LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

9 Shtator 2020, 08:26, Politikë CNA
Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri paradën e modës në parlament dy ditë më parë, ku nuk e ka fshehur makinën e tij luksoze 100 milionëshe, blerë për Oficerin e Kontaktit në Gjermani, sjellë në Tiranë dhe në përdorim nga ministri i Brendshëm.

Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze dhe si zgjidhje për këtë ka gjetur Pollicinë e Shtetit, e cila i është vënë në dispozicion.

CNA.al ka siguruar fotot, të cilat ju i shikoni më poshtë, parkuar tek Drejtoria e Policisë rreth dy muaj më pare dhe më pas i njëjti mjet, por me targa të ndryshuara u fotografua tek Ministria e Brendshshme.

Pasi CNA.al siguroi fotot e mësipërme iu drejtua me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit dhe DPSHTRR-së.

Nga Policia e Shtetit ende nuk kemi asnjë përgjigje, ndërsa institucioni përgjegjës për targat dhe patentat, thotë se nuk jep të dhënat private të shetasve pa pëlqimin e tyre.

Në fakt nuk është një targë private, por është një targë e vendosur mjetit të cilin e përdor ministri i Brendshëm.

Dje CNA.al bëri verifikimet në sistemin e siguracioneve, ku rezultoi se automjet BMW, me targa AA 976 UT nuk figuron të ishte e siguruar, çka tregon se Sandër Lleshaj lëvizte me një makinë pa siguracion. (Lexo këtu)

Në një rast të tillë, një qytetari të thjeshtë do t?i ishte bllokuar mjeti, por ajo që është edhe më skandaloze, është fakti se makina të cilën përdor Sandër Lleshaj, ka targa falso.

Burime nga DPSHTRR, i thanë CNA.al se ato targa nuk i përkasin atij mjeti, por janë targa të cilat i jepen strukturave të caktuara të Policisë së Shtetit, prandaj dhe përgjigja e kthyer ka qënë e paqartë.

Pra, skandali po thellohet, detajet po zbardhen çdo ditë.

Sandër Lleshaj jo vetëm po qarkullon me një mjet pa siguracion, por edhe një mjet me targa fallco. Qofshin këto të dhëna për Policinë e Shtetit, apo një institucion tjetër, mjeti me targa gjermane që sot mban targën AA 976 UT, nuk mund të zhdoganohej dhe nuk mund të ç?regjistrohej në Gjermani, pasi është blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe tashmë BMW luksoze është në përdorim nga Sandër Lleshaj.

Makinës luksoze do t?i hiqen targat shqiptare, do t?i vendosen targat gjermane dhe do të dërgohet sërish në Gjermani.

Përplasjet dhe debatet

Për blerjen e këtij mjeti luksoz, që të ?zhgrryhet? Sandër Lleshaj, ka kundërshtuar edhe ish-nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, zyrtarët e Ambasadës Shqiptare në Gjermani, të cilët nuk kanë pranuar të blihej nje mjet luksoz në emër të një institucioni jashtë Shqipërisë dhe më pas e merr ministri për të shëtitur për punët e tij.

Ministria e Brendshme mund të kishte blerë vetë një mjet në bazë të ligjit. Apo mënyra tjetër mund të ishte, të përdorte makinën që kishte. Por, Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze, sipas preferencave personale. Dhe këtë e ka kërkuar pikërisht në kulmin e një krize financiare për Shqipërinë.

Në kulmin e një pandemie, ku shqiptarët ishin të izoluar, Sandër Lleshaj urdhëronte të blihej BMW luksoze. Me paratë BMW-së së Sandër Lleshajt mund të bliheshin dhjetëra respiratorë.

Gjithashtu këto para mund të përdoreshin për të ndërtuar disa shtëpi, për banorët e lënë jashtë në çadra, nga tërmeti.

Por, nuk ka ndodhur kështu. Qindra milionë lekë, për një makinë luksoze në shërbim të ministrit Sandër Lleshaj, i cili tani duke mos e regjistruar dot në emër të institucionit që ai drejton, e përdor pa siguracion dhe me targa falso.

Një qytetar i thjeshtë, nëse do të qarkullonte me targa falso dhe pa siguracion, i kapur nga policia do të përfundonte në burg. Kurse Sandër Lleshaj, me eskortën e tij, bredh me targa falso dhe me makinë të paregjistruar tek DPSHTRR, të pa zhdoganuar, të pasiguruar dhe përdor autoritetin e tij ligjor dhe detyrën funksionale, për të mbajtur një mjet me targa falso, duke qarkulluar i lirë nëpër Shqipëri./ CNA.al

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn

Thellohet skandali me makinën 100 milionëshe/ Lleshaj ?kyç? gojën, asnjë reagim për mjetin luksoz 

Lleshaj ?mbyll veshët? ndaj skandalit/ Shkon në Kuvend me makinën 100 milionëshe

Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt

Lajmet e fundit nga