Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Hannah Roberts ?Politico.eu?
* Romë – Në vitin 2012, Injacio Di Vinçencos, fermer në qytetin siçilian Tortoriçi, iu bë një propozim i pistë:një anëtar i rangut të lartë të klanit mafioz të zonës, kishte nevojë për një favor. Xhino Bontempo, donte të merrte me qira tokën e Di Vinçencos, për të përftuar subvencionet e BE-së në emër të vajzës së tij.
Ata i thane, se ishte një ofertë që Di Vinçenco nuk mund ta refuzonte. Gjatë deponimit në polici në vitin 2017, ai tha se e pranoi kërkesën, megjithëse nuk pa kurrë ndonjë qira të dhënë nga propozuesit. Ai që sillet si një dele hahet nga ujku, tha ai me keqardhje.
Gjatë dekadës së kaluar, mafia ka përfituar miliona euro nga fondet që jep çdo vit BE mbi bujqësinë, sipas një investigimi të gjerë në Siçili, që përfshiu 600 oficerë policie, dhe që arriti kulmin me 94 arrestime më 15 janar të këtij viti.
Bontempo ishte në mesin e të arrestuarve, i akuzuar për mashtrim, zhvatje dhe lidhje me mafian. Një dokument nga senati italian, e klasifikoi atë si një bos mafioz, por avokati i tij tha se ai pretendon se nuk ka lidhje me këto akuza. Përveç fermerëve, klanet mafioze marrin me qira mijëra hektarë tokë në pronësi publike.
Organizatat kriminale, e kanë diversifikuar gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre, nga bizneset tradicionale familjare të gjobëvënies, tek marrja e subvencioneve të BE-së. Hetimi zbulon ?një evolucion të dukshëm? në veprimtarinë kriminale, shkruajnë hetuesit në një urdhër ndalimi prej 2.174 faqesh, të shqyrtuar nga ?Politico.eu?.
?Ndërsa vazhdojnë aktivitetet kriminale klasike si droga dhe gjobëvënia… biznesi i tyre kryesor është tashmë ai i përvetësimit të fondeve të BE-së, që është më shpërblyes, dhe më pak i rrezikshëm. Ata nuk kanë më nevojë të vjedhin ndonjë bankë?- thotë Paskuale Anxhelosanto, ekspert i anti-terrorizmit dhe krimit të organizuar.
?Ata kanë gjetur shtigje të reja për një pasurim më të madh dhe pa rreziqe?- thotë ai për ?Politico.eu?. Edhe thjesht mbiemri mjafton që të provokojë frikë tek një fermer, nuk ka nevojë që mafia të qëllojë dikë me armë, shpjegon koloneli Gerardo Mastrodomeniko, kreu i Guardia di Finanza në Mesina.
Subvencionet e BE-së, bazohen më shumë në zotërimin e tokës dhe jo tek prodhimi, prandaj bandat kriminale e vrasin rrallë mendjen për të mbjellë tokat që marrin me qira. Rezultati është një ?vjedhje e madhe?, shkruajnë hetuesit në urdhrin e ndalimit.
Fermerët e ndershëm po humbasin fondet jetike, dhe BE-ja po subvencionon pa dashje aktivitetin tjetër kriminal të klaneve mafioze. Bashkimi Evropian, paguan rreth 60 miliardë euro subvencione ndaj fermave bujqësore çdo vit, ose rreth 37 përqind të gjithë buxhetit të tij.
Këto para synojnë të mbështesin bujqësinë dhe blegtorinë, dhe të ndihmojnë mbajtjen gjallë të komuniteteve rurale. Por në mbarë kontinentin, kontrollet e dobëta kanë bërë që ky sistem, që administrohet kryesisht nga qeveritë kombëtare ose rajonale, të jetë i rrezikuar nga abuzimet. Keq-administrimi i fondeve të bujqësisë, ka nxitur shpesh kritika nga shtetet që kontribuojnë më shumë në BE.
