Tirana, "zonë e kuqe"/ PD nuk tërhiqet nga protesta
Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Edi ...

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, një ditë pas zhvillimit të Primareve, ka bërë një rezyme të procesit të votimeve në Tiranë.
Vokshi u shpreh se procesi i votimit ka qenë transparent dhe se çdo kandidat, ka pasur mundësinë që të ketë një vëzhgues në secilën prej 6 tavolinave ku janë numëruar votat.
Më tej ajo bëri me dije se dy kandidatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, do të shkojnë në balotazh, ku votimi do të zhvillohet në datë 11 dhjetor.
Deklarata e plotë:
Mirëmëngjes! Jam sot për të informuar publikun në lidhje me rezultatin për Primaret, vetëm për degët që janë në Bashkinë Tiranë. Sikurse dhe e keni ndjekur një pjesë e juaja, numërimi është bërë i përqendruar në sallën ngjitur. Ka filluar pak vonë, sepse është pritur që të gjithë kutitë e 16 degëve të Tiranës, të mbërrinin dhe të merreshin me procesverbal.
Numërimi është bërë në 6 tavolina, në secilën tavolinë kanë qenë numërues, kryetarët dhe disa sekretarë të degëve, për të ruajtur një standart. Në secilën tavolinë ka patur mundësi që secili nga shtatë kandidatët ka patur të përcaktuar nga një vëzhgues, për të parë se numërimi bëhej ashtu siç duhej, dhe nëse kishte ankesa, ato adresoheshin menjëherë të Komisioni Qendror i numërimit i cili kryesohej sikurse jeni informuar, nga sekretari i PD për çështje zgjedhore, Z.Ivi Kaso. Anëtarë ishin z.Çlirim Gjata dhe Arben Ristani. Është kryer numërimi në prani të mediave, ku një pjesë prej jush kanë qenë të pranishme. Është numëruar livë në rrjetet sociale të PD, z.Sali Berisha, pra edhe në shumë rrjete të tjera sociale. Ka qenë procesi më transparent. Komisioni qendror i numërimit në procesverbalin për Komisionin e Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, bën me dije se numri total i votuesve që kanë votuar në Tiranë është 8470, vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29. Numri i votave sipas kandidatëve, ashtu sikurse ishin në listën e votimit, unë po I lexoj.
Adriana Kalaja 128 vota
Belind Këlliçi 4040 vota
Enkelejda Fejzo 66 vota
Fatmir Merkoçi 35 vota
Gerti Bogdani 1819 vota
Ilir Alimehmeti 2996 vota
Julian Deda 157 vota
Nga përllogaritja rezulton që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marr 50 plus 1 përqind të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh midis z.Belind Këlliçi me 4040 vota dhe z.Ilir Alimehmeti me që ka 2196 vota. Balotazhi me vendim të Kryesisë është përcaktuar për një javë, pra me datë 11 dhjetor. Për çdo informacion tjetër ju informojmë që KOKOE do të vazhdojë të jetë e mbledhur gjatë gjithë ditës. Dhe në ditët në vijim ju njoftojmë që kanë mbërritur tashmë pjesa më e madhe e kutive të votimit, nga qendrat e votimit pothuajse në të gjitha degët. Priten pak kuti votimi nga degët e largëta. Ju informojmë që procesverbalet në formë elektronike kanë mbërritur pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Gjithashtu, si procedurë e komisionit është verifikimi I këtyre procesverbaleve dhe verifikimi i materialeve zgjedhore në kutitë e votimit. Menjëherë, sapo të kemi të materialeve zgjedhore dhe të procesverbaleve origjinale, do t’ju informojmë përgjatë gjithë ditës së sotme për të gjitha rezultatet e votimit dhe fituesit e garës, apo degët që kanë kaluar na balotazh. Faleminderit!/CNA.al
Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Edi ...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, ...
Edi Paloka deklaron se procesi i Primareve ka qenë i rregu...
Në Primaret e Kurbinit ka fituar kandidati Behar Haxhiu me...
Gara për Primaren e Tiranës ka shkuar në balotash mes Beli...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha d...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në nj...
Një tjetër proces numërimi i votave është mbyllur. Në...
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në zo...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në de...
Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në degën numër 16 n...
Dega 10 ka përfunduar numërimin e votave të primareve ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Primaret e...
Ka përfunduar kështu edhe numërimi në degën 6 të PD në...
Shpallet rezultati i primareve të PD-së në degën 13 të...
Ilir Alimehmeti ka kryesuar garën e Primareve të Parti...
Në degën 4 të Tiranës është mbyllur procesi i numërimit të v...
Mbyllet numërimi në degën 1 të Tiranës. Mësohet se në...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën 3 të Tiranës për ...
Ka përfunduar pak minuta më parë numërimi i votave në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...