SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndodhet në qeli që prej datës 31 korrik, pasi u arrestua në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Të martën e 15 gushtit, Dritan Goxhaj i ka dërguar një letër Kuvendit nga qelia e burgut 313, ku shprehet se me arrestimin e tij Shqipërisë po i imponohet që të kthehet 30 vite pas.
Ai ka dekaruar se akuzat e ngritura ndaj tij për “frikësim të dëshmitarëve” dhe “pengim të drejtësisë” nuk janë kompetencë lëndore të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale në Kosovë.
Ish-luftëtari i UÇK-së ka theksuar se veprimet e ndërmarra ndaj tij janë një “grusht shteti kriminal” dhe një lloj tentative e tipit “Revolucion Kinez”.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar që shteti shqiptar dhe sistemi gjyqësor shqiptar të respektojnë parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm.
Letra e plotë:
Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes. Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës, duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare Rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë.
Kjo prokurori dhe gjykatë kanë vendosur për arrestimin tim me pretekstin e shkruar e bardha mbi të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale): “Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar që z. Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në faqen e Facebook-ut që mban emrin e tij, në formën e një artikulli –opinion.”
Le t’i shohim me radhë që të kuptojmë natyrën kriminale-Rankoviçiane të kësaj prokurorie dhe gjykate.
Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin tim dhe ekstradimin drejt vendndodhjes së kësaj gjykate në Hagë me akuzën:
1. Frikësim i dëshmitarëve
2. Pengim i drejtësisë
Të dyja këto akuza hyjnë në veprat penale të konsideruara të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe, si të tilla, ato nuk janë kompetencë lëndore as të kësaj prokurorie e as të kësaj gykate.
Kjo prokurori, sipas faqes së saj zyrtare ëëë.sep-ks.org shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetenca për sa vijon:
a) Të marrë në pyetje viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar dhe të regjistrojë deklaratat e tyre
b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë prova
c) Të kërkojë ndihmë prej vendeve të treta, organizatave ndërkombëtare dhe subjekteve të tjera
d) Të ndërmarrë masa hetimore
Dhe të gjitha këto vetëm në kuadër të ligjit që e autorizon ZPS-në të hetojë dhe ndjekë penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në raportin e APKE-së të Dik Martit (Dick Marty).
Ashtu siç edhe shihet qartësisht, veprat për të cilat kjo prokurori ngre akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto sy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminal.
Tani, le të vijmë tek pjesa tjetër, aty ku këto dy subjekte arsyetojnë vendimin e tyre për arrestimin tim. Aty ata deklarojnë se unë kam zbuluar atë çfarë unë besoj, në formën e një artikulli- opinion. Dhe këtu vijmë tek mentaliteti Rankoviçian që i udhëheq këto dy subjekte. Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si opinon timin në formë artikulli. Të dyja këto arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim hyjnë te veprat penale të ndërgjegjes, vepra penale këto që ka 30 vjet që janë hequr nga Kodi Penal në Shqipëri, ndërsa në Kosovën e re ato as nuk ekzistojnë fare. Këto dy subjekte, në bashkëpunim kriminal me njëra-tjetrën, në këtë rast, ia kanë kaluar vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Kjo Ministri, e vetëdijshme për këtë antikushtetueshmëri të këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë. Në këtë moment është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale.
Për momentin unë nuk jam në gjendje të them nëse kjo ka ndodhur me vetëdije apo pa vetëdije të qeverisë Kurti por, duke qenë se deri më tani këto dy subjekte kanë arritur të marrin peng Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së parë, të krijon përshtypjen e një lloj tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin juridik në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë. Duke e detyruar edhe Shqipërinë që ta pranojë dhe ekzekutojë këtë vendim antikushtetues dhe kriminal të këtyre dy subjekteve jo vetëm që arrijnë të bëjnë një grusht shteti juridik edhe në Shqipëri, por në këtë mënyrë e kthejnë Shqipërinë sërish në vitin 1945 kur te ne diktonte Serbia Rankoviçiane Titiste.
Unë vetëm uroj që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë të kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes, drejt të cilit po e shtyjnë ZPS-ja dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri fjale, opinioni dhe ndërgjegjeje e mos të bjerë viktimë e mentalitetit Rankoviço-Titist të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe t’i thotë “Jo!” pengmarrjes së shtetit shqiptar.
Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm.
Dritan Goxhaj
Burgu 313
Tiranë, më 15/08/2023/ CNA
SPAK njoftoi arrestimin e një ish-zëvendësministri dhe...
Hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ene...
Edhe nata tretë e Festës së Birrës ishte mjaft elektrizues...
Koloneli Dilaver Goxhaj ka reaguar ashpër për arrestim...
Prej dy ditësh ka startuar Festa e Birrës në Korçë, e ...
Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armët bërtha...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndë...
Një gjykatë në qytetin gjerman të Mynihut dënoi të pre...
Fluksi i madh i emigrantëve të kthyer në vendlindje ka sht...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e konc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shp...
Avokatët e Donald Trump i kërkuan gjykatësit që mbikëq...
Vlora është cilësuar gjithmonë si një nga vatrat e nxehta ...
Vlora në 365 ditët e vitit statistikor në Policinë e Vlorë...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ftuar liderët e B...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në a...
Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia. Ata kishin...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në ...
GJKKO ka lënë në fuqi masat për të arrestuarit për koncesi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se po zhduket z...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...