Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska në fytyrë?
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nga Nikola Xhorxheviç ?Emerging Europe?
* Që shumë vende evropianë në zhvillim, po përballen me dukurinë e ?largimit të trurit?, ky nuk është një sekret. Lëvizja e punëtorëve të aftë nga njëri vend në tjetrin, ka vendosur prej kohësh nën presion vendet e tyre të origjinës, pasi këta njerëz të kualifikuar dhe zakonisht në moshë të re, largohen për të pasur një mundësi më të mirë diku tjetër.
Ndërsa kjo është një ndihmë për vendet e zhvilluara evropiane si Gjermania dhe Austria, shumë vende evropiane në zhvillim, po ndjejnë pasojat negative nga mungesa e një fuqie punëtore të kualifikuar. Vendet e origjinës së njerëzve që zgjedhin të migrojnë, kanë mbetur pa një kthim të investimeve të tyre në arsim, kapital njerëzor dhe zhvillim ekonomik.
Një grafik i publikuar së fundmi nga revista ?The Economist?, ka bërë bujë në mediat e Ballkanit Perëndimor. Ai tregon se pikërisht në vendet e këtij rajoni është vërejtur më shumë ?rrjedhje e trurit?. Në indeksin e quajtur më mirë si aftësia për të mbajtur talentet, matet në një shkallë nga një deri në shtatë:njëshi përfaqëson vendet më pak të afta për të mbajtur njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar, dhe shtata është rezultati më i mirë i mundshëm.
Rezultatet për vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të frikshme. Bosnja e gjen veten e treta në renditjen globale, me një vlerë indeksi prej 1.76. Vetëm Haiti dhe Venezuela, kanë të dhënat më të ulëta. Kroacia dhe Rumania renditen në vendin e katërt, ndërsa Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia renditen ndër 10 vendet më të dobëta në këtë aspekt.
Le ta vendosim në perspektivë këtë indeks abstract. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rreth 228 mijë njerëz janë larguar në vitin 2018 vetëm nga Ballkani Perëndimor. Rreth 51 mijë i përkasin Serbisë. Për më tepër, sipas një vlerësimi të raportuar në të përditshmen serbe ?Danas? shtatorin e vitit të kaluar, ikja e trurit po i kushton vendit përafërsisht 1.2 miliardë euro në vit.
Por për qeveritë, shqetësuese nuk janë vetëm kostot financiare. Cilësia e shërbimeve jetike si kujdesi shëndetësor mund të bjerë ndjeshëm, kur mjekët dhe infermierët e kualifikuar largohen jashtë vendit në kërkim të page më të mirë.
Vlerësimet në mediat serbe, flasin për largimin drejt Perëndimit të 800 mjekëve çdo vit. Me kaq shumë para, dhe me një krizë demografike serioze, nuk është çudi pse vendet evropiane në zhvillim, po përpiqen prej disa kohësh ta luftojnë këtë tendencë.
Në Poloni, një vendim i miratuar nga qeveria vitin e kaluar, i përjashton të rinjtë nën 26-vjeç që marrin më pak se 85.528 zloti në vit (rreth 20.000 euro) nga tatimi mbi të ardhurat. Rumania, që ka të njëjtin problem me largimin e mjekëve dhe infermierëve si Serbia, ka rritur pagat e mjekëve nga 1.000 në 2.700 euro.
Masa të ngjashme, janë sugjeruar ose janë në proces miratimi në të gjithë rajonin. Ndërsa ato janë të fokusuara në bindjen e njerëzve që të mos ikin jashtë vendit, të tjerët besojnë se ekziston një qasje e ndryshme. Njëri prej tyre është Ivan Bërkljaç nga organizata ?Tacka Povratka? (Pika e Kthimit) në Serbi.
Ajo synon të lehtësojë pasojat e largimit të trurit, përmes konceptit të ?emigrimit rrethor?. Kur të rifillojë plotësisht funksionimin në fund të 3-mujorit të parë të këtij viti, ajo do të shndërrohet në një qendër shpërndarëse dhe e mesazheve midis diasporës serbe dhe aktorëve të ndryshëm vendorë.
Organizata do të ofrojë informacione për të gjithë emigrantët e diasporës, që janë të interesuar të rikthehen në vend, investojnë, studiojnë apo të dalin në pension në Serbi. Projekti do të shërbejë si një rrjet horizontal midis diasporës që ndodhet në pjesë të ndryshme të botës dhe vendit të tyre, duke lejuar shkëmbimin e informacionit dhe ideve.
?Organizata jonë gëzon mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria, pasi ne shërbejmë si një pikë kontakti midis asaj që dëshiron diaspora, dhe ajo që mund të bëjë qeveria është shumë e rëndësishme?- thotë Bërkljaç. ?Siç e shohim, rikthimi nuk është domosdoshmërisht një zhvendosje fizike në Serbi, por gjithashtu një investim tek njerëzit tanë, dhe tek idetë, koha energjitë dhe paratë për organizatat joqeveritare.
Unë nuk jam domosdoshmërisht një ithtar i idesë, se njerëzit duhet të qëndrojnë me zor këtu. Unë mendoj se njerëzit që dëshirojnë, duhet të qëndrojnë. Por mendoj edhe që njerëzit duhet të largohen dhe duhet të kthehen, pasi ky është thelbi i migrimit rrethor.
Thënë thjesht, ne jetojmë në një botë të ndërlidhur, e cila është ndërthurur në mënyrë globale. Ndaj është e pamundur të presim që të izolojmë shoqërinë tonë. Është e dëshirueshme që njerëzit të largohen, por edhe të rikthehen?-përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë l...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...