Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri/ Rusia mbështet lëvizjen e Asadit
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sj...
Nga Xiao Qiang ?Project Syndicate?
* Në librin e tij të vitit 2016 ?Diktatura e përsosur:Kina në shekullin XXI?, politologu norvegjez Stein Ringen, e përshkruan Kinën bashkëkohore si një ?kontrollokraci?, duke argumentuar se sistemi i saj i qeverisjes është shndërruar në një regjim të ri më të ashpër dhe më ideologjik se më pare.
Tashmë ?kontrollokracia? e Kinës, mban përgjegjësinë kryesore për epideminë e koronavirusit, që po përhapet gjerësisht në vend dhe botë. Presidenti kinez Xi Jinping, do të takohet në shtator me krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së në samitin BE-Kinë në Lajpzig të Gjermanisë.
Evropianët duhet ta kuptojnë, se përmes këtij samiti do t?i japin atij një fitore politike shumë të nevojshme, në rast se nuk do i kërkojnë llogari për dështimin e tij në respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në Tibet, Xinjiang dhe Hong Kong.
Gjatë 8 viteve të fundit, udhëheqja qendrore e Partisë Komuniste të Kinës, ka ndërmarrë hapa për të forcuar autoritetin personal të presidentit Xi Jinping, si dhe për zgjerimin e kompetencave të vetë PKK-së, në kurriz të ministrive dhe qeverive lokale dhe krahinore.
Autoritetet qendrore, kanë reaguar vazhdimisht me brutalitet ndaj mosmarrëveshjeve, gjë e cila është ndjerë në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike në vend. Nën kontrollokracinë, janë mbyllur faqet e internetit; janë burgosur avokatë, aktivistë dhe shkrimtarë.
Ndërkohë, sistemi që ka instaluar Xi që nga viti 2012, po shfrytëzon teknologjitë e reja në Kinë, sidomos Inteligjencën Artificiale për të forcuar kontrollin e qeverisë qendrore mbi shoqërinë kineze. Rasti i parë i koronavirusit u shfaq në Vuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit më 1 dhjetor 2019.
Dhe që në mesin e atij muaji, autoritetet kineze kishin prova se virusi mund të transmetohej nga një njeri tek tjetri. Gjithsesi, qeveria nuk e pranoi zyrtarisht epideminë deri më 20 janar të këtij viti. Gjatë këtyre 7 javëve, policia e Vuhan burgosi 8 mjekë dhe infermierë, me akuzën e përhapjes së panikut në mediat sociale.
Ata u akuzuan për ?përhapjen e thashethemeve?, dhe përçarjen e ?rendit shoqëror?. Ndërkohë, qeveria rajonale e Hubeit, vazhdoi të fshehë numrin e vërtetë të rasteve me koronavirus. Censurimi i madh, shkatërroi çdo mundësi për të vënë virusin nën kontroll, përpara se ai të ishte përhapur në Vuhan, një qytet me 14 milionë banorë.
Deri më 23 janar, kur qeveria shpalli më në fund karantinën për banorët e Vuhanit, rreth 5 milionë njerëz ishin larguar tashmë nga qyteti, duke shkaktuar epideminë që tani po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe pjesën tjetër të botës.
Kur më në fund u bë publike shkalla e vërtetë e epidemisë, opinioni publik kinez pati një përzierje të parashikueshme të zemërimit, ankthit dhe dëshpërimit. Njerëzit e përdorën masivisht internetin për të shfryrë mllefin dhe zhgënjimin e tyre.
Por nuk kaloi shumë kohë dhe shteti rivendosi censurën, duke kufizuar ndjeshëm aftësinë e gazetarëve dhe qytetarëve të shqetësuar për të shkëmbyer informacione rreth krizës. Pastaj më 3 shkurt, pasi presidenti Xi drejtoi takimin e dytë të Komitetit të Përhershëm për epideminë, aparati propagandistik i PKK u urdhërua të ?udhëzojë opinionin publik, dhe të forcojë kontrollin e informacionit?.
Në praktikë, kjo do të thotë një kontroll të rreptë të të gjitha komunikimeve dhe publikimeve në internet. Kontrollokracia tani po funksionon tani me kapacitet të plotë, me algoritmet e njohjes së fytyrës, imazhit dhe zërit, që përdoren për të parashikuar dhe shtypur çdo kritikë të mundshme të qeverisë, dhe për të zhdukur të gjitha informacionet ?jozyrtare? në lidhje me epideminë.
Më 7 shkurt, Li Uenliang, një nga mjekët që u përpoq të jepte alarmin për epideminë, vdiq nga koronavirusi, dhe kjo gjë shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale. Publiku kinez e përkujton atë si një hero, por edhe si një viktimë që u përpoq të tregonte të vërtetën.
Për herë të parë që nga ngjitja në pushtet, makineria e censurimit të Xi Jingping, po ndeshet me një rezistencë të fortë nga miliona përdorues të internetit në Kinë. Kontrollokracia, është duke u vënë në provë. Por me shumë gjasa, kjo gjë do të përdoret për të justifikuar edhe më shumë mbikëqyrje dhe kontroll të popullatës.
Xi është një diktator safi. Por diktatura e tij është larg nga të qenit ?perfekte?. Nevoja e tij obsesive për të kontrolluar informacionin, i ka privuar qytetarët kinezë nga e drejta e tyre për të mësuar atë që po ndodh në komunitetet e tyre, dhe potencialisht brenda trupave të tyre.
Deri më 9 shkurt, epidemia kishte vrarë më shumë se 900 njerëz, dhe infektuar 40.000 të tjerë në mbi 25 vende të botës. Pavarësisht gjithë teknologjive të saj të përparuara dixhitale, dhe fuqinë e jashtëzakonshme ekonomike dhe ushtarake, Kina po qeveriset si të ishte një autokraci para-moderne. Kinezët meritojnë më mirë. Por fatkeqësisht, ata dhe pjesa tjetër e botës, do të vazhdojnë të paguajnë një çmim të lartë për despotizmin hi-tech të presidentit kinez./ Përshtatur nga CNA.al
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sj...
Drezdeni pandehte se ishte i sigurtë, besonte se mburojë kis...
Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto “CNN”Pl...
A keni menduar ndonjëherë, se si disa njerëz ia dalin të qën...
Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej pl...
Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuqXhorxh Uashingtoni, nji...
Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës naty...
Nga David Howell “Japan Times”Më shumë se 30 vjet më parë, n...
Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku j...
Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrë...
Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”Në takimi...
Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që...
Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”Komisioni Evrop...
Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”Nga Tigri tek Indi, ...
Nga Robert B.Talisse “The Conversation”Kur kryetarja e Kongr...
Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetj...
Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi ...
Nga William F.Buckley Jr. “National Riview”* Gjatë muajve të...
Nga Martha Spurrier “The Guardian”* Java që shkoi, na dha të...
Nga Marc A.Thiessen “The Washington Post”* Nisma e demokratë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...