web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ia dola të rikthej madhështinë e Amerikës

6 Shkurt 2020, 07:57, Blog CNA

Nga Donald Trump

* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi krijuar 7 milionë vende të reja pune, 5 milionë më shumë sesa gjatë administratës së mëparshme. Shkalla e papunësisë është më e ulta në mbi gjysmë shekulli. Shkalla e papunësisë për afro-amerikanët, hispan-amerikanët dhe aziatiko-amerikanët kanë arritur nivelet më të ulëta në histori.

Tani, një numër rekord të rinjsh amerikanë janë të punësuar. Në administratën e fundit, më shumë se 10 milion njerëz u shtuan në listat e atyre që marrin ushqime falas. Nën administratën time, 7 milion amerikanë kanë dalë nga këto lista, dhe 10 milionë njerëz të tjerë janë hequr nga asistenca sociale.

Që nga zgjedhja ime president, vlera neto e gjysmës së pagave në SHBA është rritur me 47 përqind – 3 herë më shpejt sesa dikur. Të ardhurat mesatare të ekonomive familjare, janë sot në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë! Që nga zgjedhja ime, tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara janë rritur në 70 përqind, duke e shtuar me më shumë se 12 trilionë dollarë pasurinë e kombit tonë.

Falë fushatës sonë të guximshme për pakësimin e rregullave burokratike, Shtetet e Bashkuara janë bërë prodhuesi numër një i naftës dhe gazit natyror në botë. Me progresin e jashtëzakonshëm që kemi arritur gjatë 3 viteve të fundit, Amerika është tashmë e pavarur në aspektin energjitik.

Po kështu, ne po rikthejmë në nivelet e dikurshme prodhimin e kombit tonë. Pasi humbëm mbi 60.000 fabrika nën 2 administratat e mëparshme, Amerika ka tashmë 12.000 fabrika të reja, dhe janë mijëra e mijëra të tjera që janë planifikuar ose po ndërtohen. Ne kemi krijuar mbi gjysmë milioni punë të reja në këtë sektor.

Kompanitë nuk po largohen; ato po rikthehen në vend. Një nga premtimet kryersore që unë i bëra popullit amerikan, ishte zëvendësimi i marrëveshjes katastrofike të tregtisë NAFTA. Në fakt, tregtia e padrejtë është ndoshta arsyeja më madhore pse unë vendosa të kandidoj për president.

Pas nënshkrimit të NAFTA-së, kombi ynë humbi çerekun e vendeve të punës në sektorin  prodhimit. Shumë politikanë erdhën dhe shkuan, duke u zotuar të ndryshojnë ose zëvendësojnë NAFTA, por në fund nuk bënë absolutisht asgjë. Por ndryshe nga të tjerët, unë i mbaj premtimet e mia. Gjashtë ditë më parë, unë e anulova NAFTA-a dhe firmosa marrëveshjen SHBA -Meksikë-Kanada (USMCA).

Ajo do të krijojë afro 100.000 punë të reja më SHBA me paga të larta, dhe do të rritë ndjeshëm eksportet e fermerëve tanë. Unë u premtova gjithashtu qytetarëve tanë se do të vendosja tarifa kundër vjedhjes masive të vendeve të punës nga Kina. Strategjia jonë funksionoi.

Ditë më parë, ne nënshkruam marrëveshjen e re të parë me Kinën që do të mbrojë punëtorët tanë, do të mbrojë pronësinë tonë intelektuale, do të sjellë miliarda dollarë shtesë në thesarin tonë, dhe do të hapë tregje të reja. Për të mbrojtur lirinë e SHBA-së, ne kemi investuar një shumë rekord prej 2.2 trilionë dollarësh për ushtrinë amerikane.

Ne kemi blerë avionë, raketa, anijet dhe çdo lloj tjetër pajisje ushtarake që janë më të mirat në qarkullim. Ndërkohë po bindim aleatët tanë në NATO të paguajnë detyrimin e tyre ndaj aleancës. Unë ia kam dalë të rrit kontributin e tyre me më shumë se 400 miliardë dollarë, dhe numri i aleatëve që përmbushin detyrimet e tyre minimale është 2-fishuar.

Hapi tjetër në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, është sigurimi që çdo i ri amerikan të marrë një arsimim cilësor dhe të ketë mundësinë të arrijë ëndrrën Amerikane. Unë i bëj thirrje Kongresit t?i jape bursa 1 milion fëmijëve amerikanë që vijnë nga familjet e varfra.

