Vjolla dhe më pas të Lorela Hoxhës.
Ky televizion gjatë aferës, gjatë firmosjes së saj dhe më tej gjatë plasjes së skandalit është drejtuar fillimisht nga Vjollca Hoxha dhe tashmë prej disa vitesh drejtohet nga Lorela Hoxha, e cila është një person kyç që ka jo pak dijeni në lidhje se si Mirel Mërtiri funksiononte me mediat, si i paguante paratë dhe pse kishte një marrëdhenie të ngushtë me Top Channel. Ka pasur edhe aludime se Lorela është takuar në Vjenë me mërtirin me ndërmjetësinë e një prej pjestarëqve të stafit të saj që vetë e kanë akuzuar për gjobaxhi. Ky fundit person të cilit SPAK po i vlerëson rolin e tij në aferë.
Me thirrjen e Lorela Hoxhës, SPAK-u do të kuptojë më shumë se si ka funksionuar afera dhe e vërteta e sulmeve ndaj tyre dhe ku kanë shkuar vërtet shuma të majme parash, ku Top Channel është një nga përfituesit kryesorë, për të mos thënë më i madhi dhe kryesori i përfitimit të këtyre shumave.
Afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet pa ndëshkimin e të gjithë përfituesve ku media ishte po aq e korruptuar sa politika./ CNA
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një prononcim...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për meg...
Një akt i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme gjatë një ...
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka dalë nga am...
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në bur...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kr...
Nën masa të forta sigurie, 23-vjeçari Azgan Mërnica, a...
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, paraq...
Pas dëshmisë së dhënë në SPAK, ku dha llogari para pro...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaç...
SPAK-u ka lëshuar masë sigurie edhe për Xhevi Ndokën, ...
Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës ndodhen në burg, ...
Zbulohen emra të rinj të përfshirë në urdhër-arrestet e SP...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar qytetarët ...
Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. ...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaç...
Në disa shkolla të Tiranës, por edhe në Korçë, ka pasur al...
Që prej orëve të para të mëngjesit vijon aksioni i pol...
Sot shënohen 4 vite nga shembja e godinës së Teatrit Kombë...
Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia, FNSH dhe ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...