LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skenari i kreut të Republikës së Re/ Luli Basha kapet “mat”?

9 Shtator 2020, 10:45, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Republikane, aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu ka dalë sot në një deklaratë, ku paralajmëron se sipas tij kryeministri Edi Rama po përgatit manipulimin e zgjedhjeve.

Mediu theksoi se opozita duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Në fakt nuk është vetëm Mediu, i cili ka thënë se ?Rama po përgatit manipulimin e zgjedhjeve?. Edhe eksponentë të tjerë të PD-së, apo opozitës, kanë dalë me të njëjtin qëndrim.

Por, çfarë ka ndodhur

Kujtojmë këtu se Opozita jashtë parlamentare, mori pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Po ashtu, PD një ditë më parë iu përgjigj edhe kërkesës së Ruçit, që të dërgojë përfaqësuesin e tyre në Komisionin që do bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Përfaqësues i PD-së, u caktua ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Gjithashtu opozita jashtëparlamentare njohu edhe ndryshimet kushtetuese, të votuara në parlament në fund të korrikut, edhe pse thanë se Rama i bëri në mënyrë të njëanshme.

Deklaruan se brenda 48 orësh do të kishin një qëndrim, në fakt ka kaluar më shumë se një muaj, dhe ska ende asnjë qëndrim nga ana e PD-së.

Tani çfarë manipulimi po përgatit Rama?

Apo se kanë frikë nga zgjedhjet dhe po përgatisin terrenin për të mos njohur humbjen?

Ndërkohë nga ana tjetër thonë se Edi Rama ka rënë. Se ai po numëron ditët e fundit të pushtetit, etj.

Po ashtu edhe në shkurt të 2019, kur Lulzim Basha bëri ?çmendurinë?  e tij politike, duke djegur mandatet e deputetëve dhe duke mos hyrë në zgjedhjet lokale, thanë se Rama është rrëzuar.

Më pas thanë se do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare në tetor, më pas thanë në pranverë, e kështu me radhë.

Por, edhe pse ?Rama ka rënë?, Basha po njeh të gjithë procesin, duke lënë të kuptohet se do të futet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sot jemi përballë fakteve.

U bë marëveshja dhe thanë që u pre rruga e çdo manipulimi që mund të bëjë Rama.

Po ashtu, shtojmë faktin tjetër, që thanë se jo vetëm që Rama po numëron ditët, por edhe socialistët e kanë braktisur. Prandaj opozita e ka fitoren të sigurtë. Oerd Bylykbashi ka thënë edhe që opozita do marrë 84 mandate. Për më tepër kanë folur edhe për mazhorancë kushtetuese.

Sot, del fatmir Mediu e thotë po përgatitet manipulimi.

Pra, nga njëra anë deklarojnë se fitorja është 85% dhe nga ana tjetër thonë se Rama po përgatit manipulimin.

Çfarë manipulimi po përgatit Edi Rama? Si do ti manipulojë?

Apo është ajo që CNA.al ka raportuar edhe më parë, që për të mos njohur humbjen po gjejnë argumenta që të hedhin themelet, për të justifikuar disfatën e radhës në zgjedhjet parlamentare?

Nga Astrit Patozi/ Do Zoti dhe nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listaveFaktet janë se konsensusin e kanë bërë, nuk kanë kundërshtuar asgjë, po marrin pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në fillim nuk pranuan hapjen e listave, u bë votimi në parlament e thanë që për 48 orë do dilnin me qëndrim, por ska ende asnjë reagim.

Pse kjo opozitë është kaq e çoroditur? Një herë thotë do fitojmë 84 mandate, një herë po përgatitet manipulimi?

Pra, gjithçka duket mëse e qartë. Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, mesa duket ka frikë të garojë, gjë të cilën e ka treguar në çdo zgjedhje, dhe kështu përgatit terrenin për të mos njohur humbjen./ CNA.al

“Rama ka filluar manipulimet me zgjedhjet”/ Fatmir Mediu: Opozita të përgatitet për çdo skenar

Basha tjetër pazar me Ramën?/ Asnjë qëndrim për ndryshimet Kushtetuese

Lajmet e fundit nga