Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Nga Peter Harris,?National Interest?
* Britania do të largohet zyrtarisht në fund të këtij muaji nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht nëse Big Beni do të ?kumbojë? për kremtimin e këtij rasti, do të ketë një ndjenjë të përbashkët lehtësimi, që debatit të gjatë dhe të egër mbi Brexit po i vjen fundi.
Edhe ata që e kanë kundërshtuar me vendosmëri daljen e vendit nga BE, do të jenë me siguri të lumtur që më në fund, debati kombëtar mund të marrë një kthesë të re më shpresëdhënëse. Por ?Dita e Brexit?, do të sigurojë vetëm një ndenjë momentale triumfi.
Realiteti është se largimi nga BE, është një proces dhe jo një ngjarje. Më 1 shkurt, britanikët do të vazhdojnë të lexojnë gazetat, të mbushura më titujt mbi Brexit. Dhe ndërsa kryeministri Boris Xhonson do të pretendojë padyshim, se e mbajti premtimin për ?të përfunduar Brexit?, qeveria e tij duhet megjithatë ta kalojë pjesën tjetër të këtij viti në bisedime, për një vendosjen e marrëdhënie të përhershme midis Londrës dhe BE-së.
Do të jetë e pamundur që Xhonson ta kryejë këtë detyrë të jashtëzakonshme, pa shkaktuar kritika të ashpra nga i gjithë spektri politik në vend. Dhe e gjitha kjo, para se ndikimi ekonomik i largimit nga BE të fillojë të ndihet plotësisht.
Nganjëherë anashkalohet fakti, se marrëveshja e daljes që do të ratifikohet nga Parlamenti Britanik në ditët në vijim ? rezultati i 3 viteve e gjysmë bisedime sfilitëse ? fokusohet me këmbëngulje vetëm tek largimi i Britanisë nga BE-ja.
Ndërsa marrëveshja zgjidh disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Brexit, disa nga çështjet më të diskutueshme dhe me pasoja negative, janë lënë në harresë. Një periudhë tranzitore 11-mujore (gjatë së cilës Britania mbetet subjekt i shumicës së rregullave ekonomike dhe ligjore të BE-së), supozohet se do t?u japë të dyja palëve një shans, që të përpunojnë detajet e marrëdhënies së tyre të ardhshme.
Xhonson është shprehur se nuk do të bjerë dakord për një zgjatje të kësaj periudhe tranzitore, dhe se një marrëveshje përfundimtare midis Britanisë dhe BE, duhet të arrihet deri në fund të këtij viti. Nëse nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje gjatë këtij afati të shkurtër, atëherë Britania duhet të mos ketë asnjë marrëdhënie traktatuale me Evropën, i ashtuquajturi Brexit i ?ashpër?, që shumë njerëz në Britani punuan vitet e fundit për ta shmangur.
Dikur supozohej se pengesa më e madhe për një marrëveshje të përhershme anglo-evropiane, do të ishte nëse Londra do të kërkonte një trajtim special në fushën ekonomike. Për shembull, ka pasur disa sugjerime se Britania mund të kërkojë të mbetet brenda unionit doganor të BE-së, si një anëtare me të drejta të plota.
Apo që Londra mund të pretendojë të ketë disa nga përfitimet e tregut të përbashkët evropian ? pra lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit ? pa pranuar përgjegjësinë për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Por një qasje e tillë, do të ishte e papranueshme për udheheqësit e BE-së, të cilët nuk kanë asnjë arsye të kënaqin ekskluzivizmin britanik.
Megjithatë, qeveria e Xhonsonit ka sinjalizuar kohët e fundit se nuk do të ushtrojë kurrëfarë presioni, për të pasur një trajtim të veçantë ekonomik. Said Xhavid , ministri britanik i Financave, tha se ekipi negocitor i Londrës nuk do të kërkojë as anëtarësim në unionin doganor, dhe as në tregun e përbashkët evropian.
Në terma praktikë, kjo do të thotë që Britania do të heqë dorë nga qasja e gjërë në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare të BE-së, në këmbim të aftësisë për të ndjekur politikën e vet të pavarur tregtare; dhe se ekonomia britanike do të ?devijojë? nga ekonomitë e tjera të kontinentit, pasi mallrat dhe shërbimet në secilën anë të Kanalit Anglez, do t?i nënshtrohen grupeve tërësisht të veçanta të standardeve rregullatore.
