Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe interesi vetjak, ato që na nxisin në pjesën më të madhe të gjërve që bëjmë? Apo jemi të aftë t?i vendosim nevojat e të tjerëve, përpara tonave? Tradicionalisht, sociologët kanë qenë të prirur drejt pikëpamjes cinike, sipas së cilës njerëzit janë shumë egoistë.
Ata besonin në ?interesin e arsyeshëm mbi vetveten?, dhe tek ?parimin e minimumit?, që thotë se ne jemi programuar të minimizojmë kostot tona në jetë, dhe të maksimizojmë përfitimet tona. Po kështu, psikologët evolucionarë argumentonin shpesh se altruizmi ? ndihma ndaj një personi tjetër, pa pritur asgjë në këmbim ? thuajse nuk ekziston.
Por në dallim nga pikëpamjet e tilla mbi natyrën njerëzore, studimet e fundit kanë zbulur prova që sugjerojnë se qeniet njerëzore janë shumë më të dashura dhe më bujare, se sa mund të mendoni. Madje edhe fëmijët e vegjël, duan të ndihmojnë të tjerët.
Feliks Uorneken, që studion bashkëpunimin tek fëmijët, sugjeron se fëmijët e vegjël socializohen për të ndihmuar të tjerët, dhe shfaqin një prirje të natyrshme për ta bërë këtë. Ai sugjeron se në mjediset në të cilat evoluan njerëzit, edhe ndihma më e vogël që mund të jepnin fëmijët për të tjerët (si për shembull kapja për dore), do të kontribuonte në mbijetesën e familjes së tyre.
Studimi i Uornken, tregoi sesi fëmijët e vegjël ndihmuan në mënyrë spontane një të huaj të rritur, për sa kohë që nevoja për ndihmë ishte mjaftueshëm e qartë që vogëlushët ta kuptonin atë. Për shembull, nëse një i panjohur për ta në moshë madhore, kishte nevojë për ndihmë për të kaluar një pengesë të dukshme, apo për ndihmë në ngritjen e një objekti të rënë përtokë, fëmijët e vegjël ia ofronin atë me lehtësi.
Uorneken arriti në përfundimin se ?sjelljet e hershme ndihmëse, janë vërtet pro-sociale dhe i shërbejnë një funksioni evolucionar tek njerëzit?. Ndërkohë ata që e ndiejnë empatinë, angazhohen në forma ekstreme të ndihmës. Të dyja studimet klasike mbi empatinë dhe ndihmën, dhe hulumtimet e fundit mbi dhuruesit e gjallë të veshkave, sugjerojnë se altruizmi është një dukuri e vërtetë në marrëdhëniet njerëzore.
Psikologu social Daniel Batson, që e ka studiuar altruizmin për 3 dekada me radhë, tregoi se nëse një i huaj, për të cilin ndjejmë empati, vuan vazhdimisht, ne do të ndërhyjmë ndonjëherë dhe vuajmë në vendin e tij, madje edhe atëherë kur kemi mundësi që ta shmangim atë.
Ngjashëm, hulumtimi i neuroshkencëtares Ebigeil Marsh mbi dhuruesit e veshkave, tregon se këta dhurues kanë trurin të prirur për të ndihmuar të tjerët. Për shembull, truri i dhuruesve të veshkave, është shumë më reagues ndaj fytyrave që shprehin frikë, sesa truri i shumicës së njerëzve të tjerë.
Marsh sugjeron se të njëjtat mekanizma psikologjikë që promovojnë kujdesin prindëror tek njerëzit që kanë fëmijë, mund të aktivizohen edhe tek të huajt që duket se vuajnë. Ndërkohë një tjetër studim nga neuroshkencëtarët socialë Naomi Ajzenberger dhe Met Liberman, tregon se njerëzit përjetojnë kënaqësi kur shohin që u ndodhin gjëra të mira njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, si dhe kur ndihmojnë të tjerët me paratë e tyre.
Ata sugjerojnë se kjo ndodh pasi ne jemi krijesa të tilla sociale, dhe jemi të inkurajuar nga evolucioni të ndjejmë kënaqësi kur ndihmojmë njerëzit e tjerë. Madje edhe kur kjo ndodh me një kosto për sa i përket kohës, përpjekjeve apo parasë së shpenzuar.
Ndërkohë një argument klasik kundër altruizmit, është argumenti ?i tradhtisë? i Riçard Doukins. Argumenti thotë që nëse gjenet do të promovonin altruizëm tek njerëz të caktuar, anëtarët e tjerë të grupit të një personi, mund të presin të përfitojnë nga këta mirëbërës dhe të bëhen mashtrues, duke marrë gjithmonë, pa dhënë asgjë në këmbim.
Por kjo logjikë, bazohet në disa supozime të diskutueshme. Një supozim është se bamirësit i tolerojnë mashtruesit përreth tyre. Por në fakt nuk e bëjnë këtë. Ata i ndëshkojnë shpesh mosmirënjohësit. Por dëshmia më e drejtpërdrejtë kundër argumentit ?të tradhëtisë? së Doukins vjen nga kërkimet në psikologjinë shëndetësore.
Stefani Braun dhe kolegët e saj, monitoruan më shumë se 800 të moshuar mbi 65-vjeç për 5 vite, për të parë se kush do të jetonte më gjatë. Njerëzit që kishin më shumë gjasa të mbijetonin në atë periudhë, ishin ata që raportuan në fillim të studimit se ofronin më shumë ndihmë emocionale dhe fizike për njerëzit e tjerë. S?ka dyshime që ne të gjithë jemi të aftë të jemi egoistë. Por duket se shumica e njerëzve janë gjithashtu të aftë për akte të mëdha të mirësisë dhe vetëmohimit./Spsp.org- Përshtatur nga CNA.al
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë l...
* Nikola Tesla, e nisi karrierën e tij me perspektivën e një...
Nga Edward Lucas, “Center for European Policy Analysis”* Të ...
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, “The New York Times”* ...
Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”* Nës...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”* Muajin e shkuar, pres...
Nga David N.Bossie “Fox News”* Rezultatet e zgjedhjeve brend...
Nga Xiao Qiang “Project Syndicate”* Në librin e tij të vitit...
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...