Çfarë rreziqesh e presin ekonominë botërore në 2020-ën?
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fund Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor 1918, udhëheqësit e saj besuan se po pranonin një ?paqe pa fitore?, siç u cilësua edhe nga presidenti amerikan Udrou Uillson në Katërmbëdhjetë Pikat. Por, kur udhëheqësit e vendeve fitimtare mbërritën në Francë, për Konferencën e Paqes në fillim të vitit 1919, realiteti i pasluftës nisi të ndryshojë shumë nga vizioni idealist i Uillsonit.
Bisedimet zyrtare të konferncës nisën në Paris më 18 Janar 1919, pikërisht në përvjetorin e kurorëzimit të Perandorit gjerman Vilhelmit I në fund të Luftës Franko-Prusiane të vitit 1871. Ato u dominuan nga liderët e ?Katër të Mëdhenjve? (Udrou Uillson i SHBA-së, Dejvid Lloid Xhorxh i Britanisë së Madhe, Zhorzh Klemanso i Francës dhe Vitorio Orlando i Italisë).
Asnjë prej vendeve të mundura nuk kishte ndonjë peshë në ato bisedime, as fuqitë më të vogla aleate. Megjithëse, Traktati i Versajës i nënshkruar me Gjermaninë në qershorin e 1919-ës, ishte rezultati më i famshëm i Konferencës së Paqes në Paris, aleatët nënshkruan traktate të veçanta me Austrinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Turqinë.
Ata në fund nuk kënaqën asnjërin prej vendeve. Traktati i Versajës e detyroi Gjermaninë të heqë dorë nga territori i Belgjikës, Çekosllovakisë dhe Polonisë, t?i kthente Francës Alsasën dhe Lorrenën, dhe t?u dorëzonte vendeve të mëdha fituese të gjitha kolonitë e saj në Kinë, Paqësor dhe Afrikë.
Për më tepër, ajo u detyrua të zvogëlonte drastikisht ushtrinë, dhe të pranonte de-militarizimin dhe pushtimin aleat të rajonit përreth lumit Rin. Më e rëndësishmja, neni 231 i Traktatit, bëri fajtore për nxitjen e luftës vetëm Gjermaninë, duke e detyruar atë të paguante disa miliarda marka dëmshpërblime vendeve fitimtare.
Sipas vizionit të Uillsonit mbi botën e pasluftës, të gjitha vendet (dhe jo vetëm ato humbëse), do të zvogëlonin ushtritë e tyre, do të ruanin lirinë e lundrimit në dete, dhe do t?i bashkoheshin një organizate paqeruajtëse ndërkombëtare të quajtur Lidhja e Kombeve.
Por, udhëheqësit e tjerë aleatë e kundërshtuan pjesën më të madhe të planit të tij, duke e konsideruar si naiv dhe tepër idealist. Në veçanti francezët, donin që Gjermania të paguante një kosto të madhe për luftën, përfshirë humbjen e territorit, ç?armatimin dhe pagimin e dëmshpërblimeve. Ndërsa britanikët, e panë planin e Uillonit si një kërcënim për epërsinë e tyre në Evropë.
Por, shumë njerëz ishin dakord me ekonomistin britanik Xhon Kejnes, se Gjermania nuk mund të paguante kaq shumë dëmshpërblime, pa rrezikuar të gjithë ekonominë evropiane. Madje në kujtimet e tij, presidenti amerikan Herbert Huver, fajësoi dëmshpërblimet si shkakun kryesor të Depresionit të Madh ekonomik të vitit 1929.
Por ndonëse shumica e gjermanëve ishin të zemëruar me Traktatin e Versajës, duke e quajtur atë një paqe të diktuar, duke i denoncuar nëshkruesit e palës gjermane si ?kriminelët e nëntorit?, Traktati rezultoi të ishte shumë më i butë nga sa kishin menduar autorët e saj. Gjermania pagoi shumë pak nga dëmshpërblimi që i ishte përcaktuar.
Dhe pavarësisht humbjes së territorit gjerman, harta e re territoriale i dha Gjermanisë disa avantazhe. Traktati vendosi shtete të vogla në kufijtë e Gjermanisë, në Evropën Lindore dhe Qendrore, teksa e eliminoi Rusinë si një armike direkte, të paktën në vitet 1920. Në një kohë që e largoi Rusinë si një aleate të Francës.
Senati i SHBA-së, refuzoi të ratifikojë Traktatin e Versajës për shkak të kundërshtimit të krijimit të Lidhjes së Kombeve. Kjo e dobësoi shumë këtë të fundit. Ndërkohë, problemet ekonomike të Gjermanisë, të rënduara nga barra e dëmshpërblimeve dhe inflacioni i përgjithshëm në Evropë, e destabilizuan Republikën e Vajmarit.
Për shkak të pakënaqësisë së madhe ndaj Traktatit të Versajës, Partia Naziste, ia doli të ngjitej në pushtet në fllim të viteve 1930, duke premtuar se do të anulonte nenet e saj të ashpra, dhe se do ta bënte sërish Gjermaninë një fuqi të madhe evropiane.
Traktati i Versajës e bëri kësisoj të mundur shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945, kur udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u takuan në Potsdam, ata fajësuan pikërisht dështimet e Traktatit të Versajës, për shkaktimin e një tjetër konflikti të madh, dhe u zotuan të korrigjojnë gabimet e paraardhësve të tyre./History.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Nga Robin Simcox “Foreign Policy”Në gushtin e vitit 2014, nj...
Nga David Richmond “Project Syndicate”Qeveria e Nigerisë, ka...
Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatu...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Filmi “1917”, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një ...
Nga James Jay Carafano, ”Fox News”* Është diçka shumë poziti...
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik...
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin ...
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...