Ndjekja e një politike të jashtme të divergjencës ekonomike, do t?i bëjë më të thjeshta negociatat me BE-në. Por një qasje e tillë, do të vijë me koston e tregtisë plot fërkime me Evropën. Dhe kjo është në fakt një kosto e madhe, po të kemi parasysh faktin që kompanitë britanike e zhvillojnë rreth gjysmën e biznesit të tyre në tregun evropian.
Siç pranon Xhavid, periudha që pason Brexit, nuk do të jetë e bukur. Kompanitë do të detyrohen të ndryshojnë mënyrën se si bëjnë dhe me kë bëjnë biznes. Sipas të gjitha gjasave, çmimet do të rriten, do të humbasin shumë vende pune, dhe standardet e jetesës do të bien.
Të vendosur për një ndarje të plotë me Evropën, Xhonson dhe aleatët e tij politikë, duket se janë të gatshëm t?i imponojnë këto vështirësi ekonomike Britanisë, si një lloj e keqeje e domosdoshme. Natyrisht, mbetet të shihet nëse publiku britanik, do të përtypë me aq qetësi dhe lumturi kostot e Brexit-it sa edhe liderët e tij.
Ndërkohë ka edhe fusha të tjera bashkëpunimi që duhen adresuar. Edhe pse asnjëra, nuk do të ketë aq shumë ndikim në politikën e brendshme. Si anëtare e BE-së, Britania ka bashkëpunuar ngushtë me 27 vendet e tjera për çështje të tilla si siguria, policia dhe shërbimi inteligjent peshkimi, bujqësia dhe mbrojtja e konsumatorit; shëndeti publik, mjedisi dhe energjia etj.
Në disa raste, politika britanike ruan gjurmën e pashlyeshme të një vendimmarrjeje bashkëpunuese 47-vjeçare me Evropën. Gjetja e pikave të reja të bashkëpunimi, që kënaqin ?oreksin? e brendshëm për pavarësi kombëtare, por që nga ana tjetër mbrojnë përfitimet e panumërta nga sovraniteti i rifituar, do të jetë më së paku një përpjekje shumë komplekse.
Sigurisht, Xhonson gëzon një ndikim të madh për shkak të shumicës së tij të qëndrushme në Dhomën e Komuneve. Në letër, ai është kryeministri më i fuqishëm britanik që nga koha e Toni Blerit. Por ndarjet në kampin konservator mund të rishfaqen ende, sidomos nëse perspektiva e një Brexit pa marrëveshje ngre sërish kokë, kur periudhës së tranzicionit t?i vijë fundi.
Në çdo rast, ekzistojnë lojtarë dhe institucione të tjera politike jashtë Londrës, që do të kërkojnë të kenë fjalën e tyre mbi rezultatin e Brexit. Për shembull, qeveria skoceze po kërkon një referendum të ri për shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa si Unionistët ashtu edhe Nacionalistët në Irlandën e Vreiut, janë të shqetësuar ndaj asaj që mund të paraqesë Londra. Menaxhimi i të gjitha këtyre rrethanave njëkohësisht do të jetë një detyrë e vështirë, që do të vështirësohet më tej në rast se vendi rrëshqet në një krizë ekonomike ose politike.
E qartë është se çështja evropiane, nuk mund të ?zgjidhet? lehtësisht. Sigurisht, 11 muaj nuk mund të jenë mjaftueshëm për të arritur një sërë darkodësish të përhershme, që të gjejnë një mbështetje të gjerë në të gjithë politikën britanike.
Tek e fundit, Britania ishte një fuqi lidere brenda projektit evropian për gati gjysmë shekulli, dhe nuk bëri asgjë për të shuar ndjenjën e mprehtë nacionaliste që në qershorin e vitit 2016, vendosi të nisë procedurat e largimit nga unioni. Prandaj po, Britania do largohet zyrtarisht nga BE mesnatën e 31 janarit.
Por, pavarësisht sa i ëmbël do të jetë ky moment për euroskeptikët e vijës së ashpër, ai do të jetë vetëm fillimi i një procesi që nuk do të ketë fund në horizont. Nëse kjo është historia e pavarësisë së Britanisë nga Evropa, atëherë ajo do të jetë një histori e pafundme.
Shënim: Peter Harris, është asistent/profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Kolorados në SHBA /Bota.al
Presidenti amerikan paraqiti në Uashington planin e paqes pë...
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, “The Hill”* Kandidatët pre...
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Christian Oliver “Politico.eu”Revolucioni Rumun në Krish...
Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”Kur përmenden s...
Me origjinë nga Siçilia në Itali, mafia amerikane u ngjit në...
Nga Dimitri Alexander Simes “National Interest”Kur SHBA-ja d...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të ...
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...