web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u sabotua “Pranvera Ballkanike” nga korrupsioni dhe nepotizmi

3 Mars 2020, 07:39, Blog CNA

Nga Jelena Dragicevic ?Harvard International Riview?

* Më 15 shkurt 2019, mijëra demonstrues marshuan në rrugët e Beogradit në Serbi, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Kërkesat:zgjedhje më të ndeshme, shtyp i lire, dhe fund i qeverisjes autoritare. Në thelb, protestat në Serbi simbolizuan luftën e vendit për një demokraci funksionuese.

Po atë ditë, rreth 480 km më në perëndim të Beogradit, një protestë e ngjashme kundër presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, u zhvillua në kryeqytetin Podgoricë. Pranvera e vitit 2019, solli diçka të papritur për qytetarët e Ballkanit Perëndimor:synime politike të njëjta, që i tejkaluan linjat dhe përçarjet etnike.

Protestat në mbarë rajonin, përfshirë Bosnjen, vazhduan për muaj me radhë, dhe çuan në fund në një lloj ?Pranvere Ballkanike?. Gjithsesi, korrupsioni që e ka dëmtuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, ka qenë një problem i vazhdueshëm për dekada.

Ajo çka e ndërlikon më tej çështje, është vendimi i vështirë i BE- së, nëse e pranon apo jo përfundimisht korrupsionin që po ndodh, në favor të shpejtimit të pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Aktualisht, Brukseli është i vendosur të lërë pas dere çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.

Raportet e BE-së, deklarojnë se vende si Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja, do të duhet të luftojnë seriozisht korrupsionin për t?u anëtarësuar në union. Serbia dhe Mali i Zi, janë që të dyja shtete kandidate respektivisht që nga viti 2012 dhe 2010, ndërsa Bosnja ka mbetur një shtet kandidat i mundshëm që nga viti 2003.

Por ndryshe nga Bosnja, kandidatura zyrtare e Serbisë dhe Malit të Zi, thekson urgjencën e këtyre dy shteteve për të zgjidhur problemin e korrupsionit qeveritar. Një nga hapat e parë për

të zgjidhur një problem, është ta kuptohet se ekziston një i tillë: Vuçiç dhe Gjukanoviç, i mohojnë akuzat për korrupsion, edhe pse se ekzistojnë prova bindëse për të kundërtën.

Në vitin 2019, Serbia u rendit e 91-ta nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga ?Transparency International?. Dhe në fakt, paratë janë në zemër të korrupsionit që bëhet në Serbi. Gjatë viteve 1990, Serbia u dobësua nga Lufta Civile Jugosllave dhe ndërhyrja e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Ekonomia e Serbisë u zhyt në krizë. Qeveritë kanë ndërmarrë nga atëherë nisma për të përmirësuar ekonominë. Por megjithë disa përparime, 25 përqind e vendit mbetet e varfër, dhe 7.3 përqind e vendit është absolutisht e varfër, ose e paaftë të sigurojë edhe nevojat më themelore si ushqimi.

Në vitin 2017, niveli i papunësisë arriti gati 15 përqind, ndërsa vitin e shkuar ishte gati 13 për qind. Nga varfëria, qytetarët ndjehen të detyruar të pranojnë ryshfete, në këmbim të favorizimeve. Në vitin 2017, shtabi elektoral i Vuçiç ofroi para, punë dhe ushqim për njerëzit që ishin të gatshëm të votonin për të.

Tani Vuçiç dhe sundimi autokratik i partisë së tij SNS, kanë krijuar një mjedis frike për gazetarët e pavarur. Për vite me radhë, gazetarët që kanë botuar shkrime kritike ndaj Vuçiç, janë kërcënuar dhe sulmuar. Mali i Zi nuk pësoi aq dëme infrastrukturore sa Serbia gjatë Luftës Civile Jugosllave.

Për më tepër, vija bregdetare e Malit të Zi, favorizon joshjen e qindra mijëra turistëve në vit. Por pavarësisht kushteve të favorshme, vendi ka shumë probleme me korrupsionin. Presidenti Gjukanoviç, ka një histori të gjatë të abuzimit të paligjshëm të pushtetit të tij, për të përfituar para dhe pasuruar veten dhe familjen e tij, përmes konflikteve të interesit dhe nepotizmit.

Dikur një përkrahës dhe aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit, Gjukanoviç është bërë mik i perëndimit , duke e kompromentuar luftën antikorrupsion. Evropa Perëndimore, është gjithnjë e më tolerante ndaj korrupsionit që po ndodh në Malin e Zi, pjesërisht për të ruajtur një lloj statuskoje strategjike në rajon.

Në 2005, prokurorët italianë e akuzuan Gjukanoviç dhe 14 persona të tjerë, shumë prej të cilëve zyrtarë malazezë, për kontrabandë të paligjshme cigaresh midis dy vendeve gjatë viteve 1990. Ai shpëtoi vetëm falë imunitetit diplomatik.

Që atëherë, Gjukanoviç ka vazhduar të mohojnë akuzat, ndërsa të gjithë kanë përfituar personalisht nga kontrabanda. Marrëdhënia midis Perëndimit dhe Gjukanoviç, tregon se disa liderë janë të përqendruar në aleanca dhe interesa gjeopolitike, edhe nëse ato ndodhin në kurriz të demokracisë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga