Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Nga Liubomir K.Topaloff ?The Diplomat?
?Aksidenti bërthamor në Çernobil? – shkroi ish-udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov, në prag të 20 vjetorit të katastrofës – ?më shumë sesa fillimi i Perestrojkës time, ishte ndoshta shkaku kryesor i rënies së Bashkimit Sovjetik 5 vjet më vonë?.
Ndërsa pasoja nga epidemia e koronavirusit COVID-19 është ende e paqartë, si për Kinën ashtu edhe për pjesën tjetër të botës, s?ka dyshime se madhësia e ndikimit nga ky virus, paraqet një pikë kthese historike për udhëheqjen kineze, si dhe për aftësinë e saj për të ruajtur legjitimitetin e vet politik.
Padyshim, në historinë e autoritarizmit kinez të shekullit XX-të, do të ketë një ?epokë para katastrofës? dhe një ?epokë shumë të ndryshme që e ka pasuar atë?. Por, sa larg mund të shkojmë me analogjinë historike të Çernobilit? Analogjitë historike, janë të dobishme për të mbrojtur aftësinë e kufizuar njohëse të njeriut, për të grumbulluar një sasi të madhe informacioni, dhe për të analizuar një marrëdhënie komplekse.
Ato tregojnë histori në të cilat audienca pritet të njohë kushte dhe modele të sjelljes me tipare të ngjashme, dhe t?i përdorë ato si një guidë për ngjarje të tjera. Por nëse merren shumë lehtë ose çohen shumë larg, analogjitë historike mund të jenë të rrezikshme dhe mashtruese, sidomos nëse krahasimet bëhen fjalë për fjalë.
Kjo është arsyeja se përse Henri Kisinger, dikur u shpreh:?Historia na mëson përmes analogjive, duke hedhur dritë mbi pasojat e mundshme të situatave të krahasueshme. Por secili brez, duhet të përcaktojë vetë, se cilat rrethana janë në të vërtetë të krahasueshme?.
Dhe nga pikëpamja strukturore, analogjia e koronavirusit dhe Çernobilit, të paktën në pamje të parë mund të jetë joshës, por nuk është intuitiv. Në vitet 1980, Bashkimi Sovjetik, ishte një perandori në agoni, me një ekonomi që mbahej me zor me një kosto të jashtëzakonshme për qytetarët e saj, dhe me një sistem politik tek i cili nuk besonte më askush, madje as vetë udhëheqja e Partisë Komuniste dhe nomenklatura e saj.
Ndërkohë Kina e vitit 2020, nuk mund të jetë më ndryshe se sa Bashkimi Sovjetik i 1986-ës. Sipas Bankës Botërore rritja e PBB-së së Kinës në vitin 2018 ishte 6.6 për qind. Shumë larg nga niveli 14.2 për qind vetëm një dekadë më parë, por ende një normë shumë mbresëlënëse, duke marrë parasysh madhësinë e ekonomisë së saj.
Edhe pas efektit dërrmues të tarifave të vendosura nga SHBA mbi ekonominë kineze, vlerësohet se në vitin 2019 rritja e PBB-së ra vetëm në 6.1 përqind. Më e rëndësishmja, në dallim nga Bashkimi Sovjetik, që pësoi goditjen më të fortë nga globalizimi i shpejtë ekonomik, teksa u përpoq ta luftonte atë, Kina e ka shfrytëzuar globalizmin në çdo aspekt.
Dhe në dallim nga prodhimi me teknologjinë primitive gjatë epokës sovjetike, Kina konkurron sot për pozitat e teknologjisë së lartë, duke e nxitur për shembull kompaninë Huauei të jetë lidere në teknologjinë 5G. Në dalim nga trenat sovjetikë të viteve 1980, që ishin kryesisht të njëjtët që nga Lufta e Dytë Botërore, Kina e 2020-ës ka disa nga trenat më të shpejtë, dhe infrastrukturën më të madhe hekurudhore në botë.
