Projekti neo-otoman i Erdoganit, mund të nisë dështimin e tij që nga Libia
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga James Jay Carafano, ?Fox News?
* Është diçka shumë pozitive që bastexhinjtë bëjnë parashikime, por nuk ka asnjë siguri absolute për atë që na rezervon e ardhmja. Dhe kjo është e vërtetë edhe për sa i përket çështjeve të sigurisë kombëtare. Dhe këtu rreziqet janë vërtet të larta.
Merrni Iranin. Nuk ka punë më të rrezikshme sesa të parashikosh se kur do të shembet nën peshën e vet një regjim autoritar. Natan Sharanski, jep një shpjegim të shkëlqyer të kësaj dukurie në librin e tij ?Kauza e demokracinë? të vitit 2004. Ai vëren se këto regjime janë në natyrën e tyre të errëta. Liderët e tyre u fshehin të vërtetat e botës së jashtme qytetarëve të tyre madje edhe njëri-tjetrit.
Njëkohësisht, ata kontrollojnë çdo element të qeverisjes, shoqërisë civile, ekonomisë, ushtrisë dhe medias. Kjo e bën vërtet të vështirë të shohësh të çarat, që përfundimisht çojnë në falimentim dhe kolaps. Për më tepër, nuk ka asnjë mekanizëm lehtësus që të lejojë mendimin ndryshme dhe ndryshimin.
Kur gjenden nën sulm nga brenda dhe jashtë, këto regjime mund të reagojnë me ashpërsi derisa të shpërthejë ?tenxherja me presion?, një dështim katastrofik që kap shumë njerëz në befasi.
Sesa pranë rënies është regjimi i Teheranit, kjo është hamendja e shumëkujt sot.
Teherani përballet sot me makthin më të keq të autoritarizmit: presion i madh nga jashtë dhe nga brenda. Regjimet diktratoriale shkëlqejnë në trajtimin e njërës apo tjetrës palë. Kur ngacmohen nga jashtë, ata i tubojnë njerëzit rreth tyre, madje e përdorin kërcënimin e jashtëm si një pretekst për të shtypur edhe më shumë çdo lloj kundërshtimi në vend.
Kur kërcënohen nga brenda, rregjimet shtypin pamëshirë zërat opozitarë. Por kur këto regjime goditen njëkohësisht në të dyja drejtimet, ato vuajnë. Sot, Teherani po merr shumë goditje, dhe jo vetëm nga administrata Trump. Ministriat e Jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës, e kanë kritikuar deklaratën e regjimit për mosrespektimin e marrëveshjes bërthamore, duke i denoncuar si të papranueshme veprimet e regjimit.
Irani po shkon drejt nënshtrimit ndaj më shumë sanksioneve ndëshkuese. Ndërkohë, brenda Iranit, iranianët janë më shumë se sa të shqetësuar. Elementi ndoshta më mbresëlënës, se si kanë ndryshuar kohët që nga revolucioni i vitit 1979, është video mahnitëse e studentëve iranianë që protestuan në rrugë, duke refuzuar qëllimisht të shkelnin mbi flamujt amerikanë dhe izraelitë të hedhur në trotuar.
E kush do të mendonte se do të shihnim diçka të tillë? Por protestuesit nuk janë sfida e vetme, me të cilat përballet regjimi. Ekonomia e Iranit po rrënohet. Forcat e saj ushtarake, që kanë shkaktuar të vdekur dhe destabilitet nga Siria në Jemen dhe Irak, ndodhen tashmë vetë nën sulm në mbarë Lindjen e Mesme.
Dhe Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, nuk është një djalë i ri. Askush nuk pret që Ajatollahu do të vazhdojë të sundojë dhe për shumë kohë. Shumë burime, flasin për një betejë për pasardhësin e tij, që pritet të nisë së shpejti. Por kjo s?do të thotë se liria në Iran është shumë pranë.
Vendi qeveriset nga një bandë mullahësh radikalë. Ata e kanë ruajtur revolucionin për gati gjysmë shekulli, dhe nuk po tregojnë shenja të tolerimit apo humbjes së kontrollit. Ata janë aq të vendosur në shtypjen e çdo lloj kundërshtimi të brendshëm, po aq sa janë të vendosur në rezistencën e tyre kundër Trump.
Gjasat janë që qeveria nuk do të bjerë, dhe që Irani nuk do të shndërrohet brenda natës në një vend ?normal? si Norvegjia, siç prendon Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo. Skenari më i mundshëm, është që regjimi të jetë më pak i rrezikshëm, duke kufizuar aventurizmin e tij në vendet e tjera, në mënyrë që të mund të përqendrohen në stabilizimin e sigurisë së tij të brendshme.
Kjo është ajo që ka bërë regjimi në të kaluarën, kur revolucioni nisi të kishte kontestimet e para serioze. Nuk ka ende asnjë shenjë se çfarë hapash apo gabimesh mund të ndërmarrë Irani. Dhe SHBA-ja nuk duhet që të përpiqet ta marrë me mend. Pasojat e një hamendësimi të gabuar, mund të jenë realisht të këqija.
Kursi më i mirë tanimë, është që Trump t?i përmbahet strategjisë së tij aktuale, për arsyen e thjeshtë se ajo mbron më së miri interesat e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të ushtrojnë presion për ndryshimin e regjimit. Së pari, nuk është e qartë nëse ky është një qëllim i arritshëm. Dhe së dyti, nuk është e qartë se çfarë do të vinte më pas. Ka të ngjarë të kishte një seri sfidash të reja.
Nëse populli iranian vendos vetë për ndryshimin e regjimit (e kush mund t’i fajësojë ata?), kjo është punë e tij. Populli i Iranit ka plotësisht të drejtë të kërkojë të jetë i lirë. Nëse iranianët rrëzojnë nga pushteti mullahët, ne dhe pjesa tjetër e botës do të duhet të përballemi me pasojat. Nëse regjimi mbetet më këmbë, mullahët do të detyrohen të mësojnë të jetojnë në një shtet që shihet nga të tjerët si një ?dele e zezë?. Ose duhet të bëjnë zgjedhjen e guximshme, duke dëgjuar këshillat e Majk Pompeos, duke iu bashkuar familjes së kombeve të përgjegjshme të botës./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik...
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin ...
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...