web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngushtohet laku për Aldor Ninin e “Acromax”/ Prokuroria paraqet prova të reja komprometuese

16 Prill 2025, 10:39, Acromax / Aldor Nini CNA
Ngushtohet laku për Aldor Ninin e “Acromax”/ Prokuroria paraqet
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Në Gjykatën Penale, një ditë më parë është zhvilluar gjyqi me të pandehur shtetasin Aldor Nini, njeriun kryesor dhe administratorin e kompanisë “Acromax”.

Aldor Nini i “Acromax” është personi që u arrestua në datën 4 korrik të vitit 2023, pasi ish-bashkëjetuesja me iniciale Sara B., e denoncoi për përndjekje dhe dhunë.

Ai u mbajt në burg nga policia, pasi i publikoi video ish-bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj. Më 7 korrik të 2023-shit, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Aldor Ninin, deri në depozitimin e garancisë pasurore.

Dje ka qenë një seancë vendimtare, pasi prokuroria ka paraqitur prova të reja duke e vendosur me shpatulla pas murit Aldor Ninin e "Acromax".

Prokuroria ka mundur të sigurojë materiale të tjera komprometuese që provojnë se Aldor Nini i “Acromax” përndoqi ish-të fejuarën e tij Sara B.

Pas shumë materialeve dhe provave në lidhje me rrjetet sociale të hapura në bashkëpunim me persona të tjerë, por edhe sulmet me publikime materialesh intime, të cilat ndodheshin vetëm në telefonin e Aldor Ninit të “Acromax”, tashmë kanë dalë prova të reja që komprometojnë rëndë pozicionin e njeriut që drejton kompaninë e “Acromax”, i cili në fakt është arrestuar nga policia si përndjekës dhe është një armik i fjalës së lirë në Shqipëri./ CNA

 





Lajmet e fundit nga