Prosperiteti ekonomik kinez, ka krijuar një legjitimitet që nuk mbështetet dhe aq tek forca represive që do të ishte e pritshme për një regjim autoritar, por që është i ngjashëm me modelin liberal-demokratik, të bazuar në garantimin e një sigurie më të madhe, zhvillimi ekonomik, dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të jetës për qytetarët e saj.
Prandaj, nuk është për t?u habitur, pse legjitimiteti politik i sistemit kinez mbrohet dhe promovohet në mënyrë aktive nga politogë seriozë, si një model i zbatueshëm alternativ i demokracisë liberale.
Duke pasur parasysh popullsisë e madhe të këtij vendi, si dhe diversitetin e tij kulturor, është shumë e çuditshme që udhëheqja autoritare kineze, nuk ka dashur të mbështetet më shumë tek dhuna dhe imponimi për të ruajtur legjitimitetin e vet, megjithë kritikat e shprehura në Perëndim mbi shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ishte një marrëveshje ?faustiane?, ajo që karakterizoi kontratën e re sociale në Kinë:qeveria siguron pasurim dhe prosperitet ekonomik për qytetarët e saj, ndërsa këta të fundit pranojnë shkeljen e disa prej të drejtave të tyre civile dhe politike. Deri më sot, kjo ?kontratë? ka funksionuar mjaft mirë për të dyja palët.
Por shpërthimi i epidemisë së COVID-19, ka zbuluar se sa e brishtë dhe e paqëndrueshme është kjo marrëveshje ?faustiane?. Ashtu si Çernobili, emergjenca e koronavirusit ishte një krizë e paparashikueshme. Por situata në Kinë, ngjan edhe në aspekte të tjera, me atë të mesit të viteve 1980 në Bashkimin Sovjetik.
Së pari, gara ekonomike me Shtetet e Bashkuara, ka nisur të dëmtojë seriozisht ekonominë e vendit, dhe vazhdon të ketë ndikimin e saj në të gjitha nivelet e shoqërisë. Në vitet 1980, ishte gara e armatimeve, ajo që e detyroi Bashkimin Sovjetik të ndante burime të mëdha në fushën ushtarake, për të mbetur në garë me SHBA-në.
Për më tepër, nga mesi i viteve 1980 legjitimiteti i regjimit sovjetik ishte zbehur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të shtypjes së egër ndaj kërkesave për më shumë liri nga shtetet e saj satelite.
Ngjashëm, trajtimi që i bën sot Kina pakicave etnike, dhe internimi i një numri të madh të tyre në kampe përqendrimi, e ka dëmtuar shumë legjitimitetin e regjimit jashtë vendit, ashtu si edhe protestat e Hong Kongut, që nisën që në fillim të verës së vitit 2019.
Më së fundmi, gabimet e udhëheqjes kineze në fillim të epidemisë, mungesa e transparencës, dhe gënjeshtrat e vazhdueshme jo vetëm ndaj botës, por edhe ndaj qyttarëve të saj, hodhën shumë dyshime mbi vetë konceptin konfucian të autoritarizmit konfucian, por edhe mbi aftësinë e udhëheqjes kineze për të qeverisur në mënyrë efektive në kohë krizash.
Prosperiteti ekonomik mbi të cilin krenohet regjimi kinez do të zbehet shpejt, siç duket po ndodh tashmë. Modeli kinez i regjimit autoritar, duket se është më pak i pajisur për t?u përballur me pasojat e paqëllimta të një katastrofe të tillë.
Demokracitë duket se janë të më të mirë-pajisura për të trajtuar fatkeqësi të tilla, sepse natyra e regjimit lejon dhe kërkon hapje dhe një transparencë më të madhe. Kësisoj, edhe nëse qeveria rezulton të mos jetë mjaft e sinqertë me qytetarët e saj, legjitimiteti i vetë regjimit vihet në dyshim. Dhe ka gjasa që COVID-19, të hyjë në histori si ?Çernobili? për Xi Jinping dhe regjimin e tij që ai drejton./ Përshtatur nga CNA.al
A do të përshpejtojë virusi korona tendencën e shkëputjes pr...
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”* Në vitin 2016, Donald Trump...
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...