"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Derek Thompson ?The Atlantic?
* Kur Xhon Bajden u ngjit në skenë në Kaliforni, për të festuar rikthimin e tij në garë gjatë Super të Martës në garën partiake brenda Partisë Demokratike, 3 gjëra ndodhën brenda disa minutash. Ai u prit me duartrokitje të mëdha nga turma. Ngatërroi gruan për motrën e tij. Dhe mbajti një fjalim të ngadaltë, dhe ku u ngatërrua jo pak herë, diçka që i ka ndodhur shpesh në daljet publike të kohëve të fundit.
Dikush mund të presë që një kundërshtar tipik t?i kapë këto gafa, dhe të pyesë nëse mos Bajden, që sot është 77 vjeç, është shumë i moshuar për ta garuar për president. Por rivali e tij Berni Sanders, që tashmë ka pësuar një sulm në zemër gjatë kësaj fushate, është një vit më i madh.
Në janarin e vitit të ardhshëm, 3 persona ka më shumë të ngjarë të jenë presidenti i ardhshëm i SHBA-së:Bajden, Sanders dhe presidenti aktual, Donald Trump. Secili do të ishte presidenti më i moshuar, që ka mbajtur ndonjëherë një fjalim inaugurues në historinë e Amerikës.
Që të tre burrat e bardhë kanë lindur në vitet 1940, para pavarësisë së Indisë dhe Izraelit. Dhe secili është aktualisht më i madh në moshë nga 3 presidentët e fundit të SHBA-së. Nëse, përmes disa ndryshimeve kushtetuese, Bill Klinton, Xhorxh W.Bush apo Barak Obama do të garonin në presidencialet e 2020-ës, secili do të bëhej papritmas kandidati më i ri në moshë në këtë garë.
Por pleqëria, po e dominon thellë politikën moderne presidenciale. Elizabet Uorren, do të ishte gjithashtu presidentja e zgjedhur më e moshuar në historinë e vendit.
Humbësit e 2 zgjedhjeve të fundit presidenciale, Mit Romni dhe Hilari Klinton, kanë lindur që të dy në vitin 1947. Misteri i kandidatëve të moshuar për president, nxit 2 pyetje. Së pari, a ka arsye pse votuesit e sotëm mund të preferojnë kandidatët më të moshuar, se sa ata më të rinj?
Dhe së dyti, pse mosha e kandidatëve të suksesshëm presidencialë është kaq e avancuar me kalimin e viteve? Arsyeja më e qartë pse kandidatët presidencialë janë kaq të moshuar, mund të jetë se amerikanët po plaken. Votuesit mbi 65 vjeç shkojnë më shpesh të votojnë, sesa votuesit e rinj. Dhe studimet shkencore, kanë zbuluar se votuesit preferojnë zakonisht kandidatët ?që janë më afër moshës së tyre?.
Dhe kjo duket si një formulë universale:Vendet e plakura, prodhojnë politikanë të moshuar.
Por që nga vitet 1980, gati çdo vend evropian është plakur, ndërsa udhëheqësi tipik i Bashkimit Evropian, është në fakt në një moshë më të re. Në Britani, edhe pse njerëzit mbi 55-vjeç dominojnë mbi njerëzit nën 30 vjeç, kryeministri aktual Boris Johnson, është ?vetëm? 55-vjeç. Bajden, Sanders dhe Trump, janë që të gjithë më të moshuar se sa 5 kryeministrat e mëparshëm britakë, duke nisur nga Toni Bler.
Pra, preferenca ndaj kandidatët shumë të moshuar, duket të jetë tipikisht amerikane. E si shpjegohet kjo? Ndoshta ndikojnë dekadat e shkëputjes së të rinjve nga politika. Sipas ?The Economist?, amerikanët e moshuar tejkalojnë dukshëm të rinjtë amerikanë me një diferencë më të gjerë, sesa në një vendin tipik të OECD.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në nivelin lokal. Siç shprehet Timoti Noah në ?Politico?, studimet kanë zbuluar se mosha mesatare e votuesve në zgjedhjet lokale në SHBA është 57-vjeç, pra gati një brez më i moshuar sesa mosha mesatare e votuesve të ligjshëm. Ose ndoshta bëhet fjalë për preferencën e elektoratit amerikan për ?fillestarët me përvojë?.
Që nga viti 1996, çdo president i ri ka pasur më pak përvojë në politikën kombëtare, sesa parardhësi. Bill Klinton ishte një fytyrë më e freskët se Xhorxh H.W Bush, por kishte më shumë përvojë guvernatoriale sesa Xhorxh W.Bush, që nga ana tjetër kishte qenë më shumë vite guvernator sesa Barak Obama senator.
Dhe pastaj erdhi Trump, që nuk kishte asnjë përvojë politike. Me këtë prirje, kandidati i ardhshëm presidencial i Amerikës, do të jetë një influencues 35-vjeçar në YouTube. Udhëheqja amerikane, përbëhet në tërësi nga njerëz të moshuar. Mosha mesatare në Kongres, është më e madhja e gjitha kohërave.
Të jemi të qartë, kjo dukuri është më e madhe se politika. Në biznes, shkencë dhe financë, pushteti është përqendruar tek të moshuarit. Dhe ky dominim është pa dyshim i lidhur me mbizotërimin e të plakurve. Amerikanët me të ardhura më të mëdha, po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, dhe ndërkohë punojnë më gjatë.
Ndërkohë, gerontokracia (pushteti i të moshuarve), është një ?kushërirë? e plutokracisë. Fuqia e përqendruar në duart e njerëzve të moshuar që janë gjithashtu të pasur, do të çojë në mënyrë të parashikueshme në politika nga të cilat përfitojnë të moshuarit dhe të pasurit, në kurriz të më pak të privilegjuarve.
Nga ana tjetër, qeverisja e të moshuarve mund të jetë një qeverisje e keqe. Në fund të Luftës së Ftohtë, një kritikë e zakonshme ndaj Bashkimit Sovjetik, ishte se vendi po shkatërrohej pjesërisht pasi politbyroja sovjetike përbëhej nga anëtarë shumë të moshuar, dhe që nuk ishte në kontakt me realitetin për të drejtuar vendin në një botë në ndryshim.
Studimet të shumta tregojnë se përkeqësimi i funksionit njohës tek njerëzit, përshpejtohet në të 70-at . Pra duket se është e rrezikshme, të lihen çështjet më të rëndësishme të jetës, vdekjes dhe mirëqenies, në duart e një grupi udhëheqësish të moshuar./ Përshtatur nga CNA.al
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...