web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirus/ A mund ta frenojë dot bota?

28 Shkurt 2020, 07:40, Blog CNA

Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker ?The New York Times?

* Të martën e18 shkurtit, në Iran nuk raportohej asnjë rast me koronavirus. Ndërkohë të dielën, qeveria njoftoi shumë raste dhe disa të vdekur. Rreth 152 raste (dhe të paktën 3 të vdekur) u konfirmuan në Itali të dielën, nga vetëm 3 raste të enjten e shkuar. Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut u rrit në 763 (dhe 6 të vdekur) që në ditët e para.

Covid-19, është zbuluar në të paktën 29 vende të botës. Në vendet me pak ose aspak raste të raportuara deri më tani, sidomos në Amerikën e Jugut dhe Afrikë, mungesa e provave nuk duhet të interpretohet si dëshmi e mungesës së virusit të rrezikshëm. Më shumë gjasa, ajo pasqyron mungesën e testimeve.

A mund të cilësohet Covid-19 tashmë një pandemi, pavarësisht nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë e etiketon ajo jo të tillë? Nëse po, çfarë na pret më tej? Së pari, le t?i radhisim faktet mbi atë që mund, dhe s?mund të bëhet. Tanimë është e qartë se epidemia, nuk do të kontrollohej dot 100 për qind.

Përhapja e koronavirusit, është ngadalësuar në rastin më të mirë, falë karantinave të rrepta të Kinës, por edhe përpjekjeve të vendeve të tjera për të identifikuar njerëzit e infektuar, dhe cilindo që mund të ketë qenë me ta në kontakt. Covid-19, duket se përhapet si gripi, përmes ajrit, nga person në person.

Por në dalim nga Ebola, SARS dhe MERS, individët mund ta transmetojnë këtë koronavirus që para fillimit të simptomave të dukshme, ose edhe nëse nuk sëmuren fare. Një person i infektuar, duket se e përhap sëmundjen mesatarisht në 2.6 persona të tjerë.

Pas 10 gjeneratash të transmetimit, me secilën zgjat rreth 5-6 ditë, një rast fillestar ka infektuar më shumë se 3.500 të tjerë, shumica pa simptoma të buta ose të buta, por me siguri të infektuar. Fakti që rastet e buta janë të vështira për t?u dalluar nga ftohja apo gripi i zakonshëm, vetëm sa e komplikon diagnozën.

Në dritën e tipareve të sëmundjes, karantina e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes ?Diamond Princess? në Gjirin  Jokohamas në Japoni, i ngjan një eksperimenti mizor:Pasi u mbyllën, pasagjerët njerëz u detyruan të merrnin frymë artificialisht për 2 javë rresht. Masa nuk pati shumë efekt, përveçse vërtetoi se sa efektiv është virusi në përhapjen e tij.

Përpjekja për të ndalur transmetimin e një virusi të ngjashëm me gripin, është pak a shumë si të përpiqesh të ndalosh erën. Së pari vaksinat janë ende shumë muaj larg. Dhe bazuar në përvojat e mëparshme me SARS, MERS dhe gripin pandemik, nuk ka asnjë arsye të besohet se Covid-19 do të largohet këtë pranverë, kur në Hemisferën Veriore të mbërrijë moti i ngrohtë.

Përhapja e koronavirusit nëpër botë, mund të vazhdojë me muaj. Karantina e vendosur nga qeveria kineze, e uli numrin e rasteve të reja për një farë kohe. Por edhe kjo praktikë sjell përfitime të kufizuara. Kur Kina të përpiqet t?i rikthehet punës, kur të rinisë transporti publik, dhe kur qytetarët të rinisin të lëvizin, ka të ngjarë të ketë një rikthim të madh të rasteve.

Në qoftë se nuk ka një karantinë të plotë për shumë muaj, agjentët infektues si gripi ose ky koronavirus, do të gjejnë sërish njerëz që të infektojnë. Pra, karantina është kryesisht një taktikë e vonuar. Ndërkohë edhe sistemi më i mirë shëndetësor është shumë i brishtë përballë situatave të tilla.

Dhe një rritje e moderuar e rasteve infektive, qoftë edhe nga një grip sezonal ose Covid-19, mund të zhvlerësojë të gjitha burimet në Kinë apo Shtetet e Bashkuara. Sado i frikshëm si skenar, ajo që ndodhi në Vuhan , qyteti kinez që ishte epiqendra e epidemisë, ka të ngjarë të përsëritet edhe diku tjetër.

Spitalet mund t?i duhet të largojnë gjithë pacientët e tjerë, por jo njerëzit me sëmundje më të rënda. Aftësia e tyre për të trajtuar ngarkesën e zakonshme të pacientëve me sulme në zemër, lëndime kritike ose kancere, mund të cenohet rëndë. Në një botë të papërgatitur për një sëmundje potencialisht të rrezikshme për jetën dhe lehtësisht të transmetueshme si Covid-19, mënyra më e efektshme për të zbutur ndikimin e pandemisë, është përqendrimi në mbështetjen e sistemeve të kujdesit shëndetësor që tashmë janë të mbingarkuara.

Kjo është arsyeja kryesore, pse përparësia madhore e çdo vendi, duhet të jetë mbrojtja e punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor. Dhe kjo për të siguruar që vetë spitalet, të mos bëhen vende ku koronavirusi përhapet më shumë, sesa arrin të frenohet: Nëse mjekët dhe infermierët e infektuar vdesin në masë, të gjitha shoqëritë mund të tronditen deri në panik.

Nderkohë, qeveritë duhet të kryejnë testime të gatishmërisë ndaj Covid-19 në spitalet rajonale dhe të zgjerojnë kapacitetin e përkohshëm të tyre. Për shembull, duke vendosur tenda urgjente edhe në parkingje. Prodhimi dhe rrjetet e shpërndarjes së ilaçeve dhe produkteve të tjera jetikë, si gjilpërat dhe shiringat, duhet të qëndrojnë të hapura.

Dhe duke pasur parasysh natyrën globale të industrisë, kjo gjë kërkon një bashkëpunim ndërkombëtar. Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet e dëmtuara nga koronavirusi nuk duhet të hutohen nga mënyra sesi SHBA dhe të tjerët, po përpiqen të sillen për momentin ndaj Kinës.

Përndryshe, ndërsa virusi përhapet, ne do të izolohemi më tej, dhe do të rrezikojmë aftësinë tonë për të marrë burime kritike. Nëse ndalet prodhimi i barnave, shumë njerëz mund të vdesin, jo direkt nga Covid-19, por indirekt nga mungesa e qasjes në ato ilaçe.

Sigurimi i gjithë kësaj do të thotë të përballesh me faktet e vështira të kësaj pandemie, dhe kjo gjë kërkon zbulime të hollësishme, transparente për publikun. Përvojat e shkuara, me letrat me antraks në vitin 2001 dhe shpërthimin e Ebolës në vitin 2014, sugjerojnë se njerëzit që reagojnë në mënyrë më racionale, dhe tregojnë një rezistencë më të madhe ndaj një krize në shkallë të plotë plotë, në rast se përgatiten intelektualisht dhe emocionalisht për të.

Dhe çfarë duhet të bëjë secili prej nesh, përtej qëndrimit të informuar dhe larjes shpesh të duarve? Të qëndrojmë të qetë dhe të arsyeshëm. Mund të jetë me vlerë të rezervoni disa rezerva të ilaçeve jetike, por jo shumë, pasi grumbullimi mund të krijojë mungesa.

Anëtarët e familjes dhe miqtë, duhet të jenë vigjilentë për shëndetin dhe mirëqenien e njëri-tjetrit dhe të jenë të gatshëm të kujdesen për të sëmurët, në rast se spitalet nuk kanë më vende. ?Pandemia?, nuk është thjesht një term teknik i shëndetit publik. Ajo është gjithashtu – ose duhet të jetë – një klithmë e fortë alarmi./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga