Çfarë ndodh kur vdesim?
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga miste...
Nga Portia Kentish ?Emerging Europe?
Qëkur një seri rastesh të koronavirusit (COVID-19) u shfaqën në Itali në fillim të javës së shkuar, qeveritë në të gjithë Evropën, janë vënë në një garë se kush përgatitet më mirë për një pandemi të mundshme. Me numrin e infeksioneve të reja nga jashtë Kinës, që tanimë janë më të larta se ato në Kinë, kryeqytetet në mbarë Evropën janë qetësuar disi, me numrin e përgjithshëm të rasteve që tani i ka kaluar 80.000 personat.
Por frika dhe dezinformacionet, janë përhapur shumë më shpejt sesa vetë virusi, duke e ndërlikuar shumë sfidën për shëndetin publik, dhe duke ekspozuar përçarjet politike. Zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë paralajmëruar se duhet të bëhet më shumë për t?u përgatitur për përhapje të mëtejshme të epidemisë, dhe kanë bërë thirrje për një përgjigje më të koordinuar.
?Vlerësimi ynë aktual, është se ne do të shohim me siguri një situatë të ngjashme në Itali dhe vendet e tjera të Evropës, por panorama mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin?-tha Andrea Amon, drejtore e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. ?Ndërkohë duhet të përgatitemi edhe për skenarë të tjerë, si për shembull për grupime të mëdha të prekurish diku tjetër në Evropë?- shtoi ajo. Vetë virusi është infektiv në nivele mesatare, dhe ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Deri tani, shkalla e saj e vdekshmërisë, është rreth 3 përqind, dhe prek zakonisht ata që vuajnë tashmë nga një sëmundje kronike.
Ndërsa niveli i vdekshmërisë së gripit të zakonshëm është pak më e vogël, paparashikueshmëria e koronavirusit po i vendos autoritetet përballë të panjohurave, të cilat kërkojnë një koordinim politik të pashembullt. Në mbarë Evropën, dhe në fakt në gjithë botën, ka pasur një prirje që qeveritë ta përdorin shpërthimin epidemik, si një mënyrë për të treguar forcën dhe kompetencën e tyre.
Por, politizimi i kësaj emergjence shëndetësore, mund të ketë ndikime alternative, në të cilat arroganca që buron nga aftësia, mund të sjellë një mosgatishmëri për të pranuar gabimet në sistemet e shëndetit publik. Nga ana tjetër, kjo ngjarje është një shans që qeveritë të tejkalojnë aftësitë e tyre drejtuese.
Nga Bullgaria në Estoni, zyrtarët po e sigurojnë publikun se po bëjnë gjithçka që mundin për të përgatitur për të. Në Poloni, kryeministri Mateush Moraviecki u tha polakëve, se vendi është ?gati për një sulm të koronavirusit?. Deklarata e tij u pasua nga deklarata Ministrit e Shëndetësisë, Lukas Sumovski, që arritja e koronavirusit në Poloni ishte diçka e ?e pashmangshme?.
Ai njoftoi hapjen e një spitali të veçantë për këtë epidemi, ndërsa autoritetet shëndetësore do të fillonin shpërndarjen e broshurave në stacionet hekurudhote, dhe në rrjetet e tjera të transportit. Anëtarët e opozitës, e kanë kritikuar këtë qasje, duke e etiketuar qeverinë si të papërgatitur.
?Polonia është tërësisht e papërgatitur, për të mbrojtur veten nga koronavirusi. Deklaratat e kryeministrit janë gënjeshtra. Vetëm fjalët, nuk mund të na mbrojnë nga kjo sëmundje. Nuk po synoj të mbjell panik, por parandalimi është më i mirë se sa kurimi?- u shpreh senatori opozitar Vadim Tizkievic.
Ndërkohë në Hungari, zëdhënësi i kryeministrit, Gergeli Guljash, i ka bërë jehonë deklaratës së Sumovskit, duke theksuar se ka pak shanse që Hungaria të mund ta shmangë depërtimin e koronavirusit. Megjithatë, ai vuri në dukje kërcënimin që paraqet frika ndaj virusit, duke siguruar median se do të informohet në kohë reale nëse dikush në Hungari preket nga virusi.
Ai shtoi:?Nuk ka vend për përhapjen e lajmeve të rreme, gjë që përbën një akt kriminal?. Në Çeki, qeveria po përpiqet të qetësojë qytetarët e saj. ?Republika Çeke është padyshim në mesin e vendeve anëtare të BE-së, që kanë ndërmarrë masat më të rrepta?- tha Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojçek.
Këshilli i Sigurimit të Shtetit e diskutoi situatën më 25 shkurt, dhe aeroportet kanë marrë masa të posaçme kundër virusit. Në gjithë rajonin disa udhëtime janë kufizuar, dhe vendet me lidhje të forta tregtare me Italinë, si Kroacia, po anulojnë udhëtimet në linjat e transportit hekurudhor, dhe kanë vendosur pika kontrolli.
Rumania, që ka një diasporë të madhe në Itali, është përfshirë nga një valë histerie kolektive, ku supermarketet janë mësyrë nga blerësit, që blejnë sasi të mëdha mallrash jetikë. Dhe kjo pavarësisht se vendi ka deri tani zero raste të konfirmuara me koronavirusin.
Një burrë aziatik u dëbua me dhunë nga metroja e Bukureshtit nga disa të rinj rumunë racistë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ndihmë shtesë për frenimin e përhapjes së sëmundjes.
Që të dy ata ranë dakord se përhapja e panikut dhe lajmeve të rreme në të gjithë Serbinë dhe rajonin, ishte shumë më e rrezikshme, sesa kërcënimi që vjen nga vetë virusi.
Në një deklaratë të bërë publike më 26 shkurt , Kluge siguroi serbët se vendi është i mirë-përgatitur për të adresuar çdo lloj rreziku shëndetësor. Në aspektin ekonomik, virusi ka pasur një ndikim të rëndësishëm, duke tronditur bursat. Shumë rrugë tregtare janë bllokuar, dhe sektorë të prodhimit janë dëmtuar. Tregjet e mëdha si Kina dhe SHBA janë ngadalësuar, dhe do të jetë e pamundur që Evropa të shmangë pasojat negative.
?Kur nisni të ndikoni mbi Evropën Perëndimore, apo mbi Shtetet e Bashkuara, jeni duke ndikuar shumë edhe mbi ekonominë globale?- thotë Jusef Abazi, një strateg i tregut global. Ndërkaq, Ministri lituanez i Financave, Vilius Spok, i bëri jehonë këtyre deklaratave, duke u shprehur:?Në çdo rast, do të ketë ndikime negative tek Lituania, pasi ka efekte direkte përmes zinxhirëve të ndërprerë të furnizimit, dhe efekte indirekte përmes rënies së kërkesës. Pra mund të preket si prodhimi ashtu edhe tregtia ndërkombëtare?./Përshtati në shqip CNA.al
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga miste...
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...