
Primaret e Partisë Demokratike të doktor Berishës, kanë sjellë edhe rezultate qesharake në disa njësi vendore. Kështu ka ndodhur edhe në degët e Partisë Demokratike në Korçë, ku në fakt më shumë sesa zgjedhje ka pasur një paravendosje të rezultatit.
Kjo për shkak të një pazari midist përfaqësuesve të Berishës, pra Flamur Nokës dhe të ashtuquajturit “skandalozi Babale”, autorit të videos së famshme, ku qartazi duket se atij i janë falur Bashkia e Korçës dhe Bashkia e Maliqit, një negocim që ky deputet të qëndronte në grupin e Berishës dhe të fillojë e të sulmojë Bashën, megjithëse është më produkt i qartë i këtij të fundit.
Në Bashkinë Korçë ka ndodhur ajo që në fakt ishte paralajmëruar. Kanë votuar njerëz pa qenë anëtarë si simpatizantë të regjistruar. Ka pasur akuza se janë paguar edhe para për të çuar gjoja simpatizantë për të marrë pjesë në procesin e votimit.
Në fakt, në të gjithë Bashkinë e Korçës, ku janë 109 mijë votues në listat e zgjedhësve, për Partinë Demokratike në Primare kanë votuar thjeshtë dhe vetëm 1100 persona dhe rezultati final ka nxjerrë me 640 Ledina Aliollin.

Në të gjithë këtë histori mjafton të kthehemi pak muaj më parë, kur janë bërë zgjedhjet e degës së PD-së së Korçës, ku Ledina Aliolli kandidoi për kryetaren e degës. Ajo kishte përballë Devis Osmanin dhe Mateo Ballin, numri i votuesve ishte më pak, por zonja Aliolli mori rreth 200 vota.
Pra kandidon për kryetare partie në strukturat e degës së Partisë Demokratike të Korçës me votë politike dhe merr thjeshtë dhe vetëm 200 vota.
Kandidon për kryetare bashkie, me votat e degës politike, por dhe me disa simpatizantë të shtuar dhe shkon e merr 640 vota, pra votat shtohen a thua se në qytet simpatia ndaj kësaj zonjës është më e madhe sesa vetëm brenda strukturave të PD-së.
E në rast se kjo do të ishte e vërtetë, sërish është problematike, pasi zonja ka qenë deputete, drejtuese e PD-së dhe kur nuk e duan në “shtëpinë e saj”, vaj halli si mund ta duan më tej në qytet.
Ndodh në Korçë, kandidon për kryetare partie humbet, merr shumë pak vota, kandidon për kryetare bashkie fiton për shkak të pazareve që bëhet me “Babalet”, për shkak të votave që nxjerrin nga kutitë simpatizantët, “të paguar” që vijnë nga shtresat e marxhinalizuara që paguhen me 20 mijë lekësha dhe në finale procesi i Primareve në Korçë jep një rezultat, fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit.
Gjithçka tashmë duket se është e garantuar, pasi Ledina Aliolli ka kandiduar në çdo garë, për deputete, për krytare dege, për kryetare të gruas e të tjerë, dhe gjithmonë ka humbur, ka përfituar vetëm kur është emëruar.
Tani është sërish për shkak të një marrëveshjeje kandidate zyrtarisht, do të përballet me Sotiraq Filon dhe deri në 14 maj dhe pas asaj date, kandidatit të rilindjes me sa duket i bëhet rruga autostradë./CNA.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar vendin ku ...
Një ditë pas përfundimit të votimeve në Primaret e Partisë...
Kandidati i Primareve për Bashkinë Kamëz, Asllan Dogjani, ...
Akuza të rënda ka lëshuar kreu i PD-së, Sali Berisha, ndaj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka rikonfirmuar mbajtjen ...
Arjan Hoxha, kandidati për kryebashkiak i Kamzës, i cili d...
Katër kandidatë të Ilir Metës kanë fituar në Primaret e mb...
Belind Këlliçi i cili u nda fitues me Primaret një ditë më...
Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, një ditë pas zhvillimit ...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Edi ...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, ...
Edi Paloka deklaron se procesi i Primareve ka qenë i rregu...
Në Primaret e Kurbinit ka fituar kandidati Behar Haxhiu me...
Gara për Primaren e Tiranës ka shkuar në balotash mes Beli...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha d...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në nj...
Një tjetër proces numërimi i votave është mbyllur. Në...
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në zo...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në de...
Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në degën numër 16 n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...