web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Vrasësi i policit në Fier, me antiplumb në gjykatë

17 Maj 2024, 14:40, Aktualitet CNA
FOTO/ Vrasësi i policit në Fier, me antiplumb në gjykatë
Azgan Mërnica me antiplumb në SPAK

Nën masa të forta sigurie, 23-vjeçari Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia, doli sot në Gjykatën e Fierit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Efektivi u qëllua me armë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për në punë, por është përfshirë në një debat me Azgan Mërnicën, për lëvizjet e makinave. 

Gjatë debatit, 23-vjeçari ka nxjerrë pistoletën që mbante me vete dhe me një plumb të vetëm në kokë e ka lënë të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit.

Para autoriteteve i riu tha se gjithçka ka qenë momentale.

Ai ka treguar para prokurorëve se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Novruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar. 

I riu tha se më tej, pasi ka parë që polici ka afruar dorën tek arma e shërbimit, ka menduar se do ta vriste efektivi i pari. Në këto momente ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar./CNA 

FOTO/ Vrasësi i policit në Fier, me antiplumb në gjykatë





Lajmet e fundit nga