Administrata ime është e vendosur t?u ofrojë qytetarëve tanë mundësitë që u duhen, pavarësisht nga mosha apo prejardhja e tyre. Përmes zotimit tonë ndaj punëtorëve amerikanë, mbi 400 kompani do të ofrojnë vende të reja pune dhe mundësi arsimore për thuajse 15 milion amerikanë. Një jetesë më e mirë për familjet amerikane, kërkon gjithashtu një sistemin shëndetësor më të përballueshëm, inovativ dhe me cilësinë më të mirë në botë.

Pacienti amerikan nuk duhet të tmerrohet në asnjë rast nga faturat mjekësore. Kjo është arsyeja pse kam formosur një Urdhër Ekzekutiv që kërkon transparencën e çmimeve. Shumë ekspertë besojnë se transparenca, që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë edhe më e rëndësishme sesa reforma e kujdesit shëndetësor.

Ai do t?u kursejë familjeve shuma të mëdha parash, dhe do t?u garantojë një kujdes të konsiderueshëm më të mirë. Por ka nga ata që duan të eleminojnë plotësisht sigurimin privat të shëndetit. Por për një gjë dua t?ju siguroj: Ne nuk do ta lejojmë socializmin të shkatërrojë kujdesin shëndetësor amerikan!

Një e nesërme më e mirë për të gjithë amerikanët, kërkon garantimin e sigurisë së Amerikës. Vitin e kaluar, oficerët tanë të guximshëm të emigracionit arrestuan më shumë se 120.000 kriminelë të huaj të akuzuar për afro 10.000 vjedhje, 5.000 sulme seksuale, 45.000 sulme të dhunshme dhe 2.000 vrasje.

Administrata ime ka ndërmarrë një përpjekje të paparë për të siguruar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Ne kemi hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Meksikës, Hondurasit, El Salvadorit dhe Guatemalës, për rikthimin e migrantëve të paligjshëm. Si rezultat i përpjekjeve tona të pashembullta, kalimet ilegale të kufirit kanë rënë me 75 përqind që nga maji i vitit të shkuar.

Administrata ime po mbron ndërkaq fuqimisht sigurinë tonë kombëtare, dhe po e lufton terrorizmin radikal islamik. Tre vjet më parë, barbarët e ISIS kontrollonin një territor prej 52 mijë km2 në Irak dhe Siri. Sot, kalifati territorial i Shtetit Islamik është shkatërruar tërësisht, dhe themeluesi dhe udhëheqësi i tij Al Bagdadi ka vdekur!

Kasëm Sulejmani ishte kasapi më i pamëshirshëm i regjimit iran, një përbindësh që vrau ose plagosi mijëra anëtarë të personalit amerikan në Irak. Kjo është arsyeja pse muajin e kaluar, me urdhrin tim ushtria amerikane e ekzekutoi përmes një goditjeje tepët të saktë.

Mesazhi ynë për terroristët është i qartë: Ju nuk keni për t?i shpëtuar kurrë drejtësisë amerikane. Nëse sulmoni qytetarët tanë, ju do të vriteni! Ndërsa po mbrojmë jetën e amerikanëve, po punojmë ndërkaq për t?i dhënë fund luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ne jemi amerikanë. Ne krijuam botën e re, ndërtuam botën moderne dhe e ndryshuam përgjithmonë historinë, duke përqafuar të vërtetën e përjetshme se të gjithë janë krijuar të barabartë nga dora e Zotit të Plotfuqishëm. Amerika është vendi ku çdo gjë mund të ndodhë! Amerika është vendi ku dikush mund të ngrihet.

Dhe në këtë tokë, në këtë kontinent, realizohen ëndrrat më të pabesueshme! Ky komb është kanavaca dhe kryevepra jonë. Ne shikojmë nga e nesërmja, kufij të pakufizuar që presin të eksplorohen. Zbulimet tona më të mëdha nuk njihen ende. Historitë tona më emocionuese nde nuk janë treguar. Udhëtimet tona më të mëdha nuk janë kryer akoma. Koha Amerikane, aventura amerikane, sapo ka nisur!

Shënim: Pjesë nga fjalimi vjetor i presidentit Donald Trump para Kongresit Amerikan./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga