Ç’duhet bërë për të ndalur largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor?
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Yi-Zheng Lian ?The New York Times?
* Sëmundja e re e koronavirusit ka tani një emër: COVID-19. Por kjo gjë zgjati pak. Gjenoma e virusit u sekuencua brenda 2 javësh nga shfaqja e tij. Por për shumë javë të tjera, ne nuk e dinim se si ta quanim virusin apo sëmundjen që shkakton ai. Për një fare kohe sëmundja u quajt ?Pneumonia e Vuhanit?, sipas qytetit në Kinën Qendrore ku u zbuluan rastet e para.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë, dekurajon emërtimin e sëmundjeve sipas vendeve apo popujve ku ato vërehen për herë të parë, për të shmangur ndikimet negative në stigmatizimin e disa komuniteteve. Nga ana tjetër epidemitë, kanë përmasat e tyre sociale ose politike.
Sa i përket epidemisë aktuale, dy faktorë kulturorë ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës sesi ndodhja natyrale e një virusi të vetëm që infekton një gjitar, mund të përshkallëzohet në një krizë shëndetësore botërore. Dhe të dy këta faktorë janë tipikë kinezë. E para është historia e gjatë e Kinës me ndëshkimin e lajmësit.
Tetë mjekë u arrestuan nga policia në Vuhan në fillim të janarit, me akuzën e përhapjes së thashethemeve, pasi ata paralajmëruan në mediat sociale mbi rreziqet e një shpërthimi të mundshëm viral. Njëri prej tyre vdiq kohët e fundit, pasi u infektua me COVID-19.
Edhe epidemia e SARS – e shkaktuar nga një koronavirus tjetër – që shpërtheu në jug të Kinës në fund të vitit 2002, u fsheh nga autoritetet lokale për më shumë se një muaj. Dhe mjeku që dha alarmin, u burgos për 45 ditë. Në vitin 2008, shpërtheu skandali i qumështit të helmuar të foshnjëve.
Gjashtë foshnje vdiqën, gati 54 mijë u shtruan në spital. Katër vjet më vonë, informatori që bësohet se përhapi i parë lajmin mbi virusin, u godit me thikë për vdekje në rrethana misterioze. Këto janë shembuj të kohëve të fundit, por kjo s?do të thotë se ato duhet të varen vetëm nga Partia Komuniste Kineze.
Praktika e ndëshkimit të cilitdo që kumton të vërteta të pakëndshme, ka qenë në fuqi të paktën nga koha e Konfucit në shekullin VI Para Krishtit. Në shekullin e tretë, filozofi Li Kang thoshte ?Pema që rritet më lart sesa pjesa tjetër e pyllit, do të korritet nga zogjtë?.
Sunduesit e Kinës kërkojnë herë pas here mendime të ndershme nga nënshtetasit e tyre, por vetëm një lloj të caktuar dhe zakonisht për një kohë të kufizuar. Me fushatën e tij të ?100 luleve?, Mao Ce Duni bëri thirrje në fundin e vitit 1956 dhe fillimin e vitit 1957, që faktet dhe mendimet kritike të përhapeshin lirshëm.
Disa muaj më vonë, nisi Lëvizja Anti-Djathtiste, gjatë së cilës qindra mijëra njerëz të arsimuar që kishin folur hapur u futën në burg, u internuan ose iu nënshtruan keqtrajtimeve për vite me radhë, teksa karriera dhe familjet e tyre u shkatërruan.
Njerëzit që thonë të vërtetën, kanë qenë një praktikë standarde e elitës sunduese kineze për më shumë se 2 mijë vjet, dhe ai është një mjet për të imponuar stabilitet. Por nuk është një shpikje e Kinës moderne nën regjimin komunist. Dhe sot përndjekja e lajmësit, ka ndihmuar në përhapjen e madhe të COVID-19, që ka infektuar deri tani rreth 75.000 njerëz.
Një faktor i dytë kulturor, që qëndron pas epidemisë së koronavirusit janë besimet tradicionale kineze mbi fuqinë e ushqimeve të caktuara, dhe që kanë inkurajuar disa zakone të rrezikshme. Sidomos dominon aspekti i kulturës kineze të të ngrënit, i njohur si ?jinbu?, që do të thotë të mbushësh boshllëkun.
Kjo teori thotë se është më mirë që një sëmundje ta kurosh me ushqim, sesa me ilaçe. Sipas saj, sëmundjet shfaqen kur trupi është i varfëruar nga gjaku dhe energjia. Bimët dhe kafshët e egra, mendohet se sjellin një rimbushje më të mirë të boshllëkut, sidomos kur hahen të freskëta, ose të papërpunuara.
Dimri thuhet se është sezoni kur trupit i duhen më shumë ushqime ?jinbu?. Kjo mund të shpjegojë edhe faktin pse SARS-i dhe epidemia aktuale, shpërtheu gjatë kësaj stine. Besimtarët e ?jinbu?, duket se janë dakord me këtë koncept:?Pjesët e kafshëve që konsumohen, forcojnë pjesë të ngjashme në trupin e njeriut?.
Unë kam parë konsumin në masë të gjarpërinjve apo të peniseve të demave dhe kuajve, që ofrohen në mënynë e shumë qyteteve në jug të Kinës. Lakuriqët, të cilët mendohet se janë burimi origjinal i koronavirusit aktual dhe i virusit SARS, thuhet se forcojnë shikimin e njeriut.
Ndërkohë mishi i gjarprit, thuhet se kuron pagjumësinë. Njerëzit e pasur konsumojnë shpesh mish qeni, dhe mundësisht i një qeni që është vrarë pak minuta më parë, pasi në atë gjendje bart më shumë energji. Kjo është një nga arsyet pse kafshë të tilla shiten kryesisht të gjalla, çka favorizon përhapjen e viruseve.
Besimet mbi përfitimet shëndetësore të disa ushqimeve të kafshëve të egra, diskutohen rregullisht në gazeta dhe në faqet e shumta në internet, por mësohen edhe në shkollat ??mjekësore të Kinës. Në fakt, këto praktika nuk janë të përhapura në të gjithë Kinën.
Dhe nuk janë vetëm kineze: Shumë popuj në shumë vende të tjera, konsumojnë ushqime ekzotike. Por ajo që bie në sy në Kinë, është se besimet në lidhje me fuqitë speciale të disa ushqimeve, po pranohen tashmë dhe nga ata që i konsumojnë. Ato janë të ngulitura tanimë fort në vetëdijen kolektive kineze./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...