Shpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore/ Çfarë ishte Projekti Manhatan?
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqin dorë nga zotimet e tyre ambicioze të marra gjatë festës së Vitit të Ri. Por nëse ju vetë ishit zotuar të ulnit sasinë e kalorive që konsumoni në ditë, këtu keni një nxitje shtesë: një studim i ri, zbulon se kufizimi i konsumit të kalorive, ngadalëson plakjen qelizore, zvogëlon inflamacionin, ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën, dhe në fund promovon një jetë më të gjatë.
Studiuesit nga Instituti Salk për Studime Biologjike në SHBA, arritën në këtë përfundim pasi kryen eksperimente me dietat e një grupi minjsh. ?Ne e dinim që kufizimi i kalorive e rrit jetëgjatësinë, por tani kemi vërtetuar të gjitha ndryshimet që ndodhin një nivelin qelizor?- thotë Huan Belmonte, bashkëautor i studimit të ri.
?Kjo na jep shpresë se mund të jemi në gjendje, që jo përmes ilaçeve të mund të ngadalësojmë plakjen te njerëzit?- thotë ai. Sado që mundohemi ta shmangim plakjen, ajo është faktori nr.1 i rrezikut për shumë sëmundje të tmerrshme si kanceri, demenca apo diabeti.
Gjithsesi, reduktimi i kalorive është dëshmuar se ndihmon në uljen e rrezikut tek një person për të zhvilluar çrregullime të tilla në pleqëri. Në fakt, deri më tani nuk kishte qenë i panjohur fakti që një konsum më i ulët i kalorive, ndikon në nivelin qelizor në trupin e njeriut.
Në studimin e ri, minjtë që kishin një dietë të rreptë, me 30 për qind më pak kalori se ajo normale, u krahasuan me një grup minjsh të tjerë që kishin një dietë tipike. Të dyja grupet e minjve, u ushqyen me këto dieta nga mosha 18 muajshe deri në 27 muajsh.
Krahasuar me jetëgjatësinë e njeriut, kjo periudhë do të përfaqësonte dikë që ndjek një dietë të rreptë me kalori të ulët nga mosha 50 deri në moshën 70-vjeç. Në fillim dhe në fund të periudhës së dietës, studiuesit izoluan dhe analizuan 168.703 qeliza nga 40 lloje qelizash tek të dyja grupimet e minjve.
Këto qeliza vinin nga një larmi zonash si trurit, muskujt, mëlçia, lëkura, veshka, palca e kockave dhe indet dhjamore. Pastaj, në secilën prej qelizave të izoluara, u përdor teknologjia e përparuar për të matur aktivitetin gjenetik, si dhe përbërjen e përgjithshme të llojeve të qelizave.
Çuditërisht, shumica e ndryshimeve negative ndodhën tek minjtë me dietë normale, dhe nuk shfaqeshin tek minjtë në një dietë më të rreptë, dhe me pak kalori. Edhe kur këta minj mbërrinin moshën e pleqërisë (27 muajsh), qelizat e tyre dukeshin shumë më të reja se të grupit të parë.
Në përgjithësi, 57 për qind e ndryshimeve të lidhura me moshën, që vëreheshin tek minjtë me një dietë normale, mungonin tek minjtë me një dietike ushqimore të rreptë.
?Kjo qasje, na tregoi jo vetëm efektin e kufizimit të kalorive mbi këto lloje qelizash, por na dha studimin më të plotë dhe më të detajuar, të asaj që ndodh në një nivel qelizor gjatë plakjes?- thotë bashkë-autori tjetër i studimit Guang-Hui Liu, profesor në Akademinë Kineze të Shkencave.
Shumë nga qelizat që dukeshin se ishin veçanërisht më të ndikuara nga dieta, ishin ato që lidhen me inflamacionin, imunitetin dhe metabolizmin e lipideve. ?Zbulimi kryesor në studimin aktual, është se reagimi inflamator i rritur gjatë plakjes, mund të shtypet sistematikisht nga kufizimi i kalorive që ne konsumojnë çdo ditë?- shton ai./ Studyfinds.org-Përshtatur nga CNA.al
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shën...
* Kërkimi për të gjetur dhe hetuar jetën përtej Tokës, ka ar...
Nga jeta e saj dashurore shumë aktive, deri tek një karrierë...
Nga Portia Kentish “Emerging Europe”Qëkur një seri rastesh t...
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga miste...
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...