Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Ana Palacio, ?Project Syndicate?
* Këtë javë, liderët botërorë do të mblidhen në Jeruzalem, për të përkujtuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic. Teksa antisemitizmi është në rritje në të gjithë botën demokratike, rikujtimi i leksoneve të kësaj historie të dhimbshme, nuk mund të ishte më i rëndësishëm sesa sot.
Periudha aktuale është e vështirë për demokracinë liberale. Institucionet janë nën presion. Rregullat dhe normat e saj po sfidohen hapur. Shoqëritë po bëhen gjithnjë e më të polarizuara dhe të ndara. Dhe ?izmat? toksike të së shkuarës – etno-nacionalizmi, populizmi, antisemitizmi ? janë duke u gjallëruar.
Në Hungari dhe gjetkë, demonizimi i të mbijetuarve nga Holokausti, po vazhdon prej vitesh.
Në Britani, një dokument konfinencial, ka zbuluar incidente të rënda anti-semite brenda Partisë Laburiste. Gjatë protestave të Jelekëverdhëve në Francë, një intelektual i shquar hebre u përball me thirrjet:?Sionist i ndyrë!?.
Krimet e dhunshme antisemitike – nga një sulm zjarrvënës në një supermarket kosher në Paris, tek të shtënat brenda një sinagoge në Pitburg në SHBA, dhe në Gjermaninë Lindore – janë gjithashtu në rritje. Në Francë, raportet policore tregojnë se incidentet anti-semite u rritën me 74 për qind gjatë viteve 2017-2018.
Është thënë shpesh se antisemitizmi, është një sinjal alarmi për një shoqëri. Sulmet ndaj komunitetit hebraik, sjellin sulme ndaj grupimeve të tjera. Dëshmia e pastorit gjerman Martin Niemëler pas Luftës së Dytë Botërore, është emblematike:?Të parët e kishin radhën socialistët, dhe unë nuk fola, pasi nuk isha socialist. Më pas u erdhi radha sindikalistëve, dhe unë nuk fola, pasi nuk isha i tillë. Më vonë, nazistët u morën me hebrenjtë dhe sërish nuk fola, pasi nuk isha hebre. Në fund më erdhi radha edhe mua, por nuk kishte mbetur askush që të më mbronte?.
Por rreziqet e rritjes së antisemitizmit, janë edhe më të mëdha sesa kaq. Refuzimi i anti-semitizmit, është në rrënjë të liberalizmit modern perëndimor, dhe formon bazën e shoqërive tona.
Kjo gjë nuk është askund më e vërtetë se sa në Bashkimin Evropian, që u themelua qartazi me synimin për të parandaluar përsëritjen e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore. Mjerisht motoja ?kurrë më? e Evropës, ka qenë gjithnjë më shumë një aspirate, sesa një realitet.
Masakra e Srebrenicës në vitin 1995, dhe lufta e spastrimet etnike që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë, e dëshmojnë këtë më së miri. Por reflektimi që pasoi konfliktet në Ballkanit, sugjeron se evropianët e njohën të paktën tradhtinë që i bënë vlerave të tyre themelore.
Një reflektim i tillë, është shumë më i vështirë të ndodhë sot. Synimet e antisemitizmit, shpesh shpërfillen ose racionalizohen në mënyrë cinike. Shfaqjet e zemërimit apo solidaritetit, devijojnë në diskutime emocionale rreth politikave aktuale të Izraelit apo edhe SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, demokracia liberale vazhdon që të dobësohet. Dhe këtu duhen nxjerrë në pah 2 arsye kryesore për këtë reagim të dobët. E para është zbehja e kujtesës. Historia e antisemitizmit në Evropë, është po aq e vjetër sa vetë Evropa. Por 70 vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë qasje, për shkak të shenjës së pashlyeshme që la Holokausti mbi njerëzimin.
Por sot gati të gjithë të mbijetuarit kanë vdekur. Dhe brezat e rinj e shohin këtë ngjarje të tmerrshme si një tjetër tragjedi të historisë, dhe për pasojë nuk e vlerësojnë plotësisht shkallën ose emergjencën e kërcënimit që paraqet antisemitizmi. Arsyeja e dytë, është erozioni më i gjerë i parimeve dhe institucioneve demokratike.
Në këtë kuptim, antisemitizmi është një ?kanarinë në një minierë qymyri?, duke na treguar se sa toksik dhe përçarës është bërë ligjërimi ynë shoqëror dhe politik. Instrumentalizimi i rregullave, normave dhe parimeve më themelore për të çuar përpara objektivat personale ose partizane, kërcënon të zhbëjë shoqëritë tona.
Në rast se ne nuk mund të pajtohemi dot, që antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona, atëherë për çfarë tjetër mund të biem dakord? Ringjallja e antisemitizmit – dhe reagimi i dobët ndaj tij – është një pararojë e degradimit të demokracisë. Përkujtimi i çlirimit të Aushvicit, përbën një pasqyrë për shoqëritë tona. Ne mund të mos ia hedhim asaj sytë, dhe të arrijmë në pikën kur të mos ketë asnjë njeri që të flasë për të. Ose mund ta njohim kërcënimin me të cilin përballemi, dhe ta përballojmë atë.
Shënim: Ana Palacio, ish-ministre e Jashtme e Spanjës, dhe ish-zv/presidente e Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Botërore./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, ësh...
Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periu...
Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”*...
Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”* Sulmi terrorist i...
Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne ...
Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës ...
Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por m...
Udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, vdiq më 21 janar 1924, ...
Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakulli...
Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”* Me iPhone-t gjithnjë...
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
* Dimri ka mbërritur, dhe bashkë më të edhe rreziqet që vijn...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fu...
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...