Problemet që vijnë nga përzierja e fesë dhe politikës në Turqi
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tjetër global të një sëmundjeje vdekjeprurëse. Zyrtarët e shëndetit publik, thonë se ekziston një mundësi e arsyeshme që një shpërthim pandemie në mbarë botën i një patogjeni që lëviz me shpejtësi, mund të ndodhë brenda 15 viteve të ardhshme. Dhe ja se cilat janë arsyet kryesore:
Rritja e popullsisë
Gjatë shpërthimit të Gripit Spanjoll të vitit 1918, bota kishte më pak se 2 miliardë njerëz. Sëmundja vrau afërsisht 2.5 për qind të popullsisë globale, ose rreth 50 milionë njerëz. Sot, bota ka mbi 7.6 miliardë njerëz. Një tjetër pandemi me të njëjtën shkallë globale vdekshmërie, do të shkaktont 190 milionë të vdekur. Numri i lartë e popullsisë, e rrit përhapjen e sëmundjeve infektive. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zona urbane, dhe kjo përqindje vazhdon të rritet. Sëmundjet ngjitëse përhapen më shpejt në qytetet e mëdha. Personat që përdorin transportin publik, janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.
Rezistenca e antibiotikëve
Gjatë 70 viteve të fundit, antibiotikët janë përdorur për të trajtuar një gamë të gjerë infeksionesh të shkaktuara nga bakteret. Por këto ilaçe po humbasin fuqinë e tyre, pasi bakteret pësojnë mutacion dhe bëhen rezistente ndaj antibiotikëve. Këto patogjene shkaktojnë sëmundje të tilla si pneumonia, infeksionet e gjakut dhe gonorrea.
Mutacionet e vazhdueshme të virusit të gripit
Gripi është i vështirë për t?u parashikuar, dhe i vështirë për t?u planifikuar. Shkencëtarët prodhojnë vaksinat vjetore disa muaj para fillimit të sezonit të gripit. Por efektiviteti i kësaj vaksine ndryshon nga viti në vit. Gjatë sezonit të gripit 2015-2016, vetëm gjysma e njerëzve që u vaksinuan u mbrojtën nga viruset që ishin aktive atë vit. Gjatë disa viteve, gripi pëson mutacione të tilla drastike, saqë shfaqet si një virus plotësisht i ri. Dhe në këto raste ai shkakton pandemi, siç është mutacioni i virusit që shkaktoi Gripin Spanjoll të vitit 1918.
Shtimi i udhëtimeve
Sot njerëzit mund të udhëtojnë nëpër botë brenda një dite. Kjo do të thotë që edhe sëmundjet mund të përhapet po aq shpejt. Njerëzit që udhëtojnë në vendet e huaja, dhe mund të çojnë aty baktere ose viruse në një zone ku një popullatë lokale është më pak e pajisur për t?u trajtuar. Një nga arsyet pse shpërthimi i virusit të Ebolës në vitin 2014 ishte kaq vdekjeprurës në Afrikën Perëndimore, ishte sepse ajo zonë nuk kishte hasur më parë këtë virus. Po ashtu, njerëzit e kalojnë zakonisht kohën në zona që ofrojnë ambiente të favorshme për përhapjen e infeksioneve gjatë udhëtimit, siç janë aeroplanët dhe hotelet. Në fillim të shpërthimit të virusit SARS në vitin 2003, një mjek kinez i infektuar qëndroi në një hotel në Hong Kong para se të sëmurej dhe vdiste. Sëmundja u përhap tek klientët e tjerë të hotelit, të cilët më pas hipën nëpër aeroplanët dhe e bartën patogjenin në vendet e tjera. Brenda 5 muajve, SARS kishte infektuar më shumë se 8.000 njerëz në më shumë se tridhjetë vende të ndryshme, me 774 raste që rezultuan me vdekje.
Shpyllëzimet
Afro 75 për qind e sëmundjeve të reja infektive janë zoonotike, pra përhapen tek njerëzit nga kafshët. Shpyllëzimi rrit shfaqjen e sëmundjeve të tilla si Ebola dhe malarja, pasi prish mjedisin e kafshëve që strehojnë bakteret të cilat shkaktojnë sëmundje. Kur habitatet e tyre shkatërrohen, kafshët detyrohen të kërkojnë ushqim dhe strehim diku tjetër, gjë që shpesh i sjell ata në kontakte më të ngushta me njerëzit.
Rreziqet e eksperimenteve shkencore
Në vitin 2014, shkencëtarët amerikanë krijuan një virus shumë të ngjashëm me Gripin Spanjoll të vitit 1918. Ata thana se rikrijimi i virusit të rrezikshëm, ishte një pjesë thelbësore e të kuptuarit të rrezikut që ai paraqet për publikun. Por shumë shkencëtarë janë kundër këtyre eksperimenteve, duke argumentuar se akti i krijimit të këtyre viruseve paraqet një kërcënim për popullatën njerëzore. Edhe në laboratorët me siguri më të lartë, krijimi i një patogjeni të rrezikshëm është një veprimtari e rrezikshme.
Ndryshimi i klimës
Malaria, Zika dhe Dengue, janë vetëm disa nga shumë viruse vdekjeprurëse të transmetuara nga mushkonjat, me malarian që është më vdekjeprurëse. Mushkonjat lulëzojnë në klima të ngrohta. Ngrohja globale, mund të bëjë që popullata e mushkonjave të përhapet gjeografikisht shumë më tepër nga sot. Ndryshimi i klimës po krijon sezone më të gjata për riprodhimin e mushkonjave. Pleshtat dhe rriqnat, lulëzojnë gjithashtu në klimat e ngrohta dhe transmetojnë një numër sëmundjesh të rrezikshme, duke përfshirë Ethet Hemorragjike të Kongo-Krimesë, tifon dhe sëmundjen Lime.
Bioterrorizmi
Pandemia e ardhshme, mund të jetë rezultat i një sulmi të qëllimshëm terrorist. Bill Gejts, një nga burrat më të pasur në botë, ka financiar 20 vitet e fundit një fushatë globale për mbrojtjen e shëndetit global. Në fillim të këtij viti, Gejts paralajmëroi se bioterrorizmi, lëshimi i qëllimshëm i viruseve ose mikrobeve, mund të jetë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve.
Dhe kërcënimi nga ky fenomen jnë rritur gjatë pesë viteve të fundit. Një terrorist, ka sot aftësinë të përdorë inxhinierinë gjenetike për sintetizimin e lisë së dhenve, apo të krijimit të një versioni shumë ngjitës dhe vdekjeprurës të gripit. Grupet e inteligjencës, raportojnë se ISIS ka punuar me armët biologjike në bazat e tyre në Siri dhe Irak./ Listverse.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Nga Donald Trump* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi ...
* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai ësht...
Historikisht, të gjitha perandoritë bien ose shndërrohen në ...
Nga Craig Turp “Emerging Europe”* Dy partitë më të mëdha në ...
Nga Alessio Marchionna “Internazionale”* Data 2 shkurti e çd...
Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE...
Nga Douglas Webber “The Conversation”* Brexit mund të ndrysh...
Të thuash se një vit, ishte më domethënës me kontributet e t...
Nga Jason Kindrachuk & Alyson Kelvin “National Interest”* Gj...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”* Romë – Në vitin 2012, Inja...
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Çfarë ndodh me mendjen e një njeriu që bën një jetë të vetmu...
Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, ...
Nga Gordon N. Bardos “National Interest”Edhe pse nuk është v...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Lufta e Dytë Botërore...
Nga Yascha Mounk & Roberto Foa “The Atlantic”Qytetarët e ven...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...