Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat kërkoi që SPAK-u të marrë të pandehur Erion Veliajn.
Sipas tij Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për megaaferën korruptive të inceneratorit të Tiranës dhe heshtja e tij tregon qartë përfshirjen e tij drejtpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës.
Braimllari thotë se Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës.
Deklarata e plotë:
Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për megaaferën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Heshtja e Erion Veliajt tregon qartë përfshirjen e tij drejtpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës.
Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin për studimin e fizibilitetit e bën atë përgjegjësin e drejtëpërdrejtë të kësaj afere korruptive.
Erion Veliaj në bashkëpunim me drejtorët e tij është i përfshirë drejtpërdrejtë në procedurën për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, i cili vazhdon të vjedhë çdo ditë qytetarët e Tiranës.
Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Nga dita e parë që ky projekt mafioz filloi të zbatohej.
Erion Veliaj është përgjegjës për çdo pagesë që ka kryer Bashkia e Tiranës sepse ka qenë në dijeni të plotë që shërbimi që ofrohej nga inceneratori i Tiranës nuk ishte shërbimi që ishte parashikuar në kontratë. Por, Erion Veliaj vazhdon të paguajë 29 euro për ton.
SPAK duhet të ndalë sa më parë pagesat e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë bashkive të qarkut për një shërbim që nuk merret. Çdo ditë që kalon rëndon mbi xhepat e qytetarëve të Tiranës.
SPAK duhet të marrë sa më parë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi çdo ditë që kalon këto veprime kriminale të kryera drejtëpërdrejt nga Erion Veliaj vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.
Inkurajojmë SPAK-un që të shkojë sa më shpejt të Erion Veliaj që së bashku me Edi Ramën kanë ideuar skemën korruptive të inceneratorit./ CNA
GJKKO ka lënë në fuqi masat për të arrestuarit për koncesi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se po zhduket z...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavs...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën për mediat, ë...
“Uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat dhe g...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavs...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka akuzuar kry...
Sekretari i përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bar...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italian...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median i...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Gazetari Taulant Koplikaj është tallur me të pretenduarën ...
Ish -kandidati i primareve në PD për Bashkinë e Tiranës, F...
Kryeministri Edi Rama i ka marrë meritat SPAK-ut për punën...
Në GJKKO ka nisur senaca për 8 zyrtarët e arrestuar një di...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e P...
Sonte po mbahet nata e dytë e Festës së Birrës në Korçë, n...
Dhjetëra milionë dollarë të injektuar në Ujësjellësin e Du...
Janë 3 dokumente ‘bombë’, ku Ilir Beqja në cilësinë e Mini...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...