Por ndërsa Komisioni Evropian, ka dëshmuar pak aftësi për të luftuar korrupsionin, dhe marrë masa më të mira mbrojtëse, policitë kombëtare kanë nisur të tërheqin vëmendjen mbi këtë çështje. Hetimi 4-vjeçar në Siçili, i pari në llojin e tij në Evropë, ka të ngjarë të sigurojë një plan-veprimi edhe për vendet e tjera.
Bastisjet e janarit, shënjestruan 2 klane mafioze pranë Tortoriçi në malet Nebrodi, një zonë me 86.000 hektarë tokë bujqësore. Familjet Bontempo dhe Batanezi, dyshohet se kanë përfituar përmes mashtrimeve rreth 10 milionë euro nga Fondi Evropian i Garancive Bujqësore, dhe Fondi Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural.
Siçilia ka marrë rreth 5 miliardë euro fonde të BE-së, gjatë ciklit të kaluar 7-vjeçar të buxhetit të BE-së. Klanet mafioze marrin tokë me qira për më pak se 36 euro në hektar në vit, ndërsa kërkojnë 800-1.300 euro subvencione për hektar. Një mijë hektarë, mund të japë një përfitim prej 7-8 milionë euro gjatë një cikli buxhetor 7-vjeçar të BE-së, ose fitime në normën 2.000-3.000 për qind.
Arrestimet shkatërruan të gjithë hierarkinë e klanit mafioz, thonë hetuesit, duke shtuar se aty përfshiheshin politikanë dhe zyrtarë lokalë, që bashkëpunuan dhe morën përfitimet e tyre.
Të akuzuarit ishin shpesh fare të pacipë në mashtrimet e tyre. Aplikimet për subvencione, bëheshin për toka që nuk ishin në pronësinë tyre, apo që nuk ishin marrë realisht me qira nga aplikantët, përfshirë një mashtrim me tokat e Kishës Katolike, dhe një toke tjetër në të cilën ishte ndërtuar një linjë hekurudhore.
Njëra prej të akuzuarave, Katia Kraskì, mori subvencione për tokën në të cilën ajo pretendoi se po rriste buaj. Toka në fakt po përdoret nga marina e SHBA-së për komunikimet satelitore. Një grua tjetër pretendoi se kishte marrë me qira tokë nga 500 njerëz në të njëjtën ditë, duke përfshirë 77 njerëz që rezultojnë të vdekur.
Dy familjet nga Tortoriçi, karakterizohen nga lidhje të forta me tokën. Ata kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre, me 45 vrasje dhe zhdukje të lidhura me mafien vetëm midis viteve 1986-1993. Por shumat e majme të BE-së, duket se i ka paqtuar 2 klanet, që arritën një pakt për ndarjen e tokave dhe përfitimeve.
Abuzimet me këto fonde, nuk ndodhin vetëm në Itali. Gazetari Jan Kuçiak u vra në vitin 2018, teksa po hetonte akuzat për përfshirje e mafias në mashtrimet me subvencionet e BE-së në Sllovaki. Hetuesit thjonë se ka përgjime, ku mafiozët planifikojnë ta eksportojnë këtë model mashtrimi edhe në Rumani./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Çfarë ndodh me mendjen e një njeriu që bën një jetë të vetmu...
Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, ...
Nga Gordon N. Bardos “National Interest”Edhe pse nuk është v...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Lufta e Dytë Botërore...
Nga Yascha Mounk & Roberto Foa “The Atlantic”Qytetarët e ven...
* Gati 10.000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri, q...
Antarktida është territori më i largët i botës. Megjithatë k...
Nga Isabel Silva & Jack Parrock “Euronews”* Hungaria, Poloni...
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtë...
Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e...
Shumëkush nga ne e di se sa tragjike ishte historia e Titani...
Nga Jane Orient, “Newsmax”* Një duzine të vdekurish nga një ...
Nga Tom Edgington, “BBC”Britania e Madhe largohet zyrtarisht...
Kur më shumë se 100 këngëtarë të njohur nga diaspora kurde, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...