web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë lloj fuqie e madhe mund të bëhet Evropa?

2 Shkurt 2020, 07:38, Blog CNA

Nga Joschka Fischer ?Project Syndicate?

Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e dekolonizimit që e pasoi, i dhanë fund dominimit shekullor global të fuqive të mëdha evropiane.Pas vitit 1945, asnjë nga fuqitë globale – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik – nuk ishte evropiane, dhe një mori shtetesh të pavarura dolën në skenën botërore.

Pas fitoreve si në Paqësor ashtu edhe në Evropë, vetëm SHBA-ja ishte mjaftueshëm e forte, sa t?i siguronte Perëndimit dominim në një rend politik dhe ekonomik. Amerika siguroi mbrojtje ushtarake dhe mbështetje për bashkëpunimin politik dhe tregtinë e lirë, ndërsa pjesa tjetër e botës perëndimore u përpoq të shtypë forcat e nacionalizmit dhe proteksionizmit.

Amerika krijoi ndërkohë institucione ndërkombëtare të bazuara në rregulla. Në Evropë, kjo kornizë shumëpalëshe, evoluoi përfundimisht në një sistem të ri evropian shtetesh:Bashkimin Evropian. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ditën e Krishtëlindjes së vitit 1991, SHBA-ja u bë superfuqia e vetme në botë. Momenti unipolar, përfundoi me pushtimin e pakuptimtë të Irakut në vitin 2003.

Por rendi global nuk mund të ekzistojë në një boshllëk, pasi fuqitë e tjera do të ndërhyjnë gjithnjë për të mbushur boshllëkun. Kështu, fuqia e re në zhvillim, Kina, ka nxituar të zërë vendin e saj në skenën botërore, ashtu si edhe një Rusi e rigjeneruar ushtarakisht, fuqia tjetër kryesore bërthamore në botë pas SHBA-së.

Rendi aktual, nuk përcaktohet më nga një ose dy superfuqi. Por as nuk bazohet tek multilateralizmi  apo ndonjë kornizë tjetër, për të balancuar interesat konkurruese, dhe frenuar apo zgjidhur konfliktet. Zgjedhja president e Donald Trumpit, shënoi fillimin e heqjes dorë nga SHBA-ja të drejtimit të rendit global, që ajo vetë ndihmoi të ndërtohet.

Nën Trumpin, SHBA ka tentuar të shkatërrojë institucionet e pasluftës, si Organizata Botërore e Tregtisë, ndërsa ka vënë haptazi në dyshim aleancat ndërkombëtare të testuara me kohë sikurse është NATO.Epoka multilaterale e ?Pax Americana? e Luftës së Ftohtë, i ka hapur rrugë kthimit të një bote në të cilën vendet pretendojnë interesat e tyre kombëtare, në kurriz të fuqive të tjera më të dobëta.

Ndonjëherë kjo përfshin presione ekonomike ose diplomatike. Dhe ndonjëherë përdorimin e forcës, si në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainën Lindore. Evropa nuk mund t?i shmangej apo të injoronte efektet e këtij ndryshimi.Ndërsa BE-ja është e fuqishme në aspektin ekonomik, teknologjik dhe tregtar, ajo nuk është në vetvete një fuqi e madhe.

Asaj i mungon vullneti politik homogjen, dhe aftësitë ushtarake, që e mbështesin një fuqi të mirëfilltë gjeopolitike.Dhe ajo i ka marrë si të mirëqena shumë nga traditat e veta.Si një entitet mbikombëtar i 27 vendeve anëtare, ajo është trashëgimia e rendit shumëpalësh që tani është në rënie.

Ndryshimi historik nga multilateralizmi i bazuar në rregulla loje, në një sistem të paqëndrueshëm të rivaliteteve mes fuqive të mëdhe, është me i dukshëm sot me përzierjen e sfidave globale në rritje, dhe veçanërisht me ndryshimin e klimës.

Parandalimi i ngrohjes katastrofike globale, kërkon një veprim kolektiv nga një bashkësia ndërkombëtare, që të përfshijë shumicën e vendeve, dhe jo vetëm ringjalljen e një rendi global bazuar në rivalitetin midis shteteve. Fatmirësisht, BE-ja ka tashmë një pozicion lider në lidhje me zbutjen e ndryshimit të klimës, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe rregullator.

Detyra e Evropës, është tashmë ta ruajë dhe zgjerojë atë pozicion, jo vetëm për hir të planetit, por edhe për hir të interesave të saj ekonomike. Mbi të gjitha, tërheqja e Amerikës po e detyron Evropën të bëhet vetë një fuqi e madhe. Përndryshe, do të bëhet një instrument i ndërvarur nga fuqitë e tjera.

Në terma gjeopolitikë, Trumpizmi, ngritja e Kinës dhe revizionizmi rus – që po merr formën e agresionit ushtarak, për shkak të dobësimit të bazës së rritjes ekonomike të Rusisë – i ka lënë evropianët pa asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të synojnë të arrijë statusin e fuqisë së madhe.

Vala aktuale e inovacionit teknologjik, e ka forcuar më tej këtë nevojë. Dixhitalizimi, inteligjenca artificiale, të dhënat e mëdha, do të përcaktojnë se si do të duket bota e së nesërmes, përfshirë edhe atë që do ta udhëheqë.

Në thelbin e tij, revolucioni dixhital ka të bëjë me politikën, dhe jo teknologjinë. Liria e individëve dhe e shoqërive të tëra, është e rrezikuar. Në të ardhmen dixhitale, liritë politike që mbështesin qytetërimin perëndimor, do të varen gjithnjë e më shumë nga çështjet e pronësisë së të dhënave.

A do t?u përkasin të dhënave evropiane kompanive në Silicon Valley apo Kinë, apo do t?i nënshtrohen kontrollit sovran të vetë evropianëve? Evropianët kanë debatuar prej kohësh mbi çështjet kushtetuese, sikurse është niveli i dëshiruar i integrimit në BE. Por koha e këtyre diskutimeve ka mbaruar, të paktën tani për tani.

Sfida tani është që ta shndërrojmë Evropën në një fuqi të madhe, para se të nënshtrohet nga forcat më të mëdha teknologjike dhe gjeopolitike. Evropa nuk ka luksin të mbetet pas teknologjikisht, apo edhe për sa i përket fuqisë gjeopolitike.

Ajo ka përgjegjësinë për të udhëhequr pjesën tjetër të botës në çështjen e ndryshimit të klimës,  gjë që do të kërkojë risi teknologjike, por edhe rregullatore. Në një botë që po bie shpejt pre e rivaliteteve me shumën zero, shndërrimi në një fuqi të madhe në politikën mbi klimën, duhet të jetë përparësia kryesore e Evropës.

Shënim:Joschka Fischer, ka qenë Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zv/kancelar në vitet 1998-2005./Përshtati në shqip CNA.al

 





Lajmet e fundit nga