Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Të jesh në opozitë është një zgjedhje, por që palët politike të ofrojnë opozitën e duhur është një detyrim ndaj qytetarëve dhe shqiptarëve për të qenë një alternativë e besueshme dhe jo vetëm kaq.
Për të qenë përballë qeverisë dhe për tu përplasur në beteja me të, për vendin dhe si gardian i interesave të qytetarëve dhe denoncimit apo të ndalimit të gabimimeve të qeverisë duhet të jetë opozita.

Ne në Shqipëri nuk e kemi opozitën që duhet. Ne nuk e kemi opozitën që u shërben qytetarëve. Sa për qeverinë ajo tashmë urrehet dhe nga vetë sopcialistët.
Në 10 vite është provuar se opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ishte thjesht dhe vetëm një fasadë, e blerë, e përdorur dhe keqpërdorur nga qeveria. Tashmë kemi një opozitë të ndarë ku një grup deputetësh janë me Gaz Bardhin, Berisha drejton shumicën dhe Luli ka një pakicë të cilën do ta përdorë për pazar.
Një opozitë që na duhet do të ishte pa shumicën e deputetëve të grupit parlamentar, ku ka prej atyre që kanë dhënë para, pra kanë blerë mandatin e deputetit.
Ka prej atyre që nuk kanë asnjë kontribut, asnjë vlerë, ka prej atyre që nuk flasin në parlament. Nuk flasin as për çështje më të rëndësishme dhe të nxehta që kalon situata politike. Janë politikanë pa mendim. Nuk kanë shkuar kurrë në zonat elektorale por jetojnë në sarajet e kryeqytetit.
Ka prej atyre që kanë mendim, por janë sharlatanë publikë dhe jo politikanë. Ka Babale, ka servilë të futur në sqetullën e Saliut më pas te sqetulla e Lulit, rikthehen te Saliu e kështu me radhë. Nuk është as ai grup parlamentar, as ata individë, as artikulimi që kemi çdo ditë, opozita që na duhet. Ka dhe përjashtime, por janë pak.
Që të kthehet besimi duhet një opozitë që flet, që ka kauza, që u shkon çështjeve deri në fund. Nuk ka diskutim që Berisha, vazhdon, qëndron dhe reagon ndaj shumë çështjeve, pavarësisht se duhet t’i faturojnë dhe atë që s’i takon, por nuk mjafton.
A mund të bëhet sërish Berisha shumicë?

E vështirë për t’u besuar. Por a mund të jetë pjesë e betejave për të ndërtuar një opozitë të vërtetë dhe më pas për ta bërë atë fituese, edhe kjo duket vështirësisht e pranueshme, por fakti është situata në të cilën është sot opozita, nuk është opozita që na duhet.
Nuk e kemi të bashkuar në kauzat e duhura, por është thyer në segmente që kërkojnë përfitime nga pushteti. Luli kërkon ndonjë drejtor nga kryeministri Rama, tenderë për familjarë apo përfitimeve të ndryshme siç janë dhe shumë deputetë, të cilët marrin para nga ato që shpërndan kryeministri me firmën e tij që e hedh fap fap fap mbi dokumente.
Kemi një opozitë ku dikush shkruan, mbetet, ku dikush tjetër bën të fortin, ku dikush tjetër nuk di se çfarë të thotë në parlament e një opozitë ku vlerat duan t’i përfaqësojnë babalet, të pavlerët dhe të pamoralshmit.
E pa këto parime opozitë të besueshme dhe dinjitoze nuk kemi për të pasur.
Si shkohet drejt tyre është momenti më delikat që duhet të bëjë politika shqiptare, sidomos opozita ku dikush duhet të shohë më shpesh veten në pasqyrë e dikush tjetër jo nëpërmjet sondazheve.
Të jenë tek qytetarët aty ku duhet të kuptojnë nga vjen, ku shkon dhe çfarë përfaqëson. Kemi një elitë politike që ka braktisur qytetarët, nuk është në bazë te zgjedhësit, por është në sherrnajë dhe kjo nuk është ajo që na duhet, është opozita e paduhur, kjo është opozita që i duhet qeverisë, jo opozita që i duhet Shqipërisë./ CNA
Të mërkurën, po zhvillohet një takim me dyer të mbyllura n...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje Ministrisë së Financa...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i ka s...
Kryeministri Edi Rama në komentin e tij të gjatë në rr...
“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Br...
4.8 milionë euro në grande për INSTAT ka akorduar Bashkimi...
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe rikthi...
Më 18 shtator nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Kryemin...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën p...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka emëruar dre...
Deputeti Gazment Bardhi ka kritikuar sërish ashpër Lul...
Ish-deputetja Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, i...
Ditën e sotme në media po përhapet një fake news për L...
Këtë të martë ka qarkulluar në media lajmi se Komiteti...
Pas betimit në Presidencë, ka ardhur një reagim nga mi...
Një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës për vi...
Prej disa javësh, ish-kryeministri Fatos Nano është sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë homazheve në 25-vjetor...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, është shpr...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur segmenti ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...