Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga David Howell ?Japan Times?
Më shumë se 30 vjet më parë, nisi të diskutohej i ashtuquajturi dimensioni i butë i
politikave publike dhe çështjeve botërore, përmes një artikull me titull ?Politikat e buta ekonomike:Leksione të mençura nga Japonia?.
Disa vjet më vonë, përmes një analize brilante, politologu i Univeristetit të Harvardit Xhozef Ni e zgjeroi konceptin, për ta zbatur atë në çështjet ndërkombëtare, përmes konceptit të ?fuqisë së butë?, në menaxhimin e e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ushtrimin e ndikimit, me bindjen
se bashkëpunimi kulturor do të zëvendësonte fuqinë shtrënguese në çështjet botërore.
Koncepti u përhap me shpejtësi, teksa nocionet e vjetra ushtarake si ?fuqia është e drejtë?, nisën të duken demode në një botë të ngarkuar me më shumë njohuri, dhe gjithnjë e më shumë të ndërlidhur. Pastaj erdhi menaxhimi i butë, një koncept që u përhap në botën e biznesit.
Dhe sot kemi apelet për udhëheqje ?të butë?, dhe për një kombinim delikat të udhëzimeve strategjike me fuqizimin masiv, duke kërkuar një përzierje të përulësisë dhe mençurisë të qeverive kombëtare, që duket se mungon ende në botën e sotme.
Të gjitha këto ide, që sfidojnë mendimin tradicional se si funksionon bota, janë ende në hapat e para. Dhe ato kundërshtohen nga shumë shembuj të dukshëm të një fuqie të ashpër dhe të shëmtuar që dominon, nga brutaliteti i papërshkrueshëm i Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme, deri tek tirania dhe padrejtësia që gjallon në shumë vende, apo vrasjet dhe trazirat e dhunshme.
As fuqizimi masiv i lëvijeve populiste, i mundësuar nga teknologjia e re, nuk rezulton gjithmonë të jetë i butë apo veçanërisht tolerant. Një popull i zemëruar, është shpesh larg nga të qenit i butë. Megjithatë, prirja drejt qasjeve më të buta, më tolerante dhe më delikate në të gjitha degët e qeverisjes dhe menaxhimit, si në marrëdhënie, institucione dhe biznese, është qartazi atje dhe
po mbështetet gjerësisht.
Kjo qasje po i tejkalon ndarjet e vjetra politike midis të djathtës dhe të majtës, dhe midis atyre konservatore dhe liberale. Ndoshta vetë termi ?i butë? është mashtrues, përdersa ai që propozohet mund të jetë ende një presion real. Për shembull, sanksionet ekonomike mund të përdoren më shumë sesa bombat, por ato mund të shkaktojnë akoma vuajtje të vërteta deri në arritjen e synimeve.
Ndoshta ?fuqia e zgjuar? ose ?ekonomia e mençur?, janë frazat më të mira për të arritur qëllimet me mjete delikate. Më shumë se 2.000 vjet më parë, gjenerali kinez Sun Tzu dinte gjithçka mbi fuqinë e butë dhe sesi arrihej fitorja pa një përplasje apo konflikt të ashpër.
Sot ne spekulojmë për luftë pa viktima njerëzore, beteja përmes dronëve, me ushtri robotike dhe pa pilotë, për përdorimin e marinës dhe forcave ajrore në vijën e parë të frontit. Në fakt, sot është e pashmangshme që ndërsa robotët marrin përsipër punët e rënda – ngritjen e peshave të mëdha, madje edhe luftimet – njerëzit janë të detyruar ta gjejnë veten në role të ndryshme.
Është truri dhe jo muskujt, që do të përdoren gjithnjë e më shumë për të zgjidhur problemet dhe tensionet më serioze në botë. Kjo do të thotë se gjenerata e ardhshme, duhet të pranojë pasigurinë, të tolerojë paradokset, të jetojë me të panjohurën, të zhvillojë aftësi për të bërë
pyetjet e duhura, të sfidojë pohimet ?shkencore?.
Ndoshta, roli në rritje i grave në qeverisje thuajse kudo, ofron një qasje ?të butë? ndaj çështjeve të vështira botërore. Dhe me testimin e menjëhershëm të pikëpamjeve të secilit person përmes teknologjisë së të dhënave të mëdha, bëhen më të qarta rreziqet dhe disavantazhet e një veprimi ?të ashpër? nga udhëheqësit që pretendojnë se ?e dine? se cili është vullneti i popullit.
Sido që të shkojnë gjërat, ai në krye duhet tani të përballet me ata në fund, në mënyra që më parë nuk ishin përcaktuar qartazi. Edhe diktatorët dhe autokratët e sotëm, po e mësojnë këtë gjë. Bota është ende një vend i egër, madje shumë i egër për miliona refugjatë që vuajnë, dhe për familjet e shpërngulura dhe pakicat e shtypura.
Ajo ka ende udhëheqës si ai i Koresë së Veriut, Kim Jong Un me raketat e tij qesharake, apo si Kina me avionët e saj luftarakë në ishujt artificialë prej betoni në Detin e Kinës Jugore, për të na kujtuar se disa njerëz mendojnë se tregimi i fuqisë së ashpër, mbetet ende mënyra që garanton fitoren.
Por dalëngadalë po pranohet, se dhuna ka një efekt bumerang, dhe se metodat e buta, dhe jo ato të ashpra dhe konfrontuese, janë sot shansi më i mirë për të stabilizuar shoqëritë. Ndoshta falë hiper-lidhjes mes nesh, transparencës totale dhe inteligjencës artificiale – të gjitha rezultate të epokës së mikroçipit – ka ardhur sërish koha e Sun Tzu./Përshtatur nga CNA.al
Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku j...
Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrë...
Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”Në takimi...
Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që...
Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”Komisioni Evrop...
Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”Nga Tigri tek Indi, ...
Nga Robert B.Talisse “The Conversation”Kur kryetarja e Kongr...
Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetj...
Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi ...
Nga William F.Buckley Jr. “National Riview”* Gjatë muajve të...
Nga Martha Spurrier “The Guardian”* Java që shkoi, na dha të...
Nga Marc A.Thiessen “The Washington Post”* Nisma e demokratë...
Është një emër mjaft i shpeshtë tashmë në ekrane, por edhe n...
Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tj...
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Nga Donald Trump* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi ...
* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai ësht...
Historikisht, të gjitha perandoritë bien ose shndërrohen në ...
Nga Craig Turp “Emerging Europe”* Dy partitë më të mëdha në ...
Nga Alessio Marchionna “Internazionale”* Data 2 shkurti e